Kulturë
Përparim Hysi: Një promovim mbresëlënës
E shtune, 21.09.2013, 10:43 AM
Një promovim mbresëlënës
Nga Përparim Hysi
Dje në një nga sallat e Muzeut Kombëtar u bë promovimi
i librit të shkrimtares Meri Lalaj
kushtuar nxënseve të Institutit "Nana Mbretëreshë", libër që pa
dritën e botimit afër një muaj më parë.
Salla qe e mbushur plot dhe qe emocional jo vetëm pjesëmarrja si asnjë herë tjetër, por fakti shumë domethënës: emocionet qenë të një shkalle të epërme,se veç tjerash, në sallë dhe në tribunë (në mund të quhet kështu?) nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe nxënëse që janë diplomuar dhe, më pas, kanë kontribuar me dijet e tyre ( programet dhe trupa pedagogjike e këtij instituti ka qenë me orientim perëndimor siç qe dhe arsimimi i gjithë trupës pedagogjike).
Nuk kishe si mos emocionoheshe, kur krahas autores, Meri
Lalaj, zunë vend dy Zonja shumë të
nderuara, si Viktori Gjikondi dhe Didi
Biçaku. Pesha e viteve që mbanin mbi supe këto zonja të nderuara fliste
shumë. Krahas këtyre zonjave të nderuara
në tirbunë qëndronte dhe shkrimtari Enver Kushi.
Enver Kushi në referencën e tij për librin, sikur bëri sintezën e gjithë punës hulumtuese të autores
Meri Lalaj. Ai vuri në dukje se
monografia për këtë institutcion me aq vlera, ia rrit she më shumë vlerat
autores, e cila, ka bërë bërë një punë skrupuloze duke vrapuar sa në një adresë
në tjetrën, vetëm e vetëm që të japë para lexuesëve një fakt historik shumë
domethënës: Instituti "Nana Mbretëreshë" u hap me nismën e një figure
të madhe në fushën e arsimit e të kulturës
shqiptare: u hap më 2 tetor 1933 me nismën e Profesor-Doktor MIrash
Ivanaj që, Mbreti Zog, sado e kishte kundërshtar politik,ia besoi atij këtë
ministri.
Profesor Ivanaj solli që nga Korça një diturak tjetrë të
madh siç ka qenë Porfesor Sotir Papahristo dhe, veç të lexosh emrat e profesorëve që kanë dhënë mësim në këtë
djep diturie, jo vetëm emcionohesh, por
ke dëshirë që për çdo emër dhe të përkulesh me nderim. Lista e këtij Personeli
( kjo fjalë kur lakohen ata, meriton të shkruhet me gërmë të madhe) është paksa
e gjatë, por secili emër ka një peshë të madhe. Një peshë dijeje të thellë dhe
të një pune ngulmuese dhe pasionante. Kjo trupë pedagogjike, en bloc, qenë
pasqyra ku secila nga nxënëset shikonte fytyrën e vet. Secila prej tyre, donte t'u ngjante atyre:
Profesorëve. Pse ndodhte kështu, pa mbetën në historinë e arsim-kulturës
shqiptare, nxënëse,si: Musine Kokolari,Margarita Tutulani, Motrat Biçaku,
Vitori Gjikondi, Drita Pelingu, Drita Kosturi, Liri e Fatbardha Gega. E paharrueshmja dhe bukura
si një Miss, Nermin Vlora. Padyshim, që kjo monografi ka arritur që të lakojë
shumë nga këto figura që me kontributin që dhanë gjatë gjithë jetës së tyre,
janë si të thuash modele që duhen ndjekur nga brezat. Në monografi ka dhe
personazhe të tjera që ranë "prehë" e idealeve komuniste dhe disa
prejt tyre, sa qenë në hiearkinë drejtuese, aq edhe u bënë viktimë të këtyre
idealeve. Për të qenë më i drejtpërdrejtë: Liri Gega u pushkatua. Ramize
Gjebrea po kështu. Liri Belishova u
denigrua.Fiqrete Shehu vdiq në burg.Dihet
kalvari rrëngjethës që ndoqi Musine Kokolarin. Tek shkruaj kalimthi për
këto "kalvare" të diktaturës komuniste, s'kam si mos citoj se çfarë
tha në sallë, e urta deri në madhështi, Zonja Didi Biçaku:
- Jo. Nuk flas për persekutimin tim. Qe pjellë e sistemit.
Këto fjalë të kësaj zonje kanë një domethënie me vlerë. I dituri di të falë.
* * *
Meri Lalaj e ka
ndjerë peshën e kalvarit komunist. Kolegu i saj i vuajtjeve në minierën e
Manzës, ish i burgosuri, Gëzim Çela sikur hodhi me masë kripën mbi gjellë. Nëna
ime,- tregoi shkurtazi ai,- shkoi në ministrinë e mbrëndshme të kohës së Enverit.
-Pse ke ardhur?
-Për djalin tim, Gëzim Çela.
-Çfarë kërkon?
- T'ma nxirnni nga burgu!
-Ne vetëm fusim në burg dhe nuk nxjerim...,por shko në
ndonjë organ tjetër.
Dhe nëna ime mendoi t'i drejtohej Nexhmie Hoxhës. Nënë për
nënë,- mendoi nëna ime. Por kur mendonte se do
takonte Nexhmien, i thanë:
- Çfarë e ke Vasil Lupon?!!! Dhe do të takosh shoqen
Nexhmie...
Dhe a e dini kush është Gëzim Çela? I biri i nënë Rozës,
mamisë së vetme që kishte Lushnja në vitet e pasclirimit. I asaj Rozës që është
"Nderi I Lushnjes" dhe, veç
këtij fakti, Gëzim Çela ka në studion e tij me "tapi" kitaren e Mretëreshës së Këngës" të madhe Vaçe
Zela.
Siç e shihni, qëndrova në këtë pasazh, jo pa arsye. Edhe
Nexhmie Hoxha ka qenë nxënëse e atij instituti. Bindjet dhe bëmat e Nexhmie
Hoxhës dihen botërisht, po ky pasazh tregon se sa "alergji" ka patur
kjo për profesorin e nderuar, LLupo, i arsimuar në universitetin e Vjenës.
* * *
Në promovim u dëgjua si me të mbajtur fryme ligjërata aq
prekëse e të nderuarës Vitori Gjikondi që,duke tjekaluar moshën *afro të
nëntëdhjetave* me atë shkrimin
( bukurshkrim:hollë-trash), lexoj fjalën e saj aq elokuente.
Në sallë kishte figura potente,si Artistet e Mëdha, Tinka Kurti e Roza
Anagnosti; Mjeshtri i Madh i muzikës, Zhani Ciko ( e ndjera nëna e tij,që ka
pak që u nda nga jeta,ka qenë si nënë për gjithë konviktoret e këtij insituti).
Në sallë qe shkrimtari Petraq Zoto, poetët Koçi Petriti e Musa Vyshka, Agim
Bajrami,Shpend Topallaj, Pëllumb Gorica dhe ndonjë tjetër,që nuk arrita ta fiksoj.
Emocione të veçanta në promovim ngjalli fjala e bukur e
poetit Shpend Topallaj që tha:
-Të më falni se librin ende nuk e kam lexuar, por po e
përshënde autoren Meri Lalaj me poezinë e bukur të Bërnsit, për Merin e tij mitik. Recitimi
përmëndësh i kësaj poezia brilante qe, si të thuash, ëmbëlsira që hahet në fund.
Me shijen e këtij recitimi kaq profesional u mbyll ky promovim kaq mbresëlënës.
Tiranë, 19 shtator
2013