E diele, 04.05.2025, 08:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Jaho Margjeka

E shtune, 18.01.2014, 07:32 PM


POEZI MARGJEKIANE

 

Poeti i Bujanit të Krasniqes, nipi i Ramë Binakut të Mollë-Kuqes, JAHO MARGJEKA

 

 

SOT

 

Sot varrosa një njeri

Me emër e mbiemër të vërtetë,

Qava me ofshama në ikjen e tij,

Me zë të lartë deri tek retë.

 

Sot varrosa një njeri

Ditën për diell,jo në përrallë,

Mik a mikeshë,pak rëndësi,

Hyri nën dhè krejt i gjallë.

 

Sot hyri në dhè i gjallë një njeri

Qau shpirti im për shpirtin e tij,

Hyri nën dhè krejt krejt i gjallë,

Ah,sa do doja,të qè veçëse përrallë.

 

 

LUFTËHUMBUR

 

Po kthehem nga lufta,luftëhumbur,

Me armiq,as prerë,as vrarë,

Krejt shtatin me heshta ngulur,

I gjithi kulloj dhimbje e plagë.

 

Kulloj i tëri dhimbje e plagë,

Nga lufta i kthyer luftëhumbur,

Siç kthehet kalorësi i vrarë,

Plot heshta shtatit ngulur.

 

Po kthehem nga lufta,flamurëgrisur,

As prerë e as vrarë me gjeneral,

Më vrau një heshtë e helmatisur,

Një heshtë që erdhi nga larg.

 

Po kthehem nga lufta,luftëhumbur,

I vrarë,por jo i mundur.

 

 

KY DIMËR

 

I ftohtë ky dimër,edhe pse pa borë

Muret e zemrës hèjè akulli ngrirë,

Minutat çalojnë,ditënata s'ka orë,

Rrëknyer shpirti në humbëtirë.

 

I pashpirtë ky dimër edhe pse i butë

Pa cicërima e zogj nën çati,

Ngryset e gdhihet njeriu i urtë,

Ngrohur e ftohur me frymën e tijë.

 

I pabesë ky dimër plak,i pabesë

Tutje pëlcet e kërcet një gosti,

Gdhihet e ngryset njeriu i urtë,

Ftohur e ngrohur me frymën e tijë.

 

I pashpirtë ky dimër,edhe pse i butë,

Për shpirtëfisnikët e urtë!

 

-Per ZSh-në, Janar 2013-

(Pezgjodhi per botim, Ramiz Lushaj)



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx