E enjte, 25.04.2024, 03:55 PM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Universiteti vehabist i Prishtinës!

E hene, 17.02.2014, 08:01 PM


Universiteti vehabist i Prishtinës!

Nga Kimete Berisha

Te 'Antikrishti' i tij, Niçe e quan Jesusin 'idiot'!

Te 'Idioti' i tij, Dostojevski e quan Princ Levin idiot, për shkak të naivitetit dhe lojalitetit të karakterit të tij, jo për shkak të paditurisë së personazhit.

Në një rok-këngë shqipe, 'Minatori', idioti është një vajzë shqiptare tradhtare gjithësesi, në të cilën u dashuria këngëtari, që ishte në gjendje dorën në zjarr ta fuste për atë vajzë, derisa një ditë në Prishtinë e zbuloi me tjetrin në veturë. Vajza e kishte zakon ta quante këngëtarin 'idiot', dhe pasi që vajza e tradhton me tjetrin, këngëtari mërzitet me theks të veçantë për shkak se e dashura e tij 'tani tjetrit do t'i thotë idiot'.

Në jetën e përditshme te ne, idiotë i themi atij personi që është edhe i paditur, edhe i ligë.

Në 'nektarin' e Klan Kosovës profesori i Universitetit, 'idiot' i thonë Andon Zako Çajupit, për shkak të 'Sulltanit' të tij në poezi, për shkak të 'Mëmëdheut' të tij, dhe për shkak të Perandorisë osmane. '

TV emisioni vehabist 'Nektari' i Klan Kosovës, u shndërrua në 'klub fallxhorësh burra', dhe e 'shpall' 'idiot' rilindasin Andon Zako Çajupin, vetëm për shkak se patrioti ishte kundër Perandorisë osmane.

Në Amerikë, idiotët nuk lejohen të votojnë. Sepse, konsiderohen të paaftë mendërisht.

Në Britani, po ashtu.

Në Kosovë dhe në Shqipëri nuk dihet kush është idiot e kush s'është idiot.

Në shqiptari, të gjithë janë mendërisht të barabartë!

Shumë idiotë shqiptarë e kanë në dorë sistemin dhe Institucionet shtetërore, dhe varet nga idiotët se kënd e shpallin ata idiot!

Prandaj, askush nuk e mbron Çajupin nga 'diagnoza' e një profesori me karakter shizoid të tërbuar.

A është qëndrim individual apo qëndrim i Universitetit të Prishtinës epiteti 'idiot' për Çajupin.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora