E enjte, 01.05.2025, 08:32 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Konflikt brenda Universitetit

E marte, 11.02.2014, 08:11 PM


Shkencorja dhe politika në konflikt brenda univerzitetit

Nga Ismet Uka

Univeriziteti si çerdhe e dijes shkencore sot u nëpërkëmb, dhe me të kaluarën e lavdishme të këtij institucioni. Sot rrymat e ndryshme politike brenda tij po pretendojnë që ky institucion të funksionoj dhe veproj vetëm sipas tekeve dhe dëshirave të tyre .Tani ky institucion ka filluar të futet edhe në agjendën e pazareve politke koalicioneve e marrëveshjeve që sipas krejt asaj çka po ndodhë këtij universiteti po i imponohen kudra jo profesionale, të dëgjueshme që din të kërcejnë mirë para defit të defatorit të ndonjë partie politike që është në koalicion me partitë në pushtet.

Sot ndodhitë brenda këtij institucioni besoj se secilin qytetar të Kosovës të ndershëm dhe të dashur për vendin e vet dhe të ardhmen e tij duhet ta shqetësojnë . Sepse rrymat lakmitare për të udhëheq me Universitetin e pa tituj që garantojnë e i plotësojnë normat akademike që këtij institucioni ta bëjnë të njohur dhe të pranueshëm edhe ndërkombëtarisht ,janë fut brenda tij dhe një far forme shkencën po pretendojnë ta mësojnë dhe shpjegojnë sipas tyre dhe këtij Unverziteti janë duke ja vra ardhmërinë.

Universiteti i Prishtinës gjithsesi duhet të bëj reformat dhe ky institucion duhet brenda tij, të fut kuadro jo sipas standardeve e normave politike po sipas standardeve dhe normave shkencore,e pedagogjike që përdoren në gjithë Universitetet botërore.

Pra studentët këta çka po ndodh brenda universitetit të tyre e kanë vërejt mirë dhe me njerëz që kanë manipuluar me botime të ndryshme nëpër revista të ndryshme vetëm sa për sy e faqe për me mujtë me ardhë deri te brendia e këtij institucioni studentët e kanë vërejt se me ta nuk ka ardhmëri,prandaj edhe po kërkojnë edhe largimin e tyre.

Kjo është e drejt e studentëve e pa tjetërsueshme prandaj implikimi i organeve policore brenda kësaj problematike që duhet të zgjidhet vet brenda Universitetit,dhe përdorimi i dhunës nga ana e dy palëve nuk na bën të ndihemi fare rehat si qytetar,si  prind sepse konflikti i ka rrënjët fell .Brenda Univerzitetit  janë në konflikt shkencorja me politiken.

Studentët janë duke kërkuar që brenda Universitetit të zë vend vetëm shkencorja e politika të jetë sa më larg tij, kurse, urdhërdhënësit po pretendojnë me polici ta mbrojnë politiken e gabueshme kuadrovike të cilën e kanë ber brenda këtij Universiteti.

Mbi të gjitha zëri i studentëve duhet të dëgjohet,dhe kërkesa e tyre gjithsesi duhet të realizohet,kurse dhuna e përdorur nga dy palët e cila u pa për krye mjeteve të informimit,është e pa pranueshme .Prandaj edhe rektori Ibrahim Gashi,nuk duhet ta ndjej veten rahat i ulur në fotelen e rektorit kur i sheh të përgjakura rrugët e Prishtinës me gjakun e bijve dhe bijave tona pa marr parasysh se a janë studentë apo polic .Gashi si qe fajtor si nuk qe dorëheqjen duhet ta afroj sepse këta po e kërkojnë studentët e Univerzitetit ku ata Gashin nuk e duan në krye të këtij institucioni .Kurse politikanet duhet të kenë kujdes që ket institucion mos ta futin brenda pazareve të tyre politike nëse vërtet e donë një institucion që në të ardhmen do të prodhoj kuadro me tituj akademik,të mirëfilltë që do ta trasojnë rrugën e Kosovës drejt zhvillimit e përparimit të mirëfilltë .Dhunën duhet të ndalet gjithsesi duke e larguar politiken nga Universiteti e duke ja liruar vendin shkencores.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx