Mendime
Elida Buçpapaj: Burat e Shqipërisë me flokë të lyera
E diele, 16.02.2014, 08:45 PM
BURAT E SHQIPËRISË ME FLOKË TË
SAPOLYERA IA KANË ELEMINUAR GERMËN E 25-TË ALFABETIT TË SHQIPES
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Nga televizionet shqiptare për çdo ditë na shfaqen figurat publike të vendit. E kam fjalën për burat e Shqipërisë. Që e kanë minimalizuar përgjegjshmërinë e tyre duke reduktuar fare gërmën e 25 të alfabetit të shqipes që brenda fjalës „burrë“ duke u shqiptuar si një onomatopei dëshmon rëndësinë e pranisë së mashkullit në një shoqëri, sidomos në shoqërinë maskuliste shqiptare, ku roli i femrës kishte funksionin e ornamentit dhe makinerisë për të lindur fëmijët.
Edhe në
folklorin shqiptar, në trashëgiminë shpirtërore, burri njihet si shtylla e
familjes, shtylla e vendit dhe e shtetit. Skënderbeu ishte një burrështeti,
sepse u ndesh me Perandorinë turke dhe triumfoi. Nuk iu tremb as luftës dhe as
sakrificave. Ky është burri i vërtetë brenda konotacionit të rolit që ka. Dhe
jo vetëm për shqiptarët, por për gjithnjë njerëzimin. Sakrificat i kanë bërë
burrat, arritjet dhe hopet gjigande po ashtu iu dedikohen burrave. Natyrisht
femrat nuk janë vetëm Kleopatra, Kasandra,Çirçe,
Pra autoria e këtyre rradhëve, ndërsa po e shkruan këtë opinion, nuk niset aspak nga pozita feministe, por nuk luhatem të pohoj se femra sot meriton vendin që i takon barabartë me burrin. E bëj këtë si grua, si bijë, si nënë, si qytetare, si profesioniste kur shoh se vendi im po shkon drejt tatëpjetës dhe nuk po del asnjë burrë që të bëj deal me një tjetër ashtu si thotë edhe Kadare në intervistën më të fundit se Noli, Konica dhe Zogu ikën nga kjo botë të pajtuar.
I them Kadaresë se asnjëri prej këtyre politikanëve që na kanë parë sytë këta 23 vjet nuk është as Noli, as Konica dhe as Mbreti Zog. Sepse këta 23 vjet në Shqipëri është mbjellë urrejtje dhe luftë e paskrupullt për pushtet në kurriz të shtetit dhe qytetarit.
Konica, Noli dhe Mbreti Zog ishin burra dhe për më tepër burrashteti. Konica shkriu pasurinë për Shqipërinë. Noli dha një kontribut të pashoq për Kulturën, Gjuhën dhe Kishën autoqefale shqiptare, ndërsa Mbreti Zog ndërtoi shtet.
Buri i pushtetit të tranzicionit shqiptar shfaqet përpara ekraneve me flokë të sapolyera. Kjo është risia që ka sjellë. Ai nuk lodhet të lexojë ndonjë liber, të frymëzohet nga bëma të burrështetasve shqiptarë apo të botës, por gjithë energjitë e tij, që janë totalisht energji të harxhuara kufizohen në pasurimin vetjak dhe pamjen e jashtme, ndërsa vazhdon që të konservojë një prani uzurpatore në raport me femrën. Jo si supermaci vlerash, por muskujsh dhe kulisesh. Përpara disa ditësh pamë se si gratë deputete të dy formacioneve të së majtës në aleancën qeverisëse jepnin dorëheqjen dhe në vend që të zëvendësosheshin nga gra, sipas ligjit, vendet e tyre uzurpoheshin nga burra të asaj kategorie që vazhdon të bëjë ligjin si në një shoqëri tribale duke e lënë vendin pa ligj,,pa shtet, me një sistem të përçudnuar që po shkon drejt greminës.
Kjo lloj
burërie vazhdon ta lejë gruan shqiptare në pozitat e kurtizaneve dhe
konkubinave, le të themi një imitim banal i llojit të
Kryeministri Rama është i rrethuar prej grave. Në pamje të jashtme kjo shkakton entuziazëm pozitiv, nëse nuk i paragjykojmë se ato mund të vërtiten si satelite rreth Diellit Mbret.
Pa e zgjatur, në Shqipëri mungon roli i burrështetësit, i atyre burrave të cilët thërrasin rreth vetes pjesën më të zgjedhur për nga vlerat dhe aftësitë e së bashku, ndërmarrin vendimet më të rëndësishme për vendin, shoqërinë dhe fëmijët.
Jo më kot vendi ku i kemi shtrirë rrënjët brez pas brezi quhet Atdhe, Mëmëdhe, fjalë të përbëra, ku dheu dhe toka janë të lidhur me Atin apo Mëmën, me burrin dhe gruan, me prindërit e dheut e të tokës.
Jo më kot burrat e shtetit që marrin mbi vete përgjëgjshmërinë për të marrë mbi shpatulla fatet e vendit, për të nxjerrë në dritë vendin nga një tunel apo nga një ferr prej kaosit të antiligjit, quhen At apo Etër të Kombit.
Pater Patriae, ky lokucion latin që do të thotë Baba i Kombit ishte një titull onorifik nga antikiteti romak. Jul Qezari përshembull ishte Pater Patriae. Ai i kishte të gjitha atributet e një burrështeti. Ishte ushtarak, konsull, perandor, orator dhe shkrimtar, i konsideruar njëri nga personazhet më me ndikim i historisë. Ai mbahet si shembulli i shtetarit,që asnjëherë nuk iu shmang rrezikut dhe sakrificave për hir të vendit të tij.
Më thoni se cili nga burështetasit shqiptarë këta 23 vjet tranzicion ka sakrifikuar pushtetin e tij për të mirën e vendit?
Tek
Wikipedia në listën e Etërve të Kombit në krah të Gandit dhe Qemal Ataturkut,
gjendet edhe emri i Ibrahim Rugovës si At i Kombit.
Të gjitha ata burrështetas që kanë marrë përsipër diçka shumë të rëndësishme për kombin, vendin, dhe atdheun e tyre, njihen nga popujve të tyre si “Baba i Kombit”, “Baba i Atdheut”, “Ai i Vendit“ ose është Hero Kombëtar si Gustavi I i Suedisë që e shkëputi Suedinë nga pushtimi i Danimarkës apo si Skënderbeu.
Asnjëri prej Etërve të Kombit nuk ka rendur pas privilegjeve, vilave, pasurive, sekretareve, kurtizaneve apo salloneve të bukurisë me qëllimin diabolik për t’ia zgjatur vuajtjet atdheut, përkundrazi të gjithë kanë ndërmarrë veprime sublime, të cilat kanë patur rëndësi dramatike për fatet e atdheut të tyre që ata kanë përfaqësuar.
Cili prej politikanëve të Shqipërisë tranzicionale mund t’i shkojë ky emër?
George
Washington, John Adams, Thomas Jefferson, James Madison, Benjamin Franklin
njihen si Founding Fathers - Etërit Themelues, që nënshkruan Deklaratën e
Pavarësisë për shkëputjen nga kurora britanike dhe pastaj morën pjesë në formimin
e Kushtetutës së ShBA.
Për faj të diktaturës dhe diktaturës së tranzicionit.
Pas diktaturës gjysmëshekullore që ishte një tragjedi kombëtare sepse pati si parim themelor luftën vëllavrarëse për shkaqe ideologjike, Shqipëria dhe Shqiptarët kishin nevojë për një Rilindje.
Por më thoni cili prej politikanëve të Shqipërisë, ata që me veprat e tyre të padenja ia e kanë reduktuar alfabetin e gjuhësh shqipe me 35 shkronja, do të meritonte emrin e madh të Rilindasit Modern të Kombit?
Më thoni se cili prej tyre, janë të njëjtat emra që i shohim në konfiguracione të ndryshme politike, gjithnjë si arrivistë, si profiterë pushteti, por asnjëherë si patriotë apo si përçues të idealeve kombëtare europianiste...
Deri tani, mjerisht asnjëri.