E shtune, 27.04.2024, 11:16 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Biznes me konsullatat!

E shtune, 15.02.2014, 06:53 PM


Biznes me konsullatat!

Nga Florim Zeqa

Paralajmërmi i ministrit të punëve të jashtme zotit Enver Hoxhaj për hapje të disa konsullatave të reja, në dukje të parë është një lajm i mirë për mërgimtarët, por nëse analizojmë vendet dhe vetë afatin kohor të hapjes së tyre nënkuptohet qëllimi i biznesit qeveritar me këto konsullata.

Unë do të ndalem në njëren nga këto, në atë të (paralajmëruar) Milanos.

Pjesa veriore e Italisë është e pjesa më e populluar më mërgimtar nga Kosova, duke u nisur nga Vicenza, Padova, Venezia, Treviso, Udine e deri në Trieste janë më dhjetëra mijëra mërgimtar, ku vetëm në provincën e Treviso më rrethinë janë rrethë dhjetë mijë mërgimtar shqiptar nga Kosova.

Në një mënyrë vet prononcimi i ministrit Hoxhaj e dëshmoj qëllimin e hapjës së konsullatës; "konsullatat ndihmojnë në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e bizneseve", duke mos përmendur nevojat e shumta dhe plotësimin e kërkesave të mërgimtarëve.

Kërkesat e mërgimtarëve për hapjën e një konsullate në pjesën veriore të Italisë datojnë më heret dhe atë nga viti 2011 (shiko artikullin "Të hapet konsullata në pjesën veriore të Italisë" të datës 14.12.2011 të botuar në kombëtaren "Bota sot" ( BOTAPRESS ), dhe letrën e hapur drejtuar ambasadores së Republikës së Kosovës në Romë, zonjës Bukurije Gjonbalaj të datës 26.04.2013, poashtu të botuar edhe në "Bota sot" ( BOTAPRESS ), ...të mbetur pa përgjigje nga ajo ditë e deri me sot.

Si duket pa përgjigje do të mbetët edhe iniciativa e një grupi mërgimtarësh me "peticionin" e filluar nëntë muaj më parë për hapjen e një konsullate në pjesën veriore të Italisë (më theks të veqant në Treviso).

Pasi përgjigja e parë erdhi nga paralajmërmi i ministrit Hoxhaj për hapjen e konsullatës në Milano, e cila nuk është në përputhje me përmbushjen e kërkesave të mërgimtarëve. Ajo çka mund të quhet pozitive në këtë rast është shkurtimi i distancës nga 600 në 400 km për mërgimtarët e pjesës veriore të Italisë.

Hapja e ambasadave dhe përfaqësive konsullore në vendet evro-përendimore, është shëndrruar në një biznes mjaft profitabil qevreitar.

Zakonisht përzgjedhja e stafit diplomatik dhe konsullor bëhet sipas kriterit "kush qet në def më shumë", e jo sipas kriterit profesional apo aftësive diplomatike të individit, siq ishte rasti i hapjes së ambasades në Romë, kur kandidati për staf diplomatik nga Treviso, z. Sylejman Gashi edhe pse ekonomist i diplomuar dhe më përvojë të gjatë pune në Itali, nuk erdhi në shprehje ngase nuk e përmbushi kushtin kryesor të "Ofertës" për qeveritarët.

Nëse rastësisht ndodhë që ndonjë kandidat i përgaditur arrinë të depërtoj pa u filtëruar mirë në "sitat qeveritare" ja gjejnë ilaçin për ta ndërruar, siq ishte rasti me ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës në Romë, zotin Albert Prenkaj, edhe pse ishte person më i kompletuar, i aftë dhe shumë i përgaditur në aspektin diplomatik,...më një fjalë ishte personi i duhur në vendin e duhur, nuk e lanë të shkojë gjatë në ushtrimin e postit të amabasadorit?!

Përkundër rezultateve të mira dhe punës së shkëlqyer diplomatike, e "tërhjekën" prej postit të ambasadorit duke i premtuar të udhëheq me "Akademinë Diplomatike" në Prizren, një akademie fantazmë. ...për të emëruar në vend të tij një ish përkthyese të ndërkombëtarëve në Kosovë!!!

Tani është një rast i mirë për një klasë servilësh politik që t'i nënshtrohen "testit" diplomatik. Nuk është më rëndësi nëse më profesion janë; murator, saldator, frezator apo kamariera, e rëndësishme është të jenë të dëgjueshëm, të përfillshëm dhe fleksibil, dhe mbi të gjitha të përmbushin në plotni "ofertën" qeveritare, në të kundërtën i pret fati i Sulejman Gashit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora