Kulturë
Ullmar Qvick: Skënderbeu, “sundimtari iluminist
E shtune, 18.01.2014, 04:41 PM

Nga: Bujar Vitija
Në moshën 11-vjeçare, rreth viteve 1950 i kishte rastisur të dëgjojë muzikë popullore shqiptare. Kështu e kishte zbuluar Shqipërinë, e pastaj më vonë edhe Kosovën. Albanologu Ullmar Qvick, ka lindur në Kristinehamn, në rrethin e Vermlandës të Suedisë në vitin 1934. Ka 40 vite përvojë pune nëpër shkolla të ndryshme në vend, ndërsa nga viti 1999 është në pension, por vazhdon të merret me përkthime.
Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1970, ndërsa 7 vjet më vonë për herë të parë vjen edhe në Kosovë, si pjesëmarrës në Seminarin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Në Tiranë do të rikthehej përsëri në vitet 1978-79, 2004-05.
Për Qvick-un nuk janë të nevojshme vizitat e shpeshta fizike. Për të është e rëndësishme që nëpërmjet librave, radios e muzikës të krijojë udhëtimin shpirtëror në trojet shqiptare. Bukuria e natyrës e mikpritja e shqiptarëve janë përshtypjet e tija për Shqipërinë e Kosovën.
Në Krishtlindjet e vitit 1980, Qvick kishte marrë një dhuratë mjaft të veçantë nga bashkëshortja dhe miku i tij Lars-Erik Morin. Bëhet fjalë për një libër të shkruar në gjuhën suedeze nga një autor dalmato-malazez, Stefan Zanoviq, për historinë e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu dhe për ushtrinë shqiptare, “Den store Castriotto af Albanien kallad Scanderbeg – Historia” (Kastrioti i Madh i Shqipërisë i quajtur Skanderbeg - Historia). Qvick ka rrëfyer për këtë dhuratë, për përmbajtjen e librit, si dhe për të dhënat rreth autorit Stefan Zanoviq.
Tribuna: Kur dhe ku e keni zbuluar librin “Den store Castriotto af Albanien kallad Scanderbeg – Historia”?
Qvick: Libri u zbulua dikur në mes të vitit 1980 kur miku im Lars-Erik Morin, i cili është po ashtu përkthyes i gjuhës shqipe, e gjeti në një ankand në Stokholm. Ai dha një ofertë dhe fitoi. Libri u pagua nga bashkëshortja ime dhe unë e mora si dhuratë për Krishtlindje.
Tribuna: Çka shkruhet në këtë libër më konkretisht? Çka thuhet për Skënderbeun dhe shqiptarët?
Qvick:
Libri u botua si vepër anonime në Stokholm në vitin 1788 nga Shtypshkronja e
Anders Zetterbergut. Libri origjinal u botua frëngjisht dhe gjermanisht në të
njëjtën kohë në vitin 1779, në
Materiali i librit është marrë kryesisht nga libri “Historia e Skënderbeut” i autorit Marin Barleti nga fillimi i shekullit XVI, mirëpo në pjesën e fundit autori parashtron amanetin e Skënderbeut në bisedë me të birin, me siguri në përputhje me qëllimet e autorit.
Në libër
shkruhet për luftën e shqiptarëve kundër ushtrisë osmane, për marrëdhëniet e
Skënderbeut me aleatët
Tribuna: Na tregoni pak edhe për autorin, pse ka shkruar ai për Skënderbeun? A e ka vizituar ai Shqipërinë në atë kohë?
Qvick: U bë e njohur shumë herët se autori i librit ishte Stefan Zanoviq, një aventurier me burim dalmatin-malazez, i cili kishte përdorur mjete të dyshimta për të fituar nam dhe pasuri. Të dhëna për jetën e tij kam lexuar më përpara në burime shkencore shqiptare, një biografi u botua nga Pavel A. Rovinski në ‘Montenegrina Digitalna Biblioteka’. Zanoviqi, si duket i lindur në vitin 1751, endej nëpër Evropë dhe në vitin 1769 u vendos në Vjenë. Ai kishte aftësi të madhe mashtrimi; u paraqit si “princ shqiptar” nga fisi i Skënderbeut! Në disa qarqe u prezantua si prift ortodoks. Ai fitoi një farë pozite në oborrin e Perandorit Josef II, dhe libri i tij fillon me një dedikim pangjirik ku fjalët e fundit tingëllojnë: “Ah, trashëgimtar i denjë i titujve të Qesarit, i virtyteve të Tij! Vetëm mos harroni se ju jeni APOLO, Kujdestari i shekullit tonë, ndërsa unë Klearku (Clearc- kuptimin?) i cili ju ofron frytet e dhuratave të tij, pa asnjë pretendim tjetër se sa t’i jap Perandorit atë që i përket atij, kur ju jap si flijim Virtytet e SKËNDERBEUT. Me atë jam i kënaqur në mes të dështimit tim, në mes të halleve të mia!”
Interesimi i Zanoviqit për Skënderbeun kishte qëllime egoiste, për të fituar një pozitë në një nga oborret e Evropës, në plan të parë në Austri. Si duket ai nuk vizitoi asnjëherë Shqipërinë. Pa pasur sukses në Vjenë, Zanoviqi shkoi në Gjermani dhe Poloni, dhe pastaj në Rusi, ku ai u dënua me 5 vite burgim (1783-1788) për arsye të tregtisë me monedha të falsifikuara. U kthye në Evropën perëndimore, ku ai u vendos në Holandë në gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe morale. Atje bëri vetëvrasje.
Botimi i
librit suedisht mund të arsyetohet si një përpjekje për të interesuar mbretin
Gustav
Fakti se Stefan Zanoviq ishte aventurier dhe mashtrues, nuk ka qenë me rëndësi për sa i përket vlerës së librit të tij për Skënderbeun. Në këtë vepër – në saje të materialit burimor në librin e Barletit – ai vizaton një pamje përgjithësisht të drejtë dhe pozitive të luftës së Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane. Duke qenë se libri u botua në disa gjuhë u rrit interesimi për luftën e Skënderbeut dhe për gjendjen e popullit shqiptar në Evropë. Dhe autori i librit – për lexuesin e rëndomtë – mbeti anonim. Aventurat e Zanoviqit nuk kishin ndikim në atë aspekt!
Tribuna: A është ky libër kontakti i parë i suedezëve me shqiptarët, apo ka pasur kontakt edhe më herët?
Qvick: Profesori suedez Hans Erik Tunman veproi në universitetin e Hales në Gjermani. Atje u takua me Konstandin Xhehanin nga Voskopoja, i cili kishte ndjekur studime universitare në Angli dhe Holandë. Me ndihmën e Xhehanit dhe me fjalorin e Kavaliotit, Tunmani përpiloi një studim rreth prejardhjes së popullit shqiptar dhe gjuhës shqipe, i botuar në vitin 1774, në të cilin vuri në dukje prejardhjen e lashtë të tyre.
Tribuna: A e keni përkthyer në gjuhën shqipe?
Qvick: Nuk kam dëgjuar për një botim shqip të librit anonim të Zanoviqit.
Tribuna: Ku gjendet kopja origjinale e tij dhe a ka pasur ndonjë interesim nga institucionet e Kosovës për këtë libër?
Qvick: Nuk jam i inkuadruar në institucionet universitare – akademike në Suedi, por nuk kam dëgjuar për asnjë interesim nga ana e institucioneve të Kosovës për këtë libër ose për marrëdhënie kulturore me Suedinë në përgjithësi, përveç angazhimit të MASHT-it në lëmin e arsimit. Sigurisht duhet të zhvillohen këto marrëdhënie, sepse kemi rreth 50.000 shqiptarë nga Kosova në Suedi, dhe marrëdhëniet kulturore janë me rëndësi të madhe.