Kulturë
Poezi nga Besar Shkëmbi
E shtune, 04.01.2014, 12:26 PM
Besar Shkëmbi
Bar sherues kerkoi
Ne nje bote te larte
me nje deshire te flakte
nje ore
shkoi larte ne qielll
ti takoje perendite
bar sherues t´kerkoi
boten nga ethet ta sheroje
bashke me ate bar
kerkoi edhe aspirine
trojet e Kosoves
ti bashkoje me Shqiperine
Malli im
Malli im mori krihe
ere
t´i marre ere tokes
dheut tim,baltes se Kosoves
Atje behet shqiponje
t´fluturoje ne qiellin e katerte te tij
pastaj ne fshatin tim ulet
rri e flet shqip me njerezit e mi
U tregon atyre
se mua ketu ne mergim
sheqeri ne gjak dhe malli per ta
sikur teja drurin e ha trupin tim
Megjitheat ne vargjet e mia
i kendoj Kroit te etheve
lulebozhureve ne grunaja
Lumbardhit dhe valeve te tia
Vashave me tasat e ujit ne dore
te gatshme si ne kembe rrijne
argateve qe prashitin ne ara
t´ju japin uje te pijne