E hene, 29.04.2024, 03:06 PM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Trimi i Lirisë Mursel Xhemajli

E enjte, 13.02.2014, 08:58 PM


Trimi i Lirisë Mursel Xhemajli (29.11.1979-4.5.1999)?

Nga Krist Gjinaj

Në kohen e robërisë,  atëhere kur digjej toka,  shkelej cdo e drejtë njerzore,  femijet vdisnin maleve të uritur dhe të mberdhirë,  degjohej një za i cili therriste për liri,  e lirija dukej se ishte shumë largë dhe ishte e mbuluar me erresiren e roberisë.

Njerezimi e sidomos shqiptaret ishin lodhur nën thundren  serbe dhe e vetmja rrugë ishte ajo Liri apo Vdekje.

Në flaken e luftes,  radhiteshin shumë të rinjë e të vjeter, djeme dhe vajza,  radhiteshin ata të cilent nuk mund të flinin të qetë naten,  nuk mund të merrnin frymë as diten,  sepse dita e kishte humburë kuptimnin sepse cdo ditë i ngjante të tjetres.

Ererat e luftes nuk vonuan dhe erdhen me kohen,  erdhen kur koha therriste liri.

Ne rradhet e ushtris Clirimtare të Kosoves rradhiteshin djemtë trima dhe te pa friguarë për vdekje,  djemtë të cilet nëna i kishte uruarë dhe bekuarë nga toka e dashurë e Kosoves.

'Një ndër këta,  ishte edhe luftetari i lirisë,  trimi i Boletinit,   Mursel Xhamjli,  i cili rradhitet në rradhet e ushtrisë për lirin e Kosoves.

Radhitja e tij nuk ishte e rastesishme por ishte një  trashegimi e gjakut,  një trashegimi brez pas brezi,  sepse  trimi ishte sternip i  Isa Boletinit,  ishte djali i kullave të mëdhaja te Boletinit,  ishte nga ajo derë ku cdo here luftohej për liri.

I lindurë dhe i edukuarë në një familje patriotike me ndjenja kombetare,  Murseli do të jepte cdo gjë që liria e Kosoves të jetë  qellimi kryesorë i jetes së tij.

Ketë trim e takuan shumë të tjerë,  sepse ky gjindej aty ku e kërkonte pushka dhe nevoja.

Në moshen e re,  Murseli i la të gjitha pas vetes dhe rroki pushken me bekimin e nënes dhe të babes,  sepse ata e dinin se djali i tyre,  tashme ishte i zgjedhurë nga vetë historia që të e ripërtrijë deren e tyre edhe me një hero më shumë.

I rradhitur në njesitin special të UCK-së Mehë Uka,  trimi i Boletinit Murseli do të korrte shumë fitore dhe do të i shkaktonte shumë dëmë armikut barbarë.

Në ditet e pranveres,  atehere kur edhe lulet ishin duke lulzuarë,  ne frontin e luftes,  me daten 4 Maj të viti 1999,  vritet Mueseli  nga plumbat e armikut,  por vdekja e tij ishte  me buzqeshje sepse buzqeshja e tij e fundit ishte  një shikim kah drita e lirisë të cilen e kishte pritur dhe deshiruarë të e shef nga vitet.

Në listen e shumë " trimave " renditen sot ata të cilet nuk kan asnjë meritë që të jenë  heroj,  trima ose deshmorë,  ndersa ata të cilet kan një kontributë,  një meritë,  ata harrohen nga hitoria por jo nga populli  edhe pse,  historia medoemos  duhet të ketë një rishikim,  sidomos kjo e kësaj kohe të re,  e në fletat e historisë,  duhet të renditet edhe Murseli,  ky djalë dhe trim i Boletinit,  sepse emri i tij,  është dhe do të mbetet një udherrefim për brezat që vijnë,  emri dhe vepra e tij,  do të jenë një frymezim se as jeta e as gjaku nuk janë më të vlefshme se vetë liria njerzore.

Në emrin e historisë,  realitetit dhe nderes e burrerisë shqiptare,  kerkoj që emri i trimit Mursel Xhemajli të renditet sa më shpejt    listen e heronjeve të Kosoves, edhepse ai gjindet në listen e deshmorve,  akoma shpallja e tij si deshmorë nuk është berë ashtu si duhet dhe për këtë vones të shumë viteve,  kerkoj që sa më parë ky trim të merrë emrin e merituarë  në listen e deshmoreve të lirisë,  sepse emrimi i tij si deshmorë do të i rikujtonte brezave  se sa e embelë është lirija dhe sa e vlefshme është toka ku je lindurë dhe rriturë.

Lavdi vepres dhe trimerisë së trimit Mursel Xhemajli.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora