E diele, 04.05.2025, 08:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Ruaje këngën time

E hene, 27.05.2013, 08:26 PM


Demir KRASNIQI:

 

RUAJE KËNGËN TIME

 

Moj vendlindja ime ,

Trungu i djepit  tim –

Ruaje këngën time ,

Që ta lash kujtim !

 

Ruaje këngën time ,

Për jetë e për mot ;

Se nga zemra ime

Ta kam thurë me lot !

 

T’i këndova lisat ,

T’i këndova therrat ,

T’i këndova dimrat ,

Po edhe pranverat !...

 

T’i këndova bujqit ,

Livadhet , zabelet ...

T’ i  këndova ujqit ,

Që t’ i ngrënën delet !...

 

T’i këndova plugjet ,

Arat dhe kortarët !

T’i këndova  lugjet ,

Krojet dhe  kosëtarët !...

 

T’i këndova varret ,

Trimat dhe të parët ,

Odat dhe hambarët ,

Shkollat  dhe shkollarët !...

 

T’i këndova vuajtjet ,

Skamjet , varfërinë ...

T’ këndova bujtjet ,

Sofrat  , bujarinë !...

 

T’ i këndova t’ vjetrit ,

T’ i këndova t’ rinjtë  ,

T’ i këndova delet ,

Fyejt  dhe barinjtë  !...

 

T’i këndova dasmat

Mbushur plot me krushq ,

T’i këndova nuset

Me qerre të kuqe !...

 

Gjilan, më 26.05. 2013.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx