Mendime
Saimir Lolja: Tirana e lashtë dhe përvjetorët
E diele, 09.02.2014, 09:02 PM
TIRANA
Nga Saimir Lolja
Për
dijeni, grupimi i gërmave "Tiran" ndeshet në këto raste: Tiran (ose
Tigranes ose Diran) ishte mbret i Armenisë, vasal i Romës, në vitet 339-350
e.s. Tiran (ose Tehran ose Tihran ose Tihrun ose Tirun) është emër qyteti të
vogël në provincën Isfahan dhe fshati në provincat Kerman, Lorestan, Mazandaran
dhe Razavi Khorasan të Iranit.
Tirano
(ose
Tirana (ose Tirona) e Shqipërisë është aty ku ka qenë në të njëjtin vend e me të njëjtin emër dhe ku nuk i dallohet fillimi. Në Kongresin e Lushnjes, më 8 Shkurt 1920, Tirana u caktua të jetë kryeqyteti i shtetit foshnjor shqiptar, kryeqyteti i një Shqipërie të mbetur pasi më shumë se gjysma e tokave të saja ishin pushtuar nga vendet fqinje. Qeveria shqiptare me kryeministër Sulejman Delvinën u vendos në kryeqytetin Tiranë më 11 Shkurt 1920.
Tirana si
qytet e rrethinë ka patur hypjet e zbritjet në historinë e rëndësisë të saj.
Vetëm gërmime të cekta e të të rastësishme kanë nxjerrë në dritë lulëzime të
rëndësishme të jetës në Tiranë e rrethinë, në Fushën e Tiranës e kodrat
përqark. Tek Shpella e Pëllumbit dhe në një gurore në Mal të Dajtit janë gjetur
vegla pune që datojnë 10'000-30'000 vjet më parë. Një ndërtesë e periudhës
romake e shekujve II-
Sami Frashëri, në Enciklopedinë osmane (jo shqiptare) të Shkencës së Përgjithshme Kamûs-ül Â'lâm në gjashtë vëllime dhe e viteve 1889–1898, merr për fillim të Tiranës vitin 1614 kur Sulejman Bargjini pagoi ndërtimin e një xhamie, një banjë popullore (hammam) dhe një furrë buke. Sulejman Bargjini ishte me origjinë nga rrethinat e Tiranës dhe njëkohësisht jeniçer me gradë të epërme, Pashë, në shërbim të perandorisë osmane. Varri i Sulejman Pashë Bargjinit është afër qendrës së qytetit të tanishëm të Tiranës dhe ruhet, ashtu si tre objektet e ndërtuara prej tij, si një trashëgimi përkujtimore e historisë së Tiranës.
Sulejman Bargjini nuk vërtetohet të ketë thënë apo lënë të shkrojtur se "...po ndërtoj xhaminë dhe hamamin për të filluar qytetin e Tiranës". Gjithashtu, nuk egziston ndonjë dokument osman i cili përmban vendimin urdhërues ta quajë Tiranën edhe Tiranë edhe qytet. Sulejman Bargjini nuk ndërtoi ndonjë kështjellë mbrojtëse, nuk i vuri emrin Tiranës, nuk ia ndryshoi asaj emmërtimin nga fshat në qytet, nuk hapi ndonjë shkollë shqipe apo universitet, nuk regjistroi pronat e banorët dhe as krijoi ndonjë zyrë bashkiake që të përmblidhtë të paktën 10'000 banorë, nuk pagoi ndërtimin e linjave të furnizimit me ujë dhe kanaleve të ujrave të zeza, etj. Sulejman Bargjini vetëm pagoi të ndërtohej një xhami (ku edukohet dhe përhapen ide dhe ndjenja jo shqiptare), një hammam (ku njerëzit lajnë pjesët e trupit) dhe një furrë buke. Sulejman Bargjini ishte një ushtarak që i shërbeu vetëm perandorisë osmane dhe nuk bëri ndonjë gjë për Shqipëri; shumë e mundshme është që ai të ketë udhëhequr edhe ekspedita ndëshkimore kundër kryengritësve shqiptarë. A ka dëshmi të shkrojtur ose të skalitur mbi gur nëse Sulejman Bargjini i ka pas thënë vetes shqiptar apo është paraqitur si i tillë?
Sulejman
Pashë Bargjini është një shembull nga mijra e mijra e mijra shqiptarë-arbërorë
të tjerë që i shërbyen vetëm perandorisë osmane, si shtet e si fe, në pozitat e
kryeministrave, ministrave, gjeneralëve, ushtarakëve, qeveritarëve e zyrtarëve
të tjerë të rëndësishëm. Të tillë si edhe Ali Pashë Tepelena apo Mehmet Aliu,
dinastia e të cilit sundoi Egjyptin në vitet 1805-1952 duke qenë vasal ose
i perandorisë osmane ose asaj britanike,
i shërbyen vetëm vetvetes, oborreve perandorake dhe përhapjes së ideve jo
shqiptare. Të gjithë ato janë pjesë e historisë shqiptare por vetëm për t'u
treguar dhe aspak për t'u lavdëruar ose mburrur, sepse vetëm për Shqipërinë,
fisnikërinë shqiptare dhe gjuhën shqipe nuk u përpoqën. Ato i shërbyen vetëm
pushtimit osman të Arbërisë-Shqipërisë dhe vazhdimit të atij pushtimi mizor në
rrafshin ushtarak, administrativ, mendor dhe mënyrë jetese. Ato i shërbyen
errësimit të plotë që ra mbi trojet e popullatën arbërore të Europës
Juglindore.
A hapën ato ndonjë shkollë shqipe? A botuan ose përhapën libra dhe letërsi në shqip? A krijuan vepra arti shqiptar? A shkruajtën mendime shqip mbi natyrën, jetën shoqërore, sportin, lëtërsinë, artin, shkencat, politikën, inxhinierinë, drejtimet e përparimit? A nxitën ose paguan zhvillimin e qyteteve shqiptare me të paktën një shenjë që të quhej jetë qytetare ku respektohej prona, pasuria dhe jeta e njeriut? A paguan që rinia të arsimohej në shkenca e inxhineri të cilat do industrializonin vendin dhe do lidhnin akoma më shumë rajonet shqiptare-arbërore? A paguan apo nxitën ndërtimin e rrugëve, urave, kanaleve dhe tuneleve? A paguan apo nxitën zhvillimin e mendimit shqiptar, përhapjen e ideve shqiptare dhe mosfutjen e ideve jo shqiptare? A i shërbyen ato ndriçimit dhe zgjimit kombëtar e shoqëror? A përmblodhën ato, të paktën në libra, diturinë popullore në art, mjeksi, ndërtim? A paguan ato hartimin e hartave në shqip për trojet dhe popullatën arbërore-shqiptare? A paguan të shkruhej, të përkthehej në shqip dhe të shtypej mbi letër gjuha shqipe? A shkrojtën vetë ndonjë gjësend në shqip? A grumbulluan libra nga vendet e tjera dhe i sollën në Arbëri-Shqipëri? A urdhëruan ose paguan ndërtimin e biblotekave, muzeumeve, parqeve dhe lulishteve? A urdhëruan ose paguan kryerjen e gërmimeve për qëllim studimi të lashtësisë (arkeologjisë, e thënë jo shqip)? A urdhëruan ose paguan vendosjen e skulpturave të mendimtarëve të kohës e të lashtësisë? A urdhëruan zbatimin e arkitekturave arbërore-ilire-europiane nëse paguan të ngriheshin ura dhe ndërtesa në vendbanimet shqiptare? A ndërtuan hekurudha dhe a i lidhën tokat shqiptare mes vedi dhe me Europën? A vunë tek ndonjë anije ose port flamurin e Gjergj Kastriotit?
Vetëm mozaiku i Figurës 1 dhe gdhendjet e Figurës 3 tregojnë për prodhime profesionale dhe shije me kulturë të hershme dhe aspak primitive apo të rastësishme. Objekte të tilla pohojnë se kishte prodhues e blerës të shkolluar, kishte jetë qyteti. Cekje të trashëgimisë së lashtë të qytetit të Tiranës e rrethinë janë edhe muret kështjellorë tek godina e sotme e Akademisë së Shkencave, në rrëzë të malit të Dajtit, ato të Dorëzit, Persqopit, etj.
Në
Ilirinë e lashtë, në brigjet e Shqipërisë së sotme, kishte shkolla e
universitete të asaj cilësie ku janë shkolluar romakë të shquar në histori. Ato
shkolla përbëjnë krenari, pikë krahasimi e ringjalljeje. Kureshtja kërkon të
sqarohet se nga kush e kur u themeluan ato shkolla në Iliri, deri kur vazhduan
e nga cilët barbarë u shkatërruan, ku ishin saktësisht ato shkolla, çfar ideshë
e lëndësh mësimore edukonin ato shkolla. Ndërsa më 1614 Sulejman Pashë Bargjini
pagoi ndërtimin e një xhamie osmane (jo për qëllime dhe ide shqiptare), më 1632
peshkopi i Arbërisë imzot Gjon Kolesi hapi në kishën e Shna Prendes (Shëna
Premtes) në Skuraj të Kurbinit shkollën shqipe më të vjetër të njohur deri më
tani; shkollë e kishë që u dogjën disa herë prej pushtuesve osmanë.
Në Europë nuk mund të hyhet në një garë të pakuptimtë për zanafillën e qyteteve apo vendbanimeve, aq më shumë me disa qindra vjet më parë. Ndërsa në Amerikën e Veriut qytetet e fshatrat kanë disa qindra vjet të krijuar, në Europë qyteteve e fshatrave nuk i dihet zanafilla natyrore. Ajo që është e dëshmuar dhe e arësyeshme është festimi i përvjetorëve të Tiranës si kryeqytet, por jo si qytet apo vendbanim. Tirana ose Tirona ka qenë aty ku është, me të njëtin emër arbëror, ashtu si Tirano në të tashmen Itali e Veriut, ashtu si për shembull Gramshi afër Elbasanit dhe Gramshi në Sardenjë apo qyteza Albana afër Udinezes në Veri të Italisë. Sa për kureshtje për dy fjalë, malësorët në fshatin Ospitale di Cadore të provincës së Bellunos në Veri të Italisë, në anën e detit Adriatik, dhe banorët e Gjenovës Karriges (sedia, në italisht) i thonë Karrige dhe Gotës (bichiere, në italisht) i thonë Gotë. Kujt do t'i jepte kënaqësi festimi i "400 vjetorit të Tiranës" dhe pse? A duhet festuar errësimi apo ndriçimi?