E shtune, 27.04.2024, 09:04 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Organizatat fetare dhe abuzimi

E shtune, 15.02.2014, 06:37 PM


Organizatat fetare dhe abuzimi me pushtetin

Nga Aurel Dasareti, USA (ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake)

Disa u bënë katolik, jo nga dashuria për Papën, por për shkak se ata kishin nevojë për një ndjenjë të përkatësisë.

A është e vlefshme me sakrifikuar arsyen për një ndjenjë të përkatësisë, a ka kuptim? Të tjerët gjetën një kuptim në urrejtje të Atdheut në vend të dashurisë. Disa u fundosën në ekstazë. Ngadalë u mbytën projektet tona individuale, në një det të lirisë që ne nuk mundim ta kalojmë pa shpaluar velat e anijes.

Duhet luftuar ashpër orvatjen e Shërbimeve të huaja dhe qenve të tyre shqipfolës në keqpërdorimin e institucioneve fetare për t`i përçarë shqiptarët sipas feve, shkombëtarizimin dhe tjetërsimin e tyre në grek, serb, arab, turk - duke ngritur besimet fetare “në parim kombësie”.

Klerikë shqiptarë, mos abuzoni me pushtetin fetar, përfaqësoni me nder kishën/xhaminë, etninë e juaj ose qërohuni prej tokave arbërore, emigroni! Tradhtarët duhet ta dinë se s’ka të paprekshëm. Ai që keqpërdor detyrën, shet interesat e Atdheut është një llum i neveritshëm njerëzor, më i fëlliqtë se një qen i zgjebosur, si i tillë do të trajtohet.

Dallimi ndërmjet fetarëve dhe jobesimtarëve nuk është porta e kishës. Jashtë kishave/xhamive të organizuara gjendet shumë religjiozitet.

Nga studimet psikologjike kam kuptuar se njerëzit fetarë aktivë, në përgjithësi janë të njëjtë, si të tjerët i binden ligjit. Një nga pikat e forta që ne gjejmë në grupe të organizuara fetare me pushtet të centralizuar, është se normat morale janë të rrënjosura thellë. Por, duket se ato rrallë janë ndonjë pengesë efektive për të penguar keqpërdorimin. Megjithatë, kontrolli i fortë pengon shkeljet e normave. Në bashkësitë fetare ku standardet/normat janë shumë të qarta, transparente, dhe organet e kontrollit të gatshme, gjithashtu mund të kritikohen dhe ndëshkohen edhe shkeljet e udhëheqësve. Kështu, grupe me autoritet të fortë të jashtëm qëndrojnë disi më të fortë kur bëhet fjalë për kontrollimin e liderëve.

Feja është një fenomen kompleks. Feja merret me etikën, emocionet, ritualet, identitetin, institucionet, ideologjinë, ligjin, legjendat, dogmat dhe përkatësinë. Dua të ceki diçka. Religjioni mund të duket si dogma të ngecura, por është gjithashtu një dinamikë dhe  madhësi e ndryshueshme. Definicionet, traditat dhe kategoritë gërryen nga koha dhe ndryshojnë me kontekste të ndryshme. Atje ku një njeri i “shenjtë” pohon se është thelbi i fesë, një njeri tjetër i “shenjtë” (shpesh me të njëjtin autoritet dhe i njëjti burim) mund të akuzon të parin se pretendon shpërdorim të fesë. Pra, heretikët e djeshëm mund të bëhen reformatorët e së nesërmes.

Gjithashtu, nëse ju besoni apo jo, njeriu gjithmonë është një lojtar në këtë fushë. Posa njeriu komenton diçka në lidhje me religjionin, menjëherë vendoset në debat. Feja është një nga ato fenomene ku njeriu nuk mund të ketë një pozicion neutral.

Feja është gjithashtu lojë për pushtet. Simbolet fetare dhe identitetet  përdoren në masë të gjerë si një mjet në luftërat politike në mbarë botën. Në këtë kuptim, ajo që sipërfaqësisht duket si çështje feje, thjesht mund të jetë politikë. Prandaj, analiza e fesë dhe zhvillimit kërkon seriozitet dhe sy kritik të profesionistëve, ndërkaq amatorët domosdoshmërish të jenë shumë të kujdesshëm gjatë debateve - si në përballje me fenomenet në terren në kontekstet e zhvillimit, por edhe në përballimin me perspektivat tona gjithë-shqiptare. Një objekt që mund ta shkatërron një budalla nuk mund ta ndërtojnë njëmijë të mençëm. Përgjithësime të thjeshta në lidhje me rolin e fesë në zhvillim mund të jenë më shumë mashtruese se sa ndriçuese.

Në thelb prifti / hoxha janë të punësuar nga kongregacioni (komuniteti fetar) por në shumë raste ai konsiderohet si i caktuar nga Zoti dhe i paguar nga kisha/xhamia.

Kështu, mund të ndodhë një përqendrim edhe më i lartë i pushtetit fetar. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur praktikojnë të ashtuquajturën "udhëheqjen apostolike", ku udhëheqësve u është dhënë autoritet shtesë, gjoja se ata kanë një pasqyrim (depërtim) më të madh në vullnetin e Perëndisë. Në këto kushte, pushteti zhvendoset plotësisht nga duart e anëtarëve të thjeshtë.

Çfarë do thotë një organizim i tillë për mundësi të abuzojnë me pushtetin e tyre?

Përgjigja mund të formulohet thjesht: Sa më shumë pushtet pa kontroll të pavarur, më e madhe mundësia e abuzimit. Pushtet i centralizuar - më tepër abuzim (keqpërdorim).

Kur dikujt i është dhënë besim dhe pushtet në mënyrë të tillë ku lindin mundësitë dhe joshjet, ndërsa rreziku për marrje në përgjegjësi fundoset, atëherë rritet gjithashtu rreziku i shpërdorimit të detyrës. Kjo që përmenda nuk vlen vetëm për grupet fetare, por edhe në politikë etj.

Në situata të tilla, ka dy gjëra që mund të bashkëpunojnë për të kufizuar abuzimet: Presion të jashtëm në formën e vëmendjes, si për shembull nga ana e shtypit (të pavarur dhe profesionist), dhe kontrolli nga dikush jashtë atij grupi (shërbimet sekrete atdhetare). Autoritetet e zbatimit nuk funksionojnë gjithmonë, nëse shtypi nuk është duke bërë punën e saj.

Një hierarki e mirë-vendosur përtej çdo njësie individuale të një komuniteti fetar, megjithatë mund të ketë efekt parandalues. Kjo i lejon dikujt që të raporton dhe dikush domosdoshmërish të përballet me gjyqin.

Shkalla më e lartë e shpërdorimit të pushtetit bëhet brenda organizatave që kanë pushtet të centralizuar si brenda dhe jashtë asamblesë të komunitetit përkatës.

Ndryshe nga komunitetet më të vogla fetare, një komunitet i madh dhe i qëndrueshëm fetar është një stacion i synuar, qëllim i dëshiruar. Madhësia, fuqia dhe struktura hierarkike që e bënë të mundur për të mbajtur gjëra të fshehura për shumë kohë, e bënë institucionin fetar shumë të lehtë për ta prekur, deformuar, abuzuar.

Grupe të vogla më të izoluara gjenden në një situatë të ndryshme. Kur udhëheqësit nuk përgjigjen para agjencive, subjekteve të tjera, lehtë mund të ngrihen mbi rregullat dhe të justifikojnë veprimet e papranueshme.

Grupet më të vogla janë tretur shpesh, dhe privatizimi i pushtetit do të thotë se "njeriu" është më i dukshëm se sa roli.

Nëse grupi është i mbyllur e bënë edhe më të lehtë mundësinë për të vendosur normat, standardet e tyre.

Është e vështirë të keqpërdorësh një lëvizje të kishave të pavarura.

Globalizimi i shpejtë dhe i gjerë nga mesi i viteve 1800 ishte një parakusht i fundamentalizmit në të gjitha fetë e botës. Një karakteristikë e rëndësishme e lëvizjeve fundamentaliste aziatike është se lëvizjet anti-perëndimore dhe anti-moderne përputhen. Ndryshe në Perëndimi, ku modernizimi erdhi nga brenda, ishin imperialistët që sollën me vete botën moderne në Lindjen e Mesme dhe Azi.

Në disa vende mund të jetë e vështirë për të parë se ku përfundon fundamentalizmi dhe fillon nacionalizmi. Kjo veçanërisht vlen për vendet Hindu, Greqinë, Serbinë...dhe ato i kanë dhënë fundamentalizmit më shumë ndikim.

Ka pasur ndodhi të shumta në botë gjatë 10 apo 20 viteve të fundit për të nxjerrë në pah, aktualizuar studimet e fundamentalizmit. Në vitet 1950 - 1960 - dhe 1970 njerëzit besonin se bota ishte duke u bërë një vend më pak fetar. Nga vitet 1990, e kuptuan se ishin gabuar. Laicizimi i shoqërisë përballet me rezistencë të madhe, dhe feja është bërë edhe një herë një fenomen interesant për të studiuar.

Sulmet në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork 11 shtator 2001 fundamentalizmin fetar e vuri plotësisht në rendin e ditës, dhe ndoshta Al-Kaida është lëvizja më e famshme fundamentaliste. Por, fundamentalizmi i ka rrënjët në Krishterim dhe është shumë më tepër se Al-Kaida…

Çfarë është fundamentalizmi?

Unë fundamentalizmin e përcaktoj si rezistencë e grupeve fetare ndaj modernizimit dhe forcave laike.

Në të gjitha ato 5 fetë botërore ka lëvizje fundamentaliste. E përbashkët për të gjithë fundamentalistët është se ata ndihen të kërcënuar nga shoqëritë laike dhe që ata gjejnë mënyra aktive të rivendosjes së besimit (fesë) në shoqëri. Fundamentalisti synon të  ndryshon këtë. Fundamentalistët islamikë kanë mënyrat dhe metodat e tyre specifike për ri-futjen e ligjit të Sheriatit, ku feja formon bazën për legjislacionin.

Në shoqërinë moderne, feja është precipituar si një nënsistem, feja nuk është më diçka që formon bazën për ligjin dhe politikën. Kështu, feja e humb fuqinë dhe ndikimin e saj.

Kur psikologët marrin pjesë në debatin publik, është shpesh për të shpjeguar se pse është ashtu siç është, ose ishte ashtu siç ishte. Njohuritë psikologjike aplikohen për të kuptuar ngjarjet: dhunën dhe konfliktin; dhe nga koha në kohë të ngjarjeve të lumtura. Duke shpjeguar ngjarjet sociale psikologët mund të krijojnë një pasqyrë më të plotë, të tregojnë lidhjet e mundshme dhe ndoshta i bëjnë ato më të kuptueshme.



(Vota: 119 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora