E diele, 04.05.2025, 08:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Fatmir Ceci: Poet i nje ndjenje te blerte

E diele, 26.05.2013, 07:16 PM


Poet i  nje ndjenje te blerte

(Homazh per poetin Ziko Kapurani)

Nga Fatmir Ceci, Poet

Duhet  te jesh talent I madh te imitosh apo riprodhosh natyren  ne picture , muzike apo poezi.Dhe per ta bere kete ndodh qe edhe vete Krijuesi I Madh  te perzgjedh dhe te jep Fryme.

Keshtu ka ndodhur me poetin Ziko Kapurani nga Floqi I Korces. Ai eshte grigja e perzgjedhur prej tij  per te krijuar poezi

Lexon librat e tij dhe heshtja  te mbushet  me imazhe  te befta  e me zera  gjeo-hapsinore.

Lexon dhe varg pas vargu nis dhe shtegeton mes  njerezve dhe mes natyres

Kujdes ! te lutet  ai .” Mos shkelni  mbi nje gjethe ,mbi nje fije bari  per te shkuar tek tjetra. Aty eshte zemra ime ,jane rrahjet e mija”.Dhe vertet mes faqesh  ti zbulon se pas cdo shkronje,fjale,vargu,strofe ,poezie,libri si pas cdo fije bari,gjetheje,peme ,pylli,  ndjen rrahjet e zemres se tij, te qeta , te vrullshme,te dhimbeshme.

Ai ndihet  I lidhur fort me natyren, me ngjyrat,aromat,forcat,mrekullite e saj

Ai behet  sinonim I saj, Ai e di mire qe ka ardhur ne jete  prej saj dhe qe brenda saj ndodhet kodi I tij  gjenetik e poetik Ai e idealizon ate, e  mbjell, e pasqyron , e formeson  plot dashuri dhe dhembshuri brenda trupit te tij  deri ne nje  narcizem egzistencial..

Si ne nje orbite   manjetike mbi faqe te librit te   levizin  para sysh elktronet poetike  te formesuara prej mishit e shpirtit te tij

.”Pyesni  ca dellinja ,nje plep/

Zogjte e fshehur nen shkure/

Ata zemren time mbajne sqep/”-citon  ai ,duke perhapur prej gonxheve te fjaleve   pjalm lirik

Natyra-Poezia  dhe Ziko ndihen te dashuaruar  deri ne dhimbje, Aq sa ne kete mardhenie nuk dihen kush eshte I dashuruari dhe kush eshte  dashuria ,kush eshte poeti dhe kush poezia .

Ata ndihen te njehesuar  deri ne lindje dhe ringjallje, deri ne  frymemarje  e dritedhenije,deri ne rrenje e ne degezime  .

Aftesa e tij  si krijues  eshte se ai  krijoj  mikroboten e tij, universine tij poetic  me  qenie,ornamente,relike, gatesa  nga  toka e tij, nga vendlindja e tij .

Epiderma e poezise se tij eshte nje Horizont I mbushur  plot piktura dhe zemra e tij nje Diell  qe u percjell drite  emocioneve dhe  ndjenjave tona

Ne krijimtarine  e tij   shpesh ka mitoligji,ka romance ,impresionizem e ekspresionizem, ka  lirike por ka dhe tragjedi e balade

Ka peme njeri dhe njeres- peme,

Ka fyej si  ere dhe erera  plot fyej,

Ka lot si lumenj  e lumenj plot lot,

Ka zogj  te lire  por per fat te keq  ka dhe  shume  gjahatare .

Poezia  e tij  pervec frymes  narrative e egzotike  ka  dhe nje  mission tjeter  fisnik  ,ai do te largoje shtresimet moderne,ne shkrimet,veshjet,argetimet,moralin,  qe mbisundon  e shtremebron sot boten   AI  I  kethehet  si nje  Horac e Safo   substaneces te hereshme e  te virgjer   racore .Poezia  e tij hyjnezon rrugicat e fshatit (si nota),Malin e Bardhe(si Olimp),Pyllin  me bredha(kengetar),Kumbullen plot lule (si vajze),

Supermarketet e shpirtit te tij   nuk shesin mallra komerciale .Reliket  me te shtrenjta   te tij jane  shtepia e vjeter,rrugicat  e fshatit, caji I malit ,fijet e barit,gota e rakise , cibuku i babait,gajdja e Vasilit ,Fyelli I cobanit,qeni I stanit etj . etj pafund .

Ai as shet e as ble ndonje prej tyre , por i mitizon, i shpirtezon ato, i vendos ne vitrina  vargjesh  dhe ben me to vetem poezi te  argjendeta  si vesa e mengjezit ,  pa makiazhe e mbingarkesa ekstravagande  .

Vargu  I tij eshte I thjeshte, tradicional,   drejtvizor,I qarte ,I kuptueshem .

Ai vertet dinte ti binte fyellit si bari, por  ai kish mesuar  me bukur te  luante me fyellin  brenda vargjeve  duke  I mbushur ato plot  muzikalietet dhe melodi  mbreselense.

Here dialogus dhe here meditaiv me plot krahasime,metafora,epitete,simbole ai  te emocionon e te mbush  plot shprese e oksigjen  jetedhenes .Ndikon dukshem  tek ty si lexues ,te manjetizon trupin e  te mbush plot adrenaline positive si  Dionis ,si Pan, apo Apollon

Permes   tritines   Natyre-Njeri-Poet  ai e perdor  talentin te  shpalose  Veteveten,Unin ,si njeri e si poet ,si materie  e si shpirt

Ai shpesh evokon moral dhe virtute etno -kulturore

Ai  nuk I neshtrohet plageve ,dhimbjeve ,melankolive,  por kacaviret pas  buzeqeshjeve  e lulezimeve .Nuk I neshtrohet smogut metropolitan,as perbetimit hyjnor,  por blerimit te perditshem  shpirtetror  e natyror

Ai mundohet te jetoje  si nje  peme kumbulle  ne kopshtet e fshatit te tij  ,  mes Selanikut plot tymra, zhurma,kollitje,maramendje e lodhje kozmopolite.

Ai guxon  te  dixhitalizoje shiun qe era e sjell prej  vendit  te tij me rete  .

Telat  e  shiut I lidh gjithnje  ne hapesire me aksesore poetike  si  linja malli dhe  u dergon  E-mail , mesazhe,vargje, te fala  miqve,shokve te afremeve  te tij shpirterore.

Ai e sfidon “elektroniken  gri “e vesh ate me blerimin e tij  poetik ,e lyen me muze,  me fryme njeriu

“Dua tju sjell pak ajer  te paster mali , pak arome caji”u  percjell   ai on-line  vargjet  shokeve e  miqve te tij ne te gjitha kontinentet,  here si nje deshire dhe here si nje  merak  zemre.

“Do vij si  nje re” plot shi e shpresa /te kendoj pike-pike ne nje avlli,

Te ulem mbi  plisa te shkreta/ te lahem lakuriq  te  Osumi perbri,

Te perzihem me qumeshtin  tek  stanet e larta/ / te kompozoj  mbi kalldreme, serenata, ,

‘Si  nje degez ahishte”quhet  libri I tij  I pare……

Dhe vertet “ si nje degez ahishte” e ka veshur pranvera  dhe zhveshur mes shirash vjeshta, e ka dridhur dimri ne ngrica dhe ka hapur  vera ne vape. Ne trupin e tij bio-poetik    vrullshem   I qarkullon  muze  natyre.

”Si  nje degez ahishte”quhet  libri I tij  I pare ……e pas saj me shume Degeza e Tituj   te tjere u mbush  Pema e tij poetike.Ajo  tani eshte shume  e madhe  me plot gjethe te blerta, fjalesh e vargjesh, me shume  lule shumengjyreshe  ndjesish e ndjenjash,me plot fole zogjsh kengetare dhe shtegetare .

Por romantizmi I tij ka caqe, ai nuk eshte thjesht evokues I nje jete baritore  te perenduar e argetuese   pa halle ,shqetsime e  probleme.Mbi trupin e tij  jeta  nguli  sepata , hapi plot plage e shkaktoi  dhimbje , por ai  prapseprape u rrit  duke u rropatur dege me dege tek Pemet e  Buzeqeshjes ,Optizmit,Endres dhe Shpreses se Jetes se Madhe

Ai me vargjet e poezise se tij ,si shkalle   mbi supe  ngjiti lartesi  qielli e mali ,kaloi pengesa e shterngata  jete ,lidhi brigje zemrash,formoi ura dashurie te ciltra,krastiti  shume dege  jete  qe te ricelnin.

Ai  tani eshte nje  Peme –Njeri me emrin Ziko Kapurani,nje Peme e Blerte qe dhe ne kete  salle   shtriu deget e na solli  feshferimen

Te faleminderit  shoku e miku yne Ziko Kapurani.Rofsh dhe jetofsh si nje Peme e Blerte  mes natyres e mes njerzve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx