E enjte, 25.04.2024, 05:30 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Shqiptarët korruptojnë xhihadin

E marte, 18.02.2014, 08:15 PM


Shqiptarët e korruptojnë edhe xhihadin

Nga Kimete Berisha

Nëse është i vërtetë raporti i Ministrisë së Bajram Rexhepit, që thotë se shqiptarët nga Kosova shkojnë në mënyrë të organizuar për të luftuar në Siri, të motivuar nga paret dhe pagesat, atëherë kjo tregon se shqiptarët janë të jashtëzakonshëm, befasojnë kur nuk e pret, tallen me vdekjen, e redaktojnë "Kur'anin", e interpretojnë sipas mënyrës së tyre, e kanë Zotin e tyre personal, e "demitizojnë" edhe xhihadin.

Shqiptarët shkojnë në Siri me shpresë se atje do të luftojnë sa të luftojnë, por në fund do të kthehen të gjallë në Kosovë, të rruhen, t'i "dorëzojnë" armët, të krijojnë familje, dhe me paret e xhihadit të blejnë nga një banesë dhe nga një veturë!

Edhe liria, edhe lufta, edhe pafajësia, edhe vdekja për Zotin blihet me pare!

Veç dashuria nuk blihet me pare!

Prandaj, gati askush nuk e do askënd në mënyrë të pakushtëzuar.

E, Zotin nuk dinë ta duan, prandaj dashuri për Zotin e quajnë Lutjen, pra dashuria e besimtarëve për Zotin është Lutja, Kur i luten Zotit për t'ua plotësuar dëshirat!

_________

Rexhep Qosja e ka zbuluar sot se Vetëvendosja është e njejtë sikurse Agimi i Artë grek, që ushqehet me pakënaqësitë dhe frikën e grekëve.

Pra, sipas tij, Vetëvendosjen e mban gjallë frika, inati dhe pakënaqësia e shqiptarëve.

Qëllimi i Vetëvendosjes është një Kosovë pa të huaj, me kufijë të mbyllur e të minuar!

Agimi i Artë i do jashtë Greqisë të gjithë emigrantët.

Agimi i Artë janë kundër emigrantëve dhe moto e tyre është 'Greqia është e grekëve', ndërsa Vetëvendosja nuk janë kundër emigrantëve, sepse as nuk ka në Kosovë emigrantë, dhe moto e tyre nuk është 'Kosova e kosovarëve', por 'Kosova e Shqipërisë'.

Sikur të ishte Vetëvendosja neonaziste sikur 'Agimi i artë' i Greqisë, siç ka thënë Rexhep Qosja, atëherë kur do ta merrte në dorë Albini, Rexhep Qosja do të detyrohej të kthehej në katundin e tij në Mal të Zi, sikurse emigrant i Malit të Zi, në mungesë të emigrantëve nga Pakistani!

Agimi i Artë kanë propozuar që nga trupat e djegur të emigrantëve të bëhet sapuni, dhe me ata sapunë të mos lahen grekët se ndyhen, por me ta të lahen familjarët e emigrantëve të djegur në vendet e tyre.

Shih ti çfarë krahasimi bën plaku!

Simboli i flamurit të Agimi të Artë është kryqi i thyer nazist, e Vetëvendosjen sipas Qosjes e bën Agim të Artë shqiponja e zezë në setrën e zezë të Albinit!

Agimi i Artë ka marrë vota më së shumti nga ushtarët dhe policët, kurse Vetëvendosja ka marrë grushta, gaz lotësjellës, shqelma, edhe plumba nga policët ndërkombëtar!

Anëtarët e Agimit të Artë nuk janë politikanë karriere por janë barinjë, ushtarakë në pension, bujq etj.

Rexhep Qosja e shfaqi një ide strategjike se si shteti duhet të marrë masa ndaj Vetëvendosjes!

Si për për shembull e përmend mikrofonin e Jakup Krasniqit, të cilin për pak ia morën nga dora deputetët e Vetëvendosjes në parlament!

Dhe, sipas Rexhep Qosjes, Vetëvendosja e ka fituar Prishtinën, për hir të Shpend Ahmetit, i cili nuk është patriot as neonazist, siç partia e tij.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora