E premte, 29.03.2024, 05:39 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Qeveria në skija

E hene, 17.02.2014, 07:57 PM


QEVERIJA    SKIJA

Nga Dedë Preqi

(Asnjë qeverie nuk mund t’i zgjatët jeta, nëse pushtetin e saj e ekzekuton pa vullnetin e popullit dhe interesat e saj)

Populli i Kosovës, pas çlirimit të vendit dhe pas pavarësisë së vet, nuk e ka merituar një rrëmujë të tillë të gjendjes ekonomike e sociale, duke u ballafaquar për çdo ditë me probleme të jetës, të cilat e rëndojnë përtej mase jetën e tyre. Asnjë popull në botë nuk mund të merr përfundime të gatshme nga askush, ato janë vetëm „Ndihmat humanitare“, të cilat janë të përkohshme, por zgjedhja më fatlume dhe më e mirë e një populli është, kur ai popull merr frymë lirisht dhe e merr përgjegjësinë në duart e veta për qytetarët e vet. Nëse kthehëmi mbrapa dhe i shikojmë plagët që na i ka shkakëtuar jeta, apo luftrat e ndryshme, kurrë nuk do të shërohemi prej tyre, sepse ato janë specifika të gatuara e të planifikuara shumë herët nga e kaluara e hidhur dhe armiqtë tanë shekullor.

E kaluara e popullit tonë shqiptarë nuk mund të përshkruhet lehtë dhe as me një arkivë historike, sepse është me plot peripeti të hidhura dhe të pa përshkruara, vetëm e ardhmja të cilën e kemi para do ti shërojë plagët e saja që kullojnë, edhe pse jeta është shumë e shtrenjtë, me vuajtje, dëshprime dhe zhgënjime, një ditë ato shpaguhen të gjitha dhe kurorëzohen me një shpërblim shumë të çmuashëm, pa të cilin populli shqiptarë nuk ndjehëj i lirë, sikur çdo popull tjetër në botë.

Kosova duhet të krenohet me historinë e vet të kaluar dhe të lavdishme, por jo edhe me gjendjen e sotme të popullit të saj, duke jetuar në shekullin 21, në një varfëri dhe gjendje të pa lakmueshme dhe gjysma e popullsisë përbëhët nga të rinjët, të cilët nuk kanë punë dhe përspektivë në të ardhmën e tyre. Duke filluar vetëm në periudhën e fundit, në zgjedhjet e para  pas Pavarësisë së Kosovës, të cilat organizohen për të formuar shtetin e ri ligjor dhe efektiv, PDK-ja, në kualicion me AKR, e muarën pushtetin në dorë, që nga periudha e dhjetorit 2010, dhe deri tani në fillim të pranverës 2014, që populli është dëshmitari më i besueshëm, të cilit duhet besuar, i cili tani më ka krijuar bindjen se, nuk duhet dëgjuar se çka flasin fjalamanët, liderët e partive të ndryshme, të cilët premtojnë fjalë boshe, por të shikojnë dhe veprojnë vemendshëm se kujna duhet besuar vota e popullit për të udhëhequr vendin.

Shumë politikan dhe parti të dështuara, përsëri tentojnë të gjejnë dhe të përdorin labërinthe të mundshme për të shrytëzuar edhe ndonjë mandat të ri në qeverinë e ardhshme të Kosovës, mirëpo populli e dinë fortë mirë se qeveritarët e deritanishëm në udhëheqjen e PDK-së, në pushtet, se çka premtuan dhe çka vepruan për uljen e papunësisë, për zero tolerancë në korrupsion, krimin e organizuar, zhvillimin ekonomik, mirëqenjën sociale, arsimin dhe shëndetësinë, të cilat as për së afërmi nuk u realizuan në të mirën e popullit, por përkundrazi gjendja e tyre u përkeqësua edhe më shumë, duke abuzuar me pushtetin dhe votën e qytetarit, njëherazi pushtetarët dhe familjarët e tyre u pasuruan në kurriz të popullit.

Po ta shikojmë Kosovën me syrin kritik, ajo duket e zhvilluar në infrastrukturën e objekteve ndërtimore dhe rrugëve të asfaltuara, por cilësia e infrastrukturës së gjallë, e infrastrukturës së brendshme arsimore,  shëndetësore dhe gjendja e mjerë e popullatës së varfër, të largon nga skena e gjendjes normale, apo të shpie në një vend të varfër, aty ku sundon skamja dhe mjerimi, që shkakëtar i të gjithave këtyre avarive jetësore do të ishte qeverisja e dobët, dhe pa aftësija e tyre për të menagjuar me pushtetin qeverisës për një jetë më të begatshme dhe më të mirë të popullatës.

Premtimet e shumta nuk i shërbejnë kërkesave të nevojshme të popullatës dhe përmirësimit të kushteve të qytetarit, por në të kundërtën, ato e rrezikojnë edhe më shumë stabilitetin ekonomik dhe politik, sidomos kur ato premtime dalin të pa sakta dhe të pa përgjegjshme. Ndoshta me vonesë, por besohet se populli i Kosovës e ka kuptuar rrolin e vet, i cili duhet të vendos vet për vetëvetën dhe mirëqenjën e vet, si një popull i lirë dhe demokratik. Dhe politikat e vjetra, të cilat nuk kanë vizone të qarta, të cilat  ngatërrohen akoma në mjegullirën e kaluar, e pengojnë të ardhmën e qytetarëve të vendit, sidomos frymën e re demokratike dhe ardhmërinë e shtetit të Kosovës, sidomos atë, e cila është e shëndoshë dhe e pakurruptuar.

Qytetarët e Kosovës dhe shteti i tyre, nuk e ka kohën sot të ballafaqohet me kushtet më elementare të jetës, duke kuptuar dhe marrë parasysh se ka nevojë për ndryshime të reja, për Institucione të shëndosha, ka nevojë për rimëkëmbje të rrënjësishme, ka nevojë për siguri të besueshme, ka nevojë për mirëqenje e stabilitet të mirëfilltë, të cilat ndryshime hapin rrugë të reja drejtë ardhmërisë më të sigurtë, duke u bazuar në forcat e shëndosha të rinisë së pa djallëzuar dhe qytetarëve të saj.

Qeverisja aktuale e ka thyer rekordin e qeverisjes jo të mirëfilltë në Kosovë, e cila me gjendjen e saj të krijuar nga kushtet e dobëta ekonomike, sociale, shëndetësore, arsimore  dhe politike, e ka zhgënjyer popullatën e vet, ku për bazë ka vetëm premtimet e thata dhe propagandën e vetë lavdatatave, që projektin e shtet ndërtimit, e devijon përditë e më shumë në kriza të thella, duke dhënë shembuj destruktiv para ndërkombëtareve, të cilët e ndihmuan pavarësinë e këtij vendi, dhe pse Evropa, me të drejtë, apo pa të drejtë, energjinë e vet e shëndërroj në pakënaqësi të qytetarëve të Kosovës, dhe nuk e tregoj vullnetin e vet, duke e lënë Kosovën të vetmin vend të izoluar në rajon.

Keq-qeverisja, apo një qeverisje e tillë në krye me PDK dhe kryeminstrin Hashim Thaqi, i ka hypur skijave dhe ka marrë drejtimin e gabuar, e cila nuk është në gjendje ta drejtojë timonin në mënyrë të drejtë të udhëheqjes së mëtutjeshme të shtetit dhe ndërtimit të tij, e cila qeveri dëshmon edhe vet për rrëzimin e vetëvetës, e cila mund të kualifikohet vetëm si një lojë demokratike e  orkestruar e vetë projektuar, që tani i lejohet mundësia për të dalë nga kriza, vetëm atëherë kur populli do të vendos në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si detyrë e domosdoshme për ta marrë situatën në dorë dhe mos t’a harroj atë që ka përjetuar, por të mësoj edhe më shumë nga gabimet e njerëzve të pa ndërgjegjshëm dhe të pa përgjegjshëm gjatë këtyre periudhave në qeverisjen e Kosovës.

Populli nuk ka menduar shumë se duhet kohë për t’i gëzuar frytet e lirisë dhe demokracisë, duke menduar se pas çlirimit ato fryte do të shfrytëzohen në mënyrë dinjitoze e njerëzore dhe jo në të kundërtën e tyre, që ato parime të shkelën dhe degradohen pa mëshirshëm nga njerëzit e vet në pushtet, duke u afruar qytetarëve të vet një jetë pa dinjitet. Prandaj, zgjedhjet e reja qëndrore në Kosovë, në frymën e lirë të demokracisë qytetare, do të afrojnë qytetarëve të vet rrugë të reja dhe më të begatshme në të ardhmën e shpejtë, duke e kthyer dinjitetin qytetarë, që ta begatojë jetën e tyre më  mirë, njëherazi sfidat që i ka përpara Kosova, me vetëbesimin qytetarë dhe frymën e re demokratike të mundësojë jetësimin e frytëve të lirisë, duke mos mbajtur peng të ardhmën e vet, dhe me energjinë e bashkimit të forcave të reja përparimtare, mund ta drejtojë Kosovën dhe të ardhmën e saj, në një Evropë të bashkuar.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora