E shtune, 27.04.2024, 12:04 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Këshilli Ndërakademik i Gjuhësisë

E diele, 16.02.2014, 08:06 PM


KËSHILLI NDËRAKADEMIK I GJUHËSISË I VONUAR

NGA NEBI DRAGOTI

Nuk është mirë, kur zotohesh, se do ta bësh një punë dhe nuk e bën, kur kjo punë ka vlerë kombëtare. Ky problem po këthehet dalëngadalë në legjendë. Edhe pse janë ngritur vazhdimisht shqetësime rreth përmirësimit të gjuhës standarte nëpër mediat e ndryshme gjatë këtyre viteve të fundit, edhe pse Këshilli Ndërakademik është shprehur, se do të vendosi ndryshimet e nevojshme, prapëseprapë, asgjë nuk është bërë. Pra, ky institucion, jo vetëm është i vonuar, në këtë aspekt, por është treguar krejtësisht edhe i mefshtë. Për këtë problem kam botuar në kohë të ndryshme dy-tre shkrime për të dhënë ndihmesën time, pasi e kam parë të arsyeshme të sygjeroj, si kultivues i letrave shqipe që jam, se ku duhet të përqëndrohemi për të ndërhyrë tek standarti ekzistues, i cili do të jetë bazë referimi , edhe në të ardhmen,  sa herë që të jetë e nevojshme. Ky problem kërkon qëndrim të mirëfilltë koherent edhe nëpër kohërat që vinë. Një luftë e pakuptimtë idesh, gjer edhe ekstremitete të panevojshme për anime nga një dialekt në tjetrin , kanë qënë tepër absurde, qesharake dhe dëmsjellëse. Shikimi në këtë prizëm ka perënduar. Ne duhet të ecim dhe të shohim përpara. Në këtë aspekt kanë qënë të pavendëta edhe ndërhyrjet e politikës, që nuk merr vesh nga problemet gjuhësore dhe që i shkel me të dyja këmbët rregullat drejtshkrimore apo edhe në gjuhën e  folur, ku janë shumë larg përdorimit të standartit ekzistues. Në gjuhën e tyre , që përdorin edhe në parlament, kur flasin, shkelet normativa e gjuhës zyrtare dhe letrare. Sa herë që flasin ka në fjalimin e tyre zhargone, , dialekte e nëndialekte, ka ndërtime të gabuara fjalish. Në këtë tranzicion, gjuha shqipe ka marrë nuanca të shthurjes së padëshirueshme, sepse në të kanë invaduar edhe shumë fjalë të huaja duke u përdorur nga deputetë dhe zyrtarë të ndryshëm. Edhe nëpër shkolla konstatohen livadhisje të tilla nga kuadri mësimdhënës, të cilët nuk e kontrollojnë gjuhën për ta folur shqipen shqip. Kjo duhet të jetë detyra dhe kërkesa kryesore e parësore e Ministrisë së Arsimit, që nuk është ndierë fare në këtë drejtim, pa le të tregohet aktive për ta mbrojtur gjuhën. Ndërsa Këshilli Ndërakademik i gjuhësisë duhet të ndjeki hap pas hapi zbatimin e standartit drejtshkrimor vendosur më 1972 dhe,  për ndryshim dhe rregulla të reja duhet të japi vulën, kur kërkohet dhe paraqitet i nevojshëm ndryshimi. Këtu duhet të merret parasysh edhe evoluimi spontan i natyrshëm dhe i pandalshëm i vet gjuhës së folur. Më duket sikur lozet për drejtshkrimin me j apo me nj në fund të disa emrave në përcaktimin e numrit shumës, sepse, kjo ide edhe është përsëritur në media në kohë të ndryshme. Kjo do të thotë:jemi në vend numëro e në pikëpyetje, se si ta shkruajmë ftoj apo ftonj, huj apo hunj, mij apo minj etj. Kërkojnë këtë kategori emrash ta “familjarizojnë’’ me tipin e foljeve, që përdoreshin dikur, në të folur e në të shkruar si shkonja, vinja etj. Këtë natyrë drejtshkrimi e shqiptimi vetë proçesi gjuhësor në evoluim e sipër e ka larguar me kohë. Madje ky vështrim i cektë nuk përputhet aspak me gjykimin shkencor të çështjes në fjalë. Pastaj, për nga natyra gjuhësore, ndryshe foljet, ndryshe emrat. Nuk mund të identifikohen në përpilime rregullash teorike. . . Duhet përqëndruar vëmendja tek rasti tretë ku pretendohet të mos përdoret në fund as j e as nj si p. sh  tek emri  mi-miu (njëjësi i pashquar dhe i shquar);ndërsa shumësi i pashquar na dalka ca mi,  dhe i shquar. . nuk dihet si na dalka mi, apo mijtë, apo minjtë. (?!)…Pra, më se e qartë:ky rasti i tretë (për humor)nuk e di nga ka ardhur dhe si i tillë duhet të largohet si objekt diskutimi. Në këtë shkrim nuk desha të përsëris ato që kam shkruar më parë, por…këtu, desha t’i kujtoj Këshillit Ndërakademik se standarti i shqipes e ka gjetur shtratin e vet dhe fare pak rregulla të reja drejtshkrimore a drejtshqiptimore kërkohen të sqarohen e të vendosen, por jo me mahninë të shtojmë dhe ta rëndojmë me rregulla. Probleme të vogla ka dhe do të ketë, por edhe nuk duhet t’i fryjmë ato duke i ndërlikuar. Ka problem  ë-ja në mes të fjalës si fjalëpak apo fjalpak, shumëkush apo shumkush. E solla këtë shembull se sot drejtshkruhet siç shqiptihet si f. v:pulbardhë , gjithsecili pa ë në mes të fjalës etj. Ose pse disa ndajfolje shkruhen me ë e disa të tjera pa ë si :thjesht, jashtë. Pra , ç’duhet bërë?Ose pse shkruhet herë me k e herë me g fjala karrike?Ose është mirë të shkruhet njësh fjala njëratjetra pa vijën ndarëse. Ose bashkëtingulorje dh , tek nxënësit e shkollës ngatërrohet me ll e tjera probleme të kësaj natyre. Ose mos të përdoret j-ja vetëm në rasën emërore tek paqja, faqja, kur në rasat e tjera të lakimit kjo j bjerret p. sh: paqës,  paqën,  i faqes, faqen. Në këtë vëzhgim që bëj,  në të folur kjo j  nuk shqiptohet fare , ndërsa e përdorim në të shkruar. Sidoqoftë, vulën e vendosjes  së rregullave të gjuhës shqipe e jep Këshilli Ndërakademik. Pra, ky duhet të tregohet më aktiv dhe të bëj detyrën për të cilën i është ngarkuar. Shkrimet,  që botohen në shtyp,  të merren në analizë, sepse ndihmojnë. Kryerja e kësaj detyre kërkon  përgjegjësi, profesionalizëm, seriozitet, analizë e studim, këmbëngulje në maksimum, që të mos gabohet në atë rregull që vendoset për ta zbatuar,  pastaj,  në rang kombëtar. Kjo bëhet me pikëpamje vëzhgimi e vlerësimi, jo në një kënd të ngushtë, por në një kënd të shtrirë, gjithpërfshirës, vizionar për ta pasuruar gjuhën tonë me elemente , që kjo të jetë sa më e lehtë, sa më e thjeshtë, sa më e bukur, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të huajt që dëshirojnë ta asimilojnë atë. Për ta arritur këtë,  gjuha shqipe e ka shkëlqyeshëm këtë premis. Pra, sa parashtrova, këto nuk janë probleme të ndërlikuara dhe të vështira, por kërkojnë devotshmërinë duke zbatuar dhe aplikuar shkencën gjuhësore me të cilën arrihet në nivelin e kënaqshëm për përmirësimin dhe (në mënyrë figurative) lulëzimin e këtij standarti që kemi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora