E diele, 04.05.2025, 08:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Begzat Rrahmani: Kulturologut sikur i ra damlla

E hene, 27.05.2013, 08:58 PM


KULTUROLOGUT SIKUR I RA DAMLLA

Nga Begzat Rrahmani

Siç udhëtonte anija kozmike me emrin APOLO, me ekuipazhin në bordin e saj, në drejtim të Hënës, ku do të shkelte këmba e njeriut edhe atë përherë të parë prej kurrë eksiton QIELLI-TOKA-NJERIU. Ashtu edhe unë udhëtoja  me trenin e gjatë, për atje larg te pallati i DIOKLECIANIT.

Ditën e dytë  unë me disa shokë prej te plazhet e bukura diokleciane kaluam me anijen mjaftë luksoze dhe të shpejt atje te ujdhesa përballë qytetit të Dioklecianit. Aty unë disi u rehatova dhe në mbrëmje i thash njërit nga shokët se unë nuk do të kthehem me ta dhe i dhashë paratë e netëve të kaluara. I thash ti thotë pronares se kur të kthehem do ta marr valixhen me ato pak tesha që ngelën.

Ditën e katërt apo të pestë nuk më kujtohet kur me një grup të vogël turistësh vendosëm të vizitonim mini Fabrikën e Sakëzave në kryeqytetin e asaj ujdhese. Aty punonin as më shumë e as më pak por dyzetetetë vajza ndoshta kishte edhe gra, por jo më plaka se tridhjetë vjeçe. Pas vizitës patëm edhe një koktej dhe në mbrëmje një darkë me vallëzim.

Të nesërmen unë rastësisht në bisedë me një të punësuar zbuluam njëri tjetrin se kishim bërë hapat e para në krijimtari. Unë i kisha mbushur disa fletë të romanit të titulluar ” ANIJA KOZMIKE”. Aty dëgjova se njeriu i parë më kishte shkelur në sipërfaqen e planetit Hënë. Më tha se do të ishte mirë dhe se do të pajisesha me plotë dijeni nëse me të do të shkoja në fshatin afër, katër apo pesë kilometra që do të udhëtonim me mushka, se rruga ishte mjaftë përpjetë dhe plotë gurë dhe shkurre. Atje më tha ndodhet MANASTIRI ku është TELESKOPI më i përsosur në atë republikë.

Prindërit më pritën shumë mirë, hëngrëm drekën dhe u lëshuam teposhtë në drejtim të detit të bukur Adriatik, ku ndodhej manastiri aq i respektuar dhe i përfolur në atë anë falë teleskopit dhe murgeshave me një përgatitje të rrallë profesionale, por edhe mjaftë njerëzore. Edhe aty na pritën mirë veçanërisht kur kuptuan se i përkas fesë Islame. Ua tregoi qëllimin e vizitës dhe fillimin e shkrimit të një romani me tematikë fantastike, që më ishte aktuale vizita e njeriut në planetin Hëne..

Aty para se të perëndonte dielli ne u thamë se do të shkonim atje në katund e të nesërmen unë do të vija vetë për shkak se ajo do të shkonte herët në punë. Murgesha kryesore i tha që të shkonte lirisht, kurse unë do të isha mysafirë i tyre edhe atë deri në vikend, dhe  s’kishte pse të mërzitej për mua.

Deri vonë unë së bashku me një të punësuar disa herë shikuam me teleskop yjet e pa numërta të Galaktikës tonë. Nuk më kujtohet kur rashë të flejë në një dhomë ku ishin të ndezur disa qirinj dhe era e tymit më zinte frymën, por s’kisha rrugëdalje tjetër, veçse të shkoja me mendimet diku nëpër yje dhe planetë ashtu të largoja frikën dhe dyshimet, ishte hera e parë në jetë të flija dhe të kisha hyrë në një manastir apo kishë. Dorën në zemër në atë kohë po të flije edhe ne mes të malit s’do të gjente gjë e keqe. Atëherë kishim liri dhe siguri të plotë.

Përpara se të lindë dielli më thirri një nga të punësuarit që edhe njëherë të shikonim yjet, që unë kurë s’kisha parë teleskop e jo të merrem me të. Dorën në zemër ishte kënaqësi e veçantë të soditësh galaktikën e pa fund.

Si hëngra mëngjesin me murgeshën kryesore e pimë edhe nga një kafe turke dhe biseduam gjatë, por ajo ishte shumë e përgatitur edhe për fenë Islame, ose ashtu më bëhej mua, për shkak se unë si fëmijë i lindur në komunizëm s’dija kur gjë nga feja, apo fetë.

Ditën e diel murgesha duhej të shkonte në qytetin e ujdhesës përballë, në një ceremoni fetare. Më tha edhe mua që të vizitoja edhe atë ujdhesë dhe në mbrëmje do të ktheheshim prapë në Manastirin e bukur. Unë i tregova se janë bërë shumë ditë dhe duhej ta vizitoj vëllain tim ushtar, që shërbente në ujdhesën më të largët të detit. Murgesha më shikoi me habi. Do të bësh tha mirë, por atje duhej të kesh shumë kujdes, ujdhesa është e jona por populli është i huaj dhe kemi pasur shumë probleme në të kaluarën.

Herët përpara se do të lindte dielli ne zbritëm poshtë ku do të vinte anija dhe do të na merrte. Si hipëm dhe u rehatuam, murgesha nxori nga çanta një zarf dhe më tha që të bëja një vizitë te Spitali special për mikeshën time siç i thua tha ti. Këtë zarf do t’ia japish mjekut kryesor dhe nxori edhe disa të holla, këto tha i ke të fala nga unë për vëllain tënd ushtar. Spitali tha ndodhet në qytetin matanë qytetit të ujdhesës  ku do të ndalemi, ndoshta më pak se njëzet minuta. Unë kisha dashur që të na vizitoni edhe pas vizitës së vllahut. I thash se nuk më premtonte më shumë koha. Kisha dashur edhe njëherë të vizitoj mini fabrikën. Duke qeshur tha ato vajzat e bukura. U ndamë duke shtrënguar duart, ndoshta i thash takohemi ndonjëherë, jeta është e gjatë dhe plotë befasi. Murgeshën e pritnin me një veturë mjaftë luksoze dhe me mjaftë nderime.

Unë kisha një orë kohë për të ecur e pastaj të shkoja te Stacioni i autobusëve për të shkuar te Spitali special për mikeshën time. Me valixhen në krahë si i humbur ecja për rreth detit të bukur duke soditur valët dhe pulëbardhat. Disa metra përpara në një karrige shikoj një zonjë që luftonte me jetën. U afrova e pyeta për ndihmë, por ajo nuk mundej të fliste. U binda se edhe ajo e paska mikeshën time në mushkëritë e saja. E nxora Alupentin dhe ia tregova. Ajo e hapi gojën dhe më dha shenjë që sa më shpejt se mbarova. Dy herë njëra pas tjetrës ia lëshova avullin e Alupentin dhe zonja u rehatua. Mu falënderua dhe më tha që të ulesha  afër saj. Nuk shkuan as tre katër minuta pash një burrë zotëri turrej në drejtimin tonë. Zonja i tha të mos ishte zotëria, dihet atëherë thoshim shoku do të ngelje pa grua. Edhe ai duke qeshur tha shkojmë ta pimë ka një kafe. Unë i tregova planin tim. Zonja tha sot dhe sonte jeni mysafir i joni nesër shkojmë së bashku me veturën tonë se edhe ne kemi një punë në atë qytet. Për mua s’prishte punë, bile aq më mirë. U ngjitëm shkallëve dhe u ulëm në tavernën e hotelit. Shpejt erdhi një kamerier dhe tha:

- Urdhëroni drejtor. Unë u habita. Porositi hajen e mëngjesit dhe pastaj tha do të na sillni edhe nga një kafe. Aty më treguan se atë mëngjes e kishin harruar në banesë Alupentin. Si e pimë kafen drejtori thirri një punëtore që  të ma tregojë dhomën ku do të flija atë natë.

Të nesërmen pak mbas mbarimit të vizitës që kishte bërë mjeku unë e pyeta një mantel bardhë për emrin e mjekut dhe ia tregova zarfin. Ajo e mori zarfin e pa dhe më mori për dora dhe drejt e në zyrën e mjekut. Mjeku sa e pa zarfin më shikoi mua dhe të punësuarën dhe tha se zarfi ishte nga murgeshë Magda. E hapi e puthi tri herë dhe u kryqëzua e lexoi dhe më pyeti;- ku është mikesha?! Unë i thash se është në afërsi, ai dhe mantel bardha shikuan njëri tjetrin, pastaj edhe mua. I thash duke qeshur se ajo është në trupin tim, unë ka disa vjet pa të nuk mundem të jetoj. Qeshi mjeku qeshi edhe mantel bardha. E thirrën edhe një tjetër motër dhe u tha që të bënin krejt analizat. Kurse mua më tha se duhej të rrija dy apo tri ditë në atë spital edhe ashtu do të kurseja pak para dhe ditën do ta shfrytëzoja për plazh, se po të ankoheni, tha te Magda na mori lumi. U thash se kam edhe librezë shëndetësie, por ai tha se unë jam amanet i murgeshës. Unë i thash se dua në librezë të shënohet krejt mjekimi në atë spital, mjeku tha qenke shumë  pedant, në fund i bëjmë të gjitha, mos u merakos.

Vëllai ishte mire, por situate ishte më e ndërlikuar se sa më kishte folur murgeshë Magda. Edhe pse unë nuk pata ndonjë problem, por me fjetjen time në Shtëpinë  Armatës së atëhershme edhe atë me urdhër të përgjegjësit të saj do të thotë se turistët e veçanërisht familjarët e ushtarëve nuk ishin të sigurt në atë vend, ku edhe turistët ishin shumë, shumë të paktë.

Unë i kisha mbushur dy fletore me shënime dhe mendoja se e kisha kryer romanin që më titullin e mbante prej gati një viti “ANIJA KOZMIKE”. Por ai duhej të shtypej në makinë shkrimi. Në atë kohë në familjen time s’kishim, por as edhe shokët e mi s’ posedonin një makinë të tillë. Në Prishtinë në bisedë me një shok klase nga shkolla e mesme në Gostivar,  më tha se ka makinë shkrimi dhe pas një jave do të ma sjelli.

Një muaj bile më tepër unë prish e ndreq e shtypa romanin edhe atë në tri kopje. Ia ktheva makinën duke iu falënderuar, por edhe ai më tha; sa herë që të kesh nevojë makinën do ta kem në dorë.

Pas një kohe të shkurtër isha përballë redaktorit të botimeve atje në kryeqendër. Biseduam pak kohë, për shkak se ai priste një delegacion nga Beogradi. Dorën në zemër më tha se i vjen mirë që një shqiptar shkruan romane me tematikë fantastike. Po ashtu më tha se ai do ta shikojë bile do ta lexojë me vëmendje dhe pas një muaji prapë të kthej në zyrën e tij.

Ai muaj mu bë sa një vit, shumë herë i lija edhe ligjëratat duke  shfletuar pjesë të romanit. Ditën që shkova te redaktori s’ishte në zyrë, njëri nga të punësuarit në zyrën tjetër më tha se më mirë do të jetë që të kthej të nesërmen. Ashtu edhe ndodhi të nesërmen u takuam prapë në zyrën e tij. Ai pa mos më shikuar diçka më fliste dhe si humbur shfletonte pa lidhje do letra që ishin mbi tavolinë. Me tha se kam përdorur dialektin e Kërçovës, që s’kishte të drejtë. I thash edhe nëse e kam përdorur kam të drejtë se ndodhitë ndodhin jashtë Kosovës, Shqipërisë, Kërçovës ime dhe..., ato ndodhin diku larg nëpër planetë.

Kur vajta herën e tretë ma dha dorëshkrimin dhe më tha që për pak kohë të ia dorëzojë atij në Shkup te Flaka e Vëllazërimit. Në të dalë ai që dikur më tha të kthej të nesërmen, prapë më tha; ishte te vendasi, unë u habita, ai vazhdoi; vendasi nuk është njeri i mirë...

Disa vjet endesha Shkup- Prishtinë, por assesi të gjejë mirëkuptim. Pas tridhjetetre vitesh, kur më kisha bërë një emër bile edhe mbiemër, kur kisha botua një numër të madh titujsh poezie e tregimesh nëpër shumë gazeta dhe revista konkurrova në konkursin e shpallur të Ministrisë së Kulturës të R.M. dhe për fat të mirë komisioni i kishte dhënë vizë për financim.

Doli romani, e shpërndava nëpër miq shokë e armiq. Dikush do të thotë, pse përdor fjalën armiq. Populli thotë: “ Dikush paska të drejtë të bëjë një padrejtësi ose krim, unë kam të drejtë ti tregoj ato padrejtësi dhe krime”. Të gjithë apo shumica e atyre që punonin nëpër redaksi ishin armiqtë tonë që krijonim. Njëri prej atyre u punësua në Ministrinë e Kulturës, prej aty ku duhej ti merrja edhe të hollat. Sa herë që shkoja më priste shumë keq dhe ashpër. Bile njëherë më tha se unë kurrkund nuk jam në dokumentet e Ministrisë. Atëherë prej çante ia qita gazetën me rezultatet e konkursit. Ashtu kaloi një kohë bukur e gjatë.

Një ditë i revoltuar prapë trokita në zyrën e tij. Prapë ishte e njëjta përgjigje, por tash disi më përmendi për njëfarë marrëveshje. Unë edhe më shumë i revoltuar dola prej zyre duke menduar ku do ti gjeja paratë të paguaj shtypshkronjën. Duke zbritur shkallëve teposhtë mendoja a të shkoj rrugicës me qilim të kuq, apo të bijë në diagonale. Vendosa mos bëhem aq i çmendur dhe vazhdova nëpër rrugicën e kuqe, sepse ajo rrugicë ndodhet në godinën e Qeverisë. Pas disa hapave, dëgjova një të bërtitur: “Ooo B.RR, çfarë e mirë të ka sjell këtu?! Dorën në zemër nuk munda të besoj se a jam në ëndërr apo është realitet. Kur ktheve kokën pashë artistin e madh, që dikur luajti përpara kërçovarëve rolin kryesor te “ BALLADA E URTISË”, unë pas disa ditësh botova poezinë po me atë titull, kushtuar artistit të madh të asaj ane. I thash se nuk më ka sjellë e mira, por e keqja. Dhe ia sqarova problemin. Ai me atë tonin e tij fisnik tha:

- Problemi u zgjodh, ky është njeriu i cili e ka në dorë atë punë. Unë thash se nuk e njoh, por si do qoftë përpara i falënderohem. Ai tha  menjëherë të bëjë një padi. I thash se ajo është vetëm sa të dal dere, do të harxhoj më shumë para se sa do të marr, dhe pikëpyetje a do të marr. Atëherë më kërkoi romanin e pa dhe më tha prapë të kthehem te zyra ku isha pak më parë. Përshëndete nga unë, dhe thuaj të kryej punë, nëse nuk kryen tregoi artistit. Pastaj është puna ime. Dorën në zemër unë harrova mbiemrin, por mbajta mend emrin se kishte emrin e trimit dhe heroi tonë të MADH.

Kur më pa prapë në derë me ton edhe më të ashpër se përpara më the se pak më parë më tregoi se nuk jam askund. I thash të bënë të fala SEKRETARI SHTETËROR I KULTURËS, ia përmenda emrin, Ai tha; ta kryesh këtë punë. Atëherë dash besoni dash jo atij që kërkonte NEGOCIATA sikur i ra DAMLLA. Dhe i tha koleges që të shikonte mirë në kompjuter, ajo hapi një faqe dhe i tha;- ja ku është emri e mbiemri, bile edhe më tepër. Mua më vajti mendja dhe vetë me vete thash: ajo që është e  shkruar nga Zoti nuk munden ta ndryshojnë ato që u bie DAMLLA nëpër kolltukët e pa merituar. U falënderohem nga zemra AKTORIT dhe SEKRETARIT, që ma hoqën atë barrë të rëndë...



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx