E hene, 29.04.2024, 03:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Gjashtë muaj pa Gani Azemin

E enjte, 30.05.2013, 07:12 PM


Gjashtë muaj pa Gani Azemin!

I dashur miku im Gani Azemi,

Ishe 25 maji i vitit 2011-te dhe ne festimin e Ditës së Presidentit.Aty edhe muarëm këtë foto sëbashku me Kreshnike Mehmetajn.

Sivjet u festua përsëri por më nuk ishe ti, nuk isha as unë e as Kreshnikja.

Si ndryshuar kohrat miku im. Disa mungojnë se më nuk gjenden në mesin tonë, disa i ndau smundja e disa jeta. Në mesin tonë më nuk gjenden as disa miqë të përbashkët që ti tani i takove në boten e amshmit.Jam i bindur se atje ke takuar edhe Presidentin, edhe Komandantin, edhe veprimtarët mërgimtarë. Sëfundi të erdhi edhe kushrira Mevlyde. E re dhe plot elan por që vdekja spo na pyet.Si të ndau Ty nga ne ashtu e ndau edhe Liden e cila ecte rrugës sate, rrugës së Presidentit.

E di që në boten e amshimit ike pa na thënë lamtumirë.Ike sepse të kerkonin atje Zoti dhe miqët.Të kerkonte Enver Hadri të cilit plagët e marra nga plimbat e armikut po i kullonin gjak. Askush smund të ia sheron ato plagë Enverit pos shpirtit tënd dhe popullit i cili sot shumica po vuan për kafshaten e gojës. Ti ia sheron se di të ia lidhësh me dashuri njeriu, dhe populli kur ta arrinë vetëdijsimin.

Kullojnë gjak edhe plagët e dëshmorëve të marra nga plumbt e armikut por edhe nga plumbat e vetë vllëzërve të tyre. Këto plagë të fundit spo sherohen. Po thonë se skan sherim e gjaku nga ato varrë do të pikoj gjithmonë në jetën tonë dhe në çdo faqe të historisë sonë.Plaga e vetëshkaktuar spaska sherim miku im.Edhe Ti e thoje shpesh këtë fjalë.

Do të vinë përsëri ditë kujtimi e ti më sdo të jesh pjesmarrës. Një qeshori të pret në Enepetal ku mbahet Ora e Madhe për Azem Shkrelin. Athua do të vishë? Pa Ty sdo të ketë kuptimin as kjo ORE e Madhe.

Ti ishe krenaria e familjes, e miqëve, e kombit dhe atdheut.

Borgj po të mbetemi të gjithë por më shumë vendi i punës ku punove sëfundi e ku mungesa yte do të ndjehet gjithmonë.

 

Pusho në amshimin miku im. E di që do na e bësh vendin pranë teje.

 

Me mallin e pashuar të mikut

Agim Gashi-Gjermani!

________________________

 

AGIM GASHI

 

Miku im!

(Gani Azemit)

 

Nën kambë m’u rrokullis bota,

Kumt të zi më solli Brukseli,

Paske ikun nga kjo jetë,

Miku im, Gani Azemi.

 

Ty të lindi Kosova jote,

E t’shkoi jeta n’mërgim t’zi,

N’dhena t’huja ku kalove,

Flamurin mbajte t’futun n’gji.

 

Ke tremb serbin n’Beligrad,

Dhe themelet ia ke dridhë,

Ti, shqiptar, Gani Azemi,

Plumb as fjalë ty nuk t’ka lidhë.

 

Ke lanë pas ti shumë kujtime,

e ne s’mundemi dot me t’pyet,

Veç po t’flasim me njat grue,

Që s’pushon tuj i fshi sytë.

 

Ke lane mbrapa dy sokola

Si bijtë tanë ne do ti kemi,

Në rrugën tande do të ecin

Ardiani dhe Arbeni.

 

Kur të shkosh në atë botë t´amshueshme,

E takon Ibrahim Rugovën,

I tregon dhe Bacë Ademit,

Se jo bash mirë e le Kosovën.

 

Miku im, Gani Azemi,

Ike e na le n‘mërzi,

Për t’iu bashkue në festë dëshmorve,

Të 100 vjet t’nanës Shqipni.

 

25.11.12

Düren

A.G.

 

 

Në përkujtim të dy kolosëve patriot të mërgimit.

 

ENVER HADRIN E GANI AZEMIN

Mos ti harrojmë!

 

Ai popull që i harron bijtë e Tij-ska ardhmëri!

 

 

Agim Gashi

 

Enver Hadri, Lulja e Kosovës

 

Janë ngrysë malet tona, kodrat e Rugovës

E qajnë Enverin Hadrin, Lulen e Kosovës,

Po e vajtojnë Zanat dhe tronditin malin

Gjakun e Kosovës Jo nuk do ta falim.

 

Rrjedhen ngadalson Drini për Kosovë

Valët lot Kosove diç seç turbullon,

Hej! Seç po qahet toka e Dukagjinit

Kur po shuhen jetnat nga krismat e krimit.

 

Kur u shkrepen plumbat Brukseli plot me gjak

Dhe vranë Enver Hadrin, trimin fjalëpak,

U trondit Evropa, u këndell shqiptari,

“Gjaku im nuk falet”, një kujtim te varri.

 

Fjalët tua ishin vulë në parlament

Tundej Beligradi kund s´mund zinte vend,

Smund i thente faktet që fliste shqiptari

Andaj kriminelët flasin me armë zjarri.

 

Kaluan shumë vite kujtimi ska tretun

Për Kosoven trime Ti kurrë ske me vdekun,

Se ishe pishtar´ n´ball t´Demaokracisë

Na e tregove rrugën e drejtë të lirisë.

 

Kosova ashtë gjaku im që kurr nuk falet

T´hijshme janë dhe vorret, të lartë lapidarët,

Duhet t´shtrihen duert, t´bashkohet shqiptari

Amanet kto fjalë na i la Hero Enver Hadri.

 

Sa herë në Kosovë zbrazet pushka e krimit

Qahet n´tkater anët toka po e Dukagjinit!

 

11.06.05 Düren

 

 

AGIM GASHI

 

Miku im!

(Gani Azemit)

 

Nën kambë m’u rrokullis bota,

Kumt të zi më solli Brukseli,

Paske ikun nga kjo jetë,

Miku im, Gani Azemi.

 

Ty të lindi Kosova jote,

E t’shkoi jeta n’mërgim t’zi,

N’dhena t’huja ku kalove,

Flamurin mbajte t’futun n’gji.

 

Ke tremb serbin n’Beligrad,

Dhe themelet ia ke dridhë,

Ti, shqiptar, Gani Azemi,

Plumb as fjalë ty nuk t’ka lidhë.

 

Ke lanë pas ti shumë kujtime,

e ne s’mundemi dot me t’pyet,

Veç po t’flasim me njat grue,

Që s’pushon tuj i fshi sytë.

 

Ke lane mbrapa dy sokola

Si bijtë tanë ne do ti kemi,

Në rrugën tande do të ecin

Ardiani dhe Arbeni.

 

Kur të shkosh në atë botë t´amshueshme,

E takon Ibrahim Rugovën,

I tregon dhe Bacë Ademit,

Se jo bash mirë e le Kosovën.

 

Miku im, Gani Azemi,

Ike e na le n‘mërzi,

Për t’iu bashkue në festë dëshmorve,

Të 100 vjet t’nanës Shqipni.

 

25.11.12

Düren

A.G.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora