Faleminderit
Gëzim Llojdia: Iku Drita në udhën e Zotit
E merkure, 02.10.2013, 03:31 PM
IKU DRITA NE UDHEN E ZOTIT
 Nga Gëzim
Llojdia
Nga Gëzim
Llojdia
Drita Pelingu
(Kripa), lindi, erdhi në jetë nëpër kohë në saj të një talenti më vital, që
kaloi në një mjedis, që zhbirohet kompleks…
… E lindur në
Vlorë, atje ku deti llapashitë dallgët, përmes talentit të vet, ajo shqipton
njeriun qenien e vet në kohë dhe hapësirë duke synuar të shpalosë botën e vet,
ta sqarojë dhe ta lexoj veten dhe shpirtin dhe zemrën e vet. Lindi, 85 vjet më
parë, në Vlorë dhe u shkollua, në familjen tregtare të Kripajve. Kur ka
mbërritur në kryeqytet thelbore ishte pastërtia, e zërit, thellësia përmes
arsyes, që mund të zotohet nga pushteti talentit, ishte e para vajzë, që
shkollohet në artin magjepsës të dramës, nën këshillat e Mios. Duke mbërritur
viti 1946, gjendet aktore e teatrit profesionist, ndërkohë që është në shkollën
pedagogjike me studime. Kryen kursin 3 vjet, aktore-regjizore. Ka përcjellë në
radio –Tirana emisione, që të impononin respekt. Posedon 118 personazhe si
sintezë më e përsosur e shpirtit dhe zemrës së akumuluar si ngarkesë, që kaloi
në heshtje nga regjimi, kur mediokrit preknin qiejt, gjenit zbrisnin në tokë.
Përmes qenies së shtypur, Drita bënte pjesë në “brezin e haruar”, nga kritika,
përmes zërit kristal dhe idealeve të qëndresës, nuk mbërriti kurrë thyerja,
vinte ëndërrimi i botës së artistes, që nuk solli zhgënjim, që luftoi për hir
të zilive dhe çikërrimave të vetmive dhe i dashurive dhe urrejtjeve, që
ngjallte pathosi artistik i të madhes Drita Pelingu(Kripa). Hysen Pelingu,
bashkëshorti i saj, ky artist i madh i skenës u bë ombrellë, për të mbrojtur
artin dhe bashkëshorten nga zilitë e atij arti, që zbriste nga labirintet
klasore, që e ndante e mbulonte talentin, që kishte mbërritur nga qyteti detar
i Vlorës. 100 role në teatër. Veçohet kompleksiteti dhe interpretimi skrupuloz
tek dramat e gjenive :”Mbreti Ilir”, ”Otello’, ”Hamleti”, ”Intrigë dhe
dashuri”, ”Letra e hunbur”, ”Djali plangprishës”, ”Halili dhe Hajria”,
”Tartufi””Arturo Ui”.Naim Frashëri, artisti i popullit, bashkëkohës i Dritës në
teatër, në fillesën e saj e ka koncentruar obligimin e tij, qysh në atë kohë.
Thënia e tij: ”Është kënaqësi të kesh partnere në skenë, Drita Pelingun”. Në
botën e filmit, në titrat e tij gjendet emri i Drita Pelingut, që ka gjetur
rishtazi një truall të ri, të ngrohur nga një zjarr i brendshëm, ku talenti ka
mposhtur krejt ithtarët e pushtetit të kuq, që nëpër buzë, kanë dashur, s’kanë
dashur kanë mërmëritur”Luan bukur”. Personazhet e saj: ”Nëna”. ”Budja”.
”Halla”, Mësusja’, ”Mukadezi”. Nga ana regjizoriale ka realizuar :”Kënga e
Mjelllmës”, ”Hijet”, ”Shumë zhurmë për asgjë”, ’Kush e solli Doruntinën “,
Korrupsion në pallatin e drejtësisë”. Ka vënë në skenë, në teatrot e Shkupit,
Vlorës etj. Drita Pelingu ka punuar për 20 vjet si pedagoge në Akademinë e
Arteve. Bashkëpunëtorët e saj në teatër Mio, Stillu, Mima, Qesari. Kjo është
aktorja e madhe Drita Pelingu (Kripa) e  adhuruara e artëdashësve shqiptar, që
disponon hapësira, frymëmarrje, rezonancë dhe qëndresë nga cikërrimat e luftës
klasore. Kjo është Drita, që ka pushtuar më rolet e saj, zemrat artdashëse, që
regjimi i asaj kohe, dot nuk e bëri, ”Artiste e Popullit”, shikuar nga ky kënd
rezonimi mund të thuhet se Drita Pelingu është artiste e të gjithë shqiptarëve,
është qytetare nderi e Vlorës, pavarësisht se i mungon, ajo sajdisja zyrtare.
Arti i Dritës do të jetojë gjatë, ngase jeta e aktorit e shkurtër është por
arti tij jeton, ai është futur në panteonin e kulturës, së këtij kombi
artdashës. Ky është edhe nderi, që i bën arti kombëtar, veprës së Dritës. Kësaj
plejade kaq të ndritur, që bëri shumë për kulturën kombëtare dhe mori pak, i
shtohet edhe vlimi vullkanik i 118 personazheve të artistes magjepse Drita
Pelingu (Kripa).
adhuruara e artëdashësve shqiptar, që

Jeta e Drita Pelingut
Drita Pelingu
njohur edhe si Drita Pelinku (3 dhjetor 1926, Vlorë - 2 tetor 2013, Tiranë)
ishte një nga aktoret më të shquara të skenës shqiptare, regjizore dhe petagoge.
Kreu shkollën e femrave Nana Mbretneshe në vitin 1944 dhe më pas vazhdoi
shkollën e artit Jordan Misja për teatër ku ishte e vetmja femër. Filloi punën
si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Nga viti 1976 ka
dhënë mësim mbi artin skenik nëAkademinë e Arteve. Në vitin 1982 bëri debutimin
në skenën e Teatrit Petro Marko të Vlorës si regjizore me dramën Pavdekësia.
Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar. "Rëshqitja", "Arturo Ui", "I çuditëshmi", "Zonja e Bujtinës", "Gratë gazmore të Uindsorit", "Artani", etj. Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek "Tana" (1958), e më pas tek "Njeriu me top", "Kur hidheshin themelet", ku interpreton rolin e Budës, "Vajzat me kordele të kuqe", "Radiostacioni", "Përtej mureve të gurta", "Fjalë pa fund", "Shpresa", etj.
 Si aktore e teatrit
dhe kinematografisë numëron mbi 150 role, ndër të cilët më shumë se gjysma janë
kryerole femërore të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Si një nga
themeluest e Teatrit Kombëtar ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm është
si autore e shumë botimeve biografike për artistë të skenës shqiptare. Për
kontributet e saj të veçanta Drita Pelinkut iu akordua nga Presidenti i
Republikës urdhëri “Mjeshtre e madhe”, “Çmimi i Karrierës” dhe gjithashtu
titulli “Artiste e Merituar” (1986), çmimi “Ismail Qemali” (1996), ndërsa Bordi
Drejtues i Institutit Amerikan të Biografive ka ka zgjedhur ndër 500
udhëheqësit më me influencë në botë. Së fundmi, qyteti i lindjes e ka çmuar si
Qytetare Nderi të Vlorës dhe Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin më
të lartë “Nder i Kombit”.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg