E hene, 29.04.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Kush ja ka frikën LDK-së?

E enjte, 13.02.2014, 09:02 PM


Kush ja ka frikën LDK-së ?

Nga Florim Zeqa

Po bëhen dy muaj prej kur ka filluar një fushatë e paparë mediatike kundër LDK-së. Nuk është thënë kot ajo thënja; "virusi i keq sulmon pjesën më të shëndoshë të trupit".

Nga do të fillosh analizën e subjekteve politike në Kosovë, LDK-ja gjithnjë del subjekti më i shëndoshë, më i pastër, më i profilizuar dhe më i demokratizuar në vend.

Janë zgjedhjet demokratike në të gjitha nivelet, që prodhuan në vazhdimësi ndryshime dhe freskime duke filluar nga niveli lokal deri në atë qendror.

LDK, është i vetmi subjekt politik në vend, pas shkuarjës në amshim të liderit shpirtëror të saj Ibrahim Rugova që ka ndërruar dy herë liderin e saj, dhe atë në mënyrën më demokratike.

Zgjedhjet në kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së vendosën që liderin post-Rugovian, Fatmir Sejdiun ta zavendësoj ish këshilltari i tij dhe ish ministri i financave i Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil (të viteve të '90-ta) zoti Isa Mustafa.

Me të marrë timonin e partisë, Isa mënjëherë ju përvesh punës për konsolidimin e radhëve mbrenda partisë, përmes reformave të thella dhe përmbajtësore. Mbrenda një kohe të shkurtër LDK-në nga një parti në rënje e sipër, arriti ta shëndërroj në një vullkan vlerash rugoviane.

Unufikimi i elektoratit që ndodhi më shkrirjën e LDD-së në LDK, si duket i tërboj kundërshtarët e frymës rugoviane.

Zgjedhjet e fundit lokale të 3 nëntorit të vitit të kaluar dëshmuan forcën unifikuese të saj.

Humbja e Prishtinës i ka befasuar të gjithë, madje edhe kundërshtarët politik. Jo që ju gëzuan fitorës së papritur të Shpend Ahmetit nga VV e vogël,...por pse po provojnë në mënyrë abuzive të keqpërdorin humbjën aksidentale të Isa Mustafës për të sulmuar lidershipin e tij dhe LDK-në!

Humbjen e Isës në Prishtinë, të gjithë kundërshtarët politik e shofin si një "shtek" të hapur për ta dëmtuar LDK-në!

Në njërën anë lansojnë kërkesa për kthimin e paligjshëm të Sejdiut në krye të LDK-së, ndërsa në tjetrën dorëheqjën e Isës, thirrje këto sa të pakripë po aq të qesharake,...thuajse LDK-ja është stacion i hapur treni, ku mund të hyjë e të dali kush të dojë, ditën e natën pa pyetur njeri!

Skenaristët e këtij SHOW-it mediatik janë të njëjtit që kishin përgaditur skenarin e kuvendit të VI-të famkeq të ndarjes së LDK-së në dysh.

Përderisa zgjedhja e Sejdiut në kuvendin e VI-të, ndodhi në rrëthana dhe kushte të jashtzakonshme, zgjedhja e Isa Mustafës në kuvendin e fundit ndodhi në rrëthana më normale, në mënyrë demokratike, te qetë dhe pa asnjë përplasje mbrenda elektoratit.

LDK-ja është partia e vetme në vend që për të dytën herë ndërron lidershipin e saj. Kjo rrjedhë normale e ndryshimeve demokratike në këtë parti si duket po ju pëngon shumë subjekteve tjera politike, të centralizuara më lider të stilit diktatorial, të cilave shpëtimi mund t'u vie vetëm në rast të vdekjës natyrale të liderëve të tyre,...jo vetëm që nuk e ka askush forcën t'i largoj nga kreu i partive, madje u mungon guximin edhe të mendojnë ndryshe nga ta!

Prandaj janë krejt normale sulmet ndaj liderit të LDK-së të zgjedhur në mënyrë të rregullt, paqësore dhe demokratike.

Mirëpo nuk është aspak normale dhe e sinqertë ta përdorin ish liderin dhe kryetarin e nderit të LDK-së si "shpatë të demokleut" për ndarjen e sërishme të saj!

Për fat të keq, ish presidenti Sejdiu ju është përgjigjur pozitivisht zërave ndarës dhe përçarës si mbrenda ashtu edhe jashtë LDK-së. Mbase lobimi i tij kundër Isës në Prishtinë ishte vendimtar që Shpendi sot është i pari i kryeqytetit!

Edhe pse fillimisht kjo ndarje duket e lehtë (u ngjetë tifozërive të stadiumeve futbollistike) mund të jetë afatgjate për këtë parti,...kur dihet afiniteti më i madhë i shqiptarëve për ndarje se sa për bashkim!

Askush nuk mund të më bind se "YRYSHI" i Ftamir Sejdiut për të marrë postin e partisë është krejt spontan dhe dhe i pamenduar mirë.

Si lider më përvojë të gjatë politike dhe si jurist i përgaditur mirë, i kupton më mirë së askush tjetër rregullat e lojës dhe prapaskenat e të tjetrëve,..por droja është se ky më vetëdije ka rrëshqitur në zbatimin e projekteve të sherbimeve të caktuara (SHIK-PDK) për të shkaktuar një ndarje të sërishme të LDK-së?!

Jo pse LDK-ja ka raporte më të mira më partitë tjera rivale, por për arsyen e thjeshtë se LDK-ja është e vetmja forcë politike në vend që ja ka lëkundur seriozisht pushtetin PDK-së (tashmë të marrur në disa komuna), dhe se në zgjedhjet nacionale që do të mbahen sivjet, LDK-ja më Isa Mustafën në krye të saj pritet të jetë fituese apsolute e zgjedhjeve.

Unifikimi i elektoratit rugovian dhe shkrirja e të gjitha degëve të LDD-së në LDK është përgjigja më e mirë ndaj zërave përçarës,...është garanca më e fuqishme për një fitore apsolute të LDK-së në zgjedhjet nacionale.

Përderisa Fatmir Sejdiu më Nexhat Dacin ishin produkti dhe ndarja e LDK-së, Isa Mustafa është e kundërta e saj, është fryma unifikuese e partisë që rrethë vetës arriti t'i tuboj të gjitha konceptet e filozofisë rugoviane.

Anash kanë mbetur vetëm karrieristët, puqistët dhe ndarësit fatal.

Logjika e thjeshtë e të menduarit politik dhe sukseset e LDK-së e dëshmojnë realitetin e hidhur të atyre që kërkojnë ndarje dhe fraksione të reja në LDK.

Eshtë e palogjikshme vetëm të mendohen ndërrimi i një lideri ploitik, kur lakorja e sukseseve të partisë është në ngritje e sipër,...andaj kërkimi i dorëheqjës së Isa Mustafës në vlugun e suksesit, përveq se është e pandershme dhe e pamoralshme,...tregon mjerimin e skajshëm të ish lidershipit të saj, Fatmir Sejdiut, lakorja e suksesit në kohën kur ai drejtonte partinë kishte shënuar rënjën më të ulët në historikun e kësaj partie!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora