Kulturë
Ramiz Dërmaku: Intervistë me Vjollca Koliqin
E hene, 13.01.2014, 07:14 PM
INTERVISTË ME VEPRIMTAREN, MËSUESEN, GAZETAREN, LEKTOREN, MAGJISTREN E GJUHËS SHQIPE DHE MËSUESEN E SHKOLLËS “SHQIPONJA“ NGA BRUCHSAL-i, ZONJËN VJOLLCË ISLAMI KOLIQI
Mërgimi është një vend i huaj - "Pa derë e pa derman!"
Intervistoi: Ramiz Dërmaku
Vjollcë Islami Koliqi është një veprimtare, atdhetare, aktiviste, një humaniste, një edukatore një Magjistre-e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, një intelektuale, një gazetare, një lektore (momentalisht mësuese) në shkollën shqipe ”SHQIPONJA” në Bruchsal, komunë e Karlsruhe-s, në Gjermani. Ajo, me seriozitetin më të madh, po edukon gjeneratat e reja të cilat po rriten në Diasporë; po ua mëson gjuhën, historinë, traditat, doket, zakonet, kulturën, po ua shton dashurinë ndaj prindërve dhe Atdheut, si dhe po i mbron fëmijët e mërgimtarëve tanë nga asimilimi. Kjo mësuese po bën atë që dikur bënin Rilindasit tanë. Ajo gjatë bisedës më tha: “Kjo është ajo që e brengos secilin mësimdhënës në Diasporë. Kjo është frika jonë dhe kjo do të duhej të ishte detyra patriotike dhe kombëtare e udhëheqësve tanë. Ata nuk mund të bëjnë vetëdijësimin e nivelit njerëzor në Diasporë, por mund të na japin mbështetjen dhe mbrojtjen shtetërore për të vazhduar më tutje me vullnet e dëshirë. Nëse nuk i kemi rrënjët e ku t'i marrim krahët!
Pra, ndjekja e mësimeve në gjuhën amtare sjell rezultate edhe te gjuha gjermane. Këtë e kanë dëshmuar prindërit e këtyre fëmijëve. A nuk është mrekulli kjo! Nëse në fillim nuk dinin të shqiptonin tingujt si duhej, tani ata lexojnë te librat e gjuhës, nëse në fillim belbëzonin fjalët, sot këta fëmijë përpiqen të shpjegojnë për atë që lexojnë. Nuk mund të sjell te lexuesi këtë ndjenjë të memecit, e pastaj të atij që rrëfen tregimin, sepse po nuk qe këtu nuk do ta kuptojë! Tani këta recitojnë vargje për festat e ndryshme kombëtare, këta bëjnë teatër në gjuhën shqipe, këta, madje, përpiqen të shkruajnë vargje vetë në gjuhën shqipe. Mendoj, ata fëmijë që janë të frymëzuar deri në atë masë sa të shkruajnë në gjuhën e nënës, nuk janë fëmijë që do të harrojnë lehtë kush janë! Të tillët mbrumen me kombëtaren, mbrumen me amtaren dhe nuk shqiten lehtë nga trungu, të tillët nuk kanë probleme as me identitet!
Pra, kjo punë është e lodhshme kur nuk ke përkrahje nga ata që synojnë "të ruajnë" rrënjët në Perëndim, kurse e këndshme kur sheh përparimin dhe ecjen tutje të fëmijëve - nxënësve tu. Në të ardhmen do të doja sa më shumë shkolla shqipe, sa më shumë vetëdijësim dhe sa më shumë nxënës - fëmijë shqiptarë nëpër shkolla. Do të doja të kishin rrënjë për t'i marrë krahët dhe për të mos e humbur trungun e tyre. Pra, të mos bëhemi indianë e të humbim trungun tonë, por shqiptarë me rrënjë e me krahë!"
Ramiz Dermaku: Biografia juaj ?
V.Islami Koliqi: Lindur dhe rritur në Prishtinë (13.11.1969). Shkollimi, deri te Magjistratura, po në Prishtinë. Paralelisht me studimet pasuniversitare edhe puna nëpër media: gazetare dhe lektore. E diplomuar me titullin Magjistër e Gjuhës Shqipe dhe shumë pak e aspak përvojë me mësimdhënie. Këtë përvojë do ta mësoj më vonë, në një vend tjetër, në një kohë tjetër! Kam bërë ecejake nëpër jetë, sikur edhe shoqet dhe shokët e mi. Asgjë më shumë! Vetëm përjetimi i situatave në të cilat hepoheshim dhe na servoheshin ishte ndryshe.
Ramiz Dermaku:: Keni lindur në kryeqytetin e Kosovës - Prishtinë. Kur ishit në moshën 11,12 vjeçare, për shkak të gjendjes së vështirë politike dhe asaj ekonomike, në të cilën jetonin, studionin, banonin nxënësit e studentët shqiptarë, mungesa e kuadrit shqiptar, mungesa e literaturës në gjuhën shqipe etj., në Universitetin e Prishtinës më 11, 26 dhe 30 mars e 1 prill, të vitit 1981, në Prishtinë dhe tërë Kosovën shpërthyen demonstratat. Ç'ju kujtohet nga ajo kohë?
V.Islami Koliqi: Kur thashë më lart bëra ecejaket nëpër jetë, kisha për qëllim pikërisht këto kohë të kaluara nëpër rrugë. Më kujtohet ajo ngjarje që më ka mbetur në kujtesë. E di se ishim në shkollë dhe e vendosëm të dilnim në demonstrata. E bëmë rrugën deri atje pa e ditur se ku po shkonim dhe ç'do të na gjente. Nuk e di në ç'vend ka qenë, por më kujtohet kur policia, atëherë ishte e përzier shqiptarë e serbë, na ndoqën deri te Shkolla e Mesme Teknike. E di se një student (ende ia mbaj mend fytyrën, që e kishte paksa të vrarë lie) më tërhiqte për dore për të më larguar nga masa që sa nuk po më shkilte. Këtë mbaj mend nga ajo kohë.
Ramiz Dermaku: Vini nga një familje qytetare, por përkushtuar për lirinë dhe çështjen kombëtare?
V. Islami
Koliqi:
Ramiz Dermaku: Pas kryerjes së Fakultetit, ju vazhduat studimet pasuniversitare në Prishtinë?
V. Islami Koliqi: Ishte viti 1992 kur regjistrova studimet. Më kujtohet si sot. Në këtë vit filluan largimet e shqiptarëve nga puna, në mesin e tyre edhe babai im. Kur na tha se e kishin larguar u nemita! Ai ishte burimi prej nga do të financohesha! Më tha të mos mërzitesha, sepse do ta gjente zgjidhjen për mua. Nuk ishte lehtë në atë kohë të bëje studime. Kriza ekonomike, pasiguria qytetare, vullkani i mbledhur shekuj me radhë i shqiptarëve ndaj serbëve sa nuk po shpërthente e të tjera si këto na kishin bërë të pasigurt neve ambiciozëve, të eturve për të studiuar, po thjesht edhe optimistëve.
Ramiz Dermaku: Ju një kohë punuat gazetare dhe lektore në disa media, ku punuat ?
V. Islami Koliqi: Për të ndihmuar babanë të më paguante studimet fillova të punoja në një shoqatë islamike, quhej "Bashkimi Paqësor" në Prishtinë. Aty punonin profesorë dhe ish të burgosur politikë. Vezir Ukaj, një ish i burgosur politik, më mësoi shenjat e korrekturës dhe pastaj u bëra bashkëlektore me prof. Isa Bajçincën te një libër që nxori kjo Shoqatë. Pastaj, ishte 1995-a kur për të parën herë filloi mbledhja e materialit për të botuar gazetën për të cilën ju sot punoni "Bota Sot". Aty fillova si lektore. Milazim Krasniqi, për të cilin kam respekt të veçantë, më tha të provoja dhe gazetarinë, sepse do të isha e suksesshme. Dhe, kështu fillova nga "Bota Sot" me gazetari. Ishin pastaj ca revista të tjera, si te "Gazeta Shqiptare" punoja lektore, te "Ekskluzive" gazetare, te revista "Rrezja" që të dyja, pra edhe gazetare, edhe lektore, provova dhe në radio "Radio Prishtina 1", radio e formuar nga nostalgjikët e ish- Radio Prishtinës, Mustafë Statovci (një njeri shumë i mirë), Fatmir Podrimja, Rabishe Muhaxhiri, Teuta Tmava etj., dhe te "Kosovarja" nja 7 vjet të mira. Edhe këtu punoja gazetare dhe lektore. (Ishin edhe disa revista të tjera, si ajo e Fakultetit të Mjekësisë, por shumicës, më vjen keq, ua kam harruar emrat). Por, kam bërë lekturën edhe të shumë librave të tjerë, të zhanreve të ndryshme etj.
Ramiz Dermaku:: Ju pak më parë deklaruat:Gjatë karrierës suaj keni kaluar nëpër shumë sfida, keni bërë një "luftë" me situatën dhe një përpjekje për të arritur në jetë, për të dalë nga kornizat, për të dalë nga klishetë. Zonja magjistre na tregoni disa nga sfidat në të cilat kaluat ju dhe populli shqiptar ?
V. Islami
Koliqi: E tërë kjo që ju thashë më lart ishte një luftë dhe një përpjekje. Në
Perëndim, kur dikush mbaron shkollimin e di se e pret edhe vendi i punës, e
neve çfarë na priste! Na prisnin ditë më të vështira. Askush nuk e dinte kur do
të plaste lufta dhe a do të jetonim të nesërmen. Gjithçka ishte e pasigurt.
Jeta politike dhe ekonomike kishin detyruar shumë të rinj të lëshonin vendin.
Ikja e tyre faktikisht kishte filluar shumë herët, qyshkur na i sillnin djemtë
- ushtarët të vrarë nëpër arkivole. Ata që ishin të asaj gjenerate '71, '72,
'73 e që nuk i ishin përgjigjur thirrjes për ushtrinë jugosllave kërkoheshin
dhe nuk u linin vend familjarëve. Pra, ishte një valë e madhe e ikjes së të
rinjve. Këtë fat pati dhe vëllai im, i cili u detyrua të ikte për në Kroaci.
Ramiz Dermaku:: Ku ishit gjatë luftës së fundit në Kosovë?
V.Islami
Koliqi: Ne gjatë luftës vendosëm të mos dilnim, të rrinim në shtëpi, edhe pse
kishte shumë rreziqe. Bëmë një zhvendosje të vogël, thamë të strehoheshim te
halla ime, e pastaj, kur të qetësohej paksa situata, të ktheheshim në shtëpi.
Mirëpo, te lagjja e hallës hyn paramilitarët dhe romët. Aty pashë tmerrin me
sy, por aty pashë edhe mrekullin e Zotit. Pleqtë tanë thonë "Ia ka shkru
Zoti me rrnu!" Vërtet, vëllezërit e mi më shpëtuan, fal Zotit!, ishte një
tmerr. Ata dukeshin si të çmendur, nuk dinin çfarë të na bënin, të na vrisnin,
të na plaçkisnin apo të na lëshonin. Ne patëm "ymër me rrnu!" edhe
sot jetojmë. Kemi ndejur në Bllacë, ajo zona neutrale në mes të Kosovës dhe
Maqedonisë, nja katër ditë e katër net. Shtroj e kishim tokën dhe mbuloj
qiellin. Kurrë nuk e harroj. Binte shi pa pushim, të ftohtit të thante; zjarri
nuk ndizej nga shiu, nxirrte vetëm një tym të zi; fëmijët, të sëmurët dhe pleqtë
vdisnin nga të ftohtit. O Zot! Derisa nuk ndërhyn me zor shqiptarët e
Maqedonisë për të na dhënë ushqim dhe mbuloj.
Ramiz Dermaku: Gjatë kohës sa ju gjindeshit në Prishtinë, ju e gjetët princin e jetës?
V. Islami
Koliqi:
Ramiz Dermaku:: Si e gjetët mërgatën tonë në Gjermani, unitetin, organizimin e saj dhe si ju pritën mërgimtarët tanë?
V. Islami Koliqi: Fatkeqësisht, këtu nuk ka ndonjë organizim. Shqiptarët si individë janë të pashoqë, si grup nuk funksionon. Pa dashur të nënçmoj askë, pa dashur të fyej askë, nga ku kisha ardhur - këtu ishte një diçka e pakapshme për trurin tim. Unë e njihja një botë tjetër... U futa e papërgatitur në një botë krejtësisht të paimagjinuar nga unë, të panjohur për mua... Kur erdha këtu erdha me një ambicie të tepruar, me një vullnet, me një optimizëm! Askush nuk më përkrahu, përveç burrit tim! Fatkeqësisht, njeriu intelektual këtu zor kuptohet!
Ramiz Dermaku: Tashmë bëhen 10 vjet që jetoni në Gjermani. Këtu thoni zhvillohet një jetë tjetër, një "luftë" tjetër, sepse ajo adrenalina e punës, e mbijetesës nuk është më. Në mërgim është një qetësi dhe një paqe me vetveten! Sa e keni kryer këtë detyrë që ia keni dhënë vetes - njohjen e vetes tuaj dhe atë që të rrethon?
V. Islami
Koliqi:
"Në muret e një kopshti në Gjermani, lexova këto fjalë të urta. Nuk kishte shënime për autorin, por unë do të përpiqem t'i përkthej ato.
"Kur fëmijët janë të vegjël - jepjuni Rrënjët, po u rritën jepjuni Krahë!
I madh
është ai popull kur e kupton, e ndjen dhe u përmbahet këtyre thënieve, kurse të
mëdhenj janë ata njerëz që e zbatojnë këtë në vendet e huaja ku janë!
Kjo është ajo që e brengos secilin mësimdhënës në Diasporë. Kjo është frika jonë dhe kjo do të duhej të ishte detyra patriotike dhe kombëtare e udhëheqësve tanë. Ata nuk mund të bëjnë vetëdijësimin e nivelit njerëzor në Diasporë, por mund të na japin mbështetjen dhe mbrojtjen shtetërore për të vazhduar më tutje me vullnet e dëshirë. Nëse nuk i kemi rrënjët e ku t'i marrim krahët! Pra, ndjekja e mësimeve në gjuhën amtare sjell rezultate edhe te gjuha gjermane. Këtë e kanë dëshmuar prindërit e këtyre fëmijëve. A nuk është mrekulli kjo! Nëse në fillim nuk dinin të shqiptonin tingujt si duhej, tani ata lexojnë te librat e gjuhës, nëse në fillim belbëzonin fjalët, sot këta fëmijë përpiqen të shpjegojnë për atë që lexojnë. Nuk mund të sjell te lexuesi këtë ndjenjë të memecit, e pastaj të atij që rrëfen tregimin, sepse po nuk qe këtu nuk do ta kuptojë! Tani këta recitojnë vargje për festat e ndryshme kombëtare, këta bëjnë teatër në gjuhën shqipe, këta, madje përpiqen të shkruajnë vargje vetë në gjuhën shqipe. Mendoj, ata fëmijë që janë të frymëzuar deri në atë masë sa të shkruajnë në gjuhën e nënës, nuk janë fëmijë që do të harrojnë lehtë kush janë! Të tillët mbrumen me kombëtaren, mbrumen me amtaren dhe nuk shqiten lehtë nga trungu, të tillët nuk kanë probleme as me identitet!
Pra, kjo punë është e lodhshme kur nuk ke përkrahje nga ata që synojnë të "ruajnë" rrënjët në Perëndim, kurse e këndshme kur sheh përparimin dhe ecjen tutje të fëmijëve - nxënësve tu. Në të ardhmen do të doja që të hapen sa më shumë shkolla shqipe, sa më shumë vetëdijësim dhe sa më shumë nxënës - fëmijë shqiptarë nëpër shkolla. Do të doja të kishin rrënjë për t'i marrë krahët dhe për të mos e humbur trungun e tyre. Pra, të mos bëhemi indianë e të humbim trungun tonë, por shqiptarë me rrënjë e me krahë!
Ramiz Dermaku: Keni bërë përpjekje titanike, të cilat lidhen me shpresën, me dëshirën për të bërë gjënë më të mirë dhe më perfekte në jetë, edukimin e dy fëmijëve, apo siç po i quani ju engjëjve që t'i dhuroi Perëndia, sa ia keni arritur qëllimit ?
V. Islami
Koliqi: Pyetje shumë me vend dhe shumë e rëndë, me një përgjigje kaq të madhe e
të gjerë!
Ramiz Dermaku: Mërgimi është një vend i huaj, "pa derë e pa derman", kur për një moment njeriu humb arsyen dhe i thua vetes ç'bëra kështu!? Lash gjithçka për t'u katandisur në mjerim, në rrugë pa rrugë! Shpresa, ajo që nuk mbyll asnjë derë. Shpresa, ajo që të thotë - mos u ngut, prit edhe pak - durim! E durimi shpërblehet, jo nga robi, po nga Zoti! Ajo Gjithçka që ke në vendin tënd tani po u shpërbleka në dy vende: te fëmijët e tu dhe te fëmijët e tjerë. Deklaruat se do të sakrifikoje edhe veten për të arritur sukses dikush tjetër, dikush që për ju është vetë jeta - fëmijët e tu? Këtu nuk le anash as fëmijët e të tjerëve - nxënësit e tu!
V. Islami
Koliqi:
Ramiz Dermaku: Akoma pa u stabilizuar mirë në Gjermani, ju filluat përpjekjet për hapjen e shkollës plotësuese shqipe, çka ju shtyri?
V. Islami Koliqi: E thashë edhe diku më lart, se disa nga prindërit, të cilët edhe sot më kanë qëndruar besnikë, i sjellin fëmijët në shkollën shqipe, ishin të interesuar për hapjen e shkollës shqipe. Ata ishin dhe janë në gjendje gjithçka të bëjnë për fëmijët e tyre. Pas tri vjetësh u jetësua ideja, hapja e shkollës shqipe. U mblodhëm, biseduam dhe ramë dakord të bënim listën, që u përbë prej 35 fëmijësh, për të filluar mësimin. Në zyrat e qytetit ku jetojmë na pritën mirë. Na e dhanë lejen të punonim në objekt të shkollës. Mirëpo, nuk erdhën 35 nxënës, po 25. Pas gati gjysmë viti filluan t'i tërhiqnin fëmijët. Arsyeja ishte gjuha shqipe po u pengon te gjuha gjermane! Por, unë kam thënë, nëse më lejojnë rregullat, edhe një fëmijë po të mbetet do ta mbaj mësimin. Fëmijët nuk kanë faj pse prindërit janë të lodhur nga puna, apo nuk e kanë momentin e duhur për të sjellë fëmijën në shkollë. Prandaj, këta prindër që ende janë aktivë për ta edhe unë do të bëj të pamundurën.
Ramiz Dermaku: Z.Vjollcë, me gjithë orvatjet tuaja dhe të disa prindërve për përfshirjen e të gjithë fëmijëve në Shkollën plotësuese shqipe, ju nuk ia arritët qëllimit. Ku është shkaku?! Që nga dita e parë kur ju filluat punën më nxënës, siç deklaroi bashkëshorti juaj, ju keni qenë e zhgënjyer dhe e prekur emocionalisht për shkak se një pjesë e madhe e fëmijëve të mërgimtarëve tanë nuk vijojnë mësimin në gjuhën shqipe. Pse ndodh kjo?
V. Islami
Koliqi:
Ramiz Dermaku:: Zonja Vjollcë Islami Koliqi, a jeni e kënaqur me punën që po bëjnë institucionet e shtetit të Kosovës - sidomos Ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë -MASHT?
V. Islami
Koliqi:
Ramiz Dermaku: Ju keni marrë pjesë edhe në Kuize të Diturisë, pastaj funksionon grupi i valleve, recitatorëve (që e kanë prezantuar kulturën dhe traditat tona në kremtet tona si dhe ato gjermane), çka do të thotë kjo për ju ?
V.Islami
Koliqi: Kjo do të thotë shumë. Mburrem kur dal me nxënësit në skenë.
Ramiz Dermaku: Në arkivën e vetë mësuesja Vjollcë ruante me kujdes kupa, mirënjohje, dhurata, të fituara nga garat... ?
V. Islami
Koliqi:
Ramiz Dermaku:: Në fund, zonja magjistre e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në emrin tim dhe të gazetës kombëtare "Bota sot" juve, familjes suaj, nxënësve tuaj dhe mbarë popullit shqiptar, kudo që ndodhen, jua urojmë festat, duke ju dëshiruar shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe suksese në punën tuaj?
V. Islami Koliqi: Ju falënderoj për intervistën!
Ramiz Dermaku: Cila do të ishte porosia juaj për prindërit, të cilët nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën plotësuese shqipe.
V. Islami Koliqi: Mos ua shkulni rrënjët fëmijëve tuaj; mos ua preni krahët, se edhe këta duan të mësojnë shqip për kaltërsitë e vendit të tyre! Dhe, mos harroni me shekuj e me shekuj nuk arritën të na asimilonin, nuk arritën të na zhduknin, pse e bëjnë këtë tani me vetëdëshirë!