Kulturë
Shaban Cakolli: Ramiz Dërmaku - ''Valëvitjet e fjalës''
E marte, 28.05.2013, 08:15 PM
POETI QË
NDRYDHI DHE SHTRYDHI PADREJTËSITË E KOHËVE NËPËRMJET VARGJEVE
“VALËVITJET E FJALËS” RAMIZ DËRMAKU
BIBLIOTEKA
Letërsi
Shqiptare
Këshilltar
editorial:
Nexhat
Rexha
***
Redaktor:Skënder
Zogaj
Recensent:Pal
Sokoli
Korektore:Adriana
Tabaku
Lektor:Liman
Zogaj
Ballina:Laura
Rushani
Shkruan: SHABAN CAKOLLI
Ky libër
del në dritë në Bukuresht,në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve
të Rumanisë Krijimi i poezisë dhe artit përgjithësisht kushtëzohen ,nxiten dhe
motivohen nga imperativet e brendshme të subjektit.Aty ku vepra letrare
krijohet nga motive artistike,gjithësesi është në funksion më të thellë
estetik.Poezitë e Ramiz Dërmakut,janë përmbledhje poetike të botuara në
mërgim,ku letërsia në mërgim nuk mund të jetë ndonjë letërsi tjetër,me ndonjë
privilegj më tepër se ajo në atdhe,vetëm se është një përpjekëje për të kaluar
kufinjët,tek e cila poeti është brenda muresh,në përpjekëje gjëthnjë për të
kaluar përtej këtyre muresh që na i ngritën veprat e së kaluarës.
Poeti i
mërgimit bartë në supe dy barra të rëna;mallin dhe hallin e atdheut dhe pllakosëjen
e rëndë të mërgimit.Poezia jonë filloi të kultivohej në kohë të vështira,kohët
kur nuk kishim vend të i këndonim dhe vargëronim dashurive,kohë kur pushtuesi
ushtronte dhunë shpirtërore,shkatërrim gjaku,gjenocid,masakër,shpërbërëje e
njeriut,kombit,përpjekëje pushtuesish të na humbin tradita,doke e
zakone,shkatërrim arti,kulture,letërsie,mbjellje padituriee shumë poshtrime që
na i solli pushtuesi,janë tema qenësore të trajtimit dhe zbërthimit të poezive
të Ramiz Dërmakut,të nxjerrura nga dhembja e thellësisë së shpirtit.Ramiz
Dërmaku si shumë të tjerë krijues dhe veprimtarë kanë lindur,janë rritur nën
pushtetin e eskadronëve të ushtrisë e policisë sllave,por me pushkë,penë e
mençuri,aftësi organizative,vendosmëri,shëmbëlltyrë e përkushtim nuk pushuan aktivitetin
e tyre për çlirim nga fara e egër pushtuese.Ishin këto kohë të vështira kur
duhej të farkoheshe të bëheshe veprimtarë kombëtarë,krijues,poet.Të bëheshe
poet atë kohë duheshe të kaloje nëpër thepa plot gjemba,të
hulumtoje,rrugëtoje,kërkoje formulime të ndryshme që nxjerrin e shprehin
gjendëjen tënde shpirtërore,pikëpamjet ndaj jetës,ndaj botës qoftë përballë
gëzimeve të përjetuara, qoftë përballë sfidave të kohës.Ramiz Dërmaku ka nisur
këtë rrugëtim të poezisë i ri,kur lexoja disa poezi të tijë zemra më bëhej mal
,si ky bashkëvendas përmes vargjeve me guxim dhe përkushtim shtrydhte
padrejtësitë e asaj kohe.Asnjëherë më mirë se tani,nuk e kam njohur poezinë e
tijë domethënëse,se kur e kam tani në tavolinën e punës,me një përmbledhëje të
kompletuar”VALËVITJET E FJALËS”.
Të bëhesh
poet nuk është diqka e lehtë,duhesh të kesh ardhur në këtë botë me dhunti për
të shkruar,me dhunti për kapëjen e mendimeve të shpejta të të tjerëve,për të u
shprehur dhe për të u thënë të tjerëve,ate që e ndjenë ndryshe nga ata.
Të dijshë
të vargërosh,do të thotë se magjia e fjalës të lëkund shpirtin, të zgjon
ndjenjat dhe mendimet për të shprehur;gëzimet,hidhërimet,dashuritë,vuajtëjet,të
shtrydhësh të keqen nga vetja,për të luftuar të keqen e jetës tënde dhe të
tjerëve,të protestosh kundër të keqes,të shëmtuarës,edhepse fjala poetike është
e pafuqishme të bëjë mrekullira,po që nxitë dashuri,frymëzon njerëzit në
atdhedashuri etj……Të jeshë poet duhesh të jesh atdhedashës dhe guximtarë,dhunti
këto që veprimtari kombëtarë,mësuesi gazetari,publicisti dhe poeti Ramiz
Dërmaku,i ka pasur nga fëmijëria.Të flitet për jetën dhe veprimtarinë
atdhetare,për pregaditjen teorike,aftësitë
organizative,shëmbëlltyrën,përkushtimin dhe guximin e Ramiz Dërmakut do të
duhej shumë kohë dhe hapësirë,ne shkurtimisht po japim:
SHËNIME
PËR AUTORIN
Ramiz
Dërmaku vjen nga një familje fisnike me rrënjë të lashta të atdhetarizmit
shqiptar. U lind më 10 nëntor 1956, në fshatin Shipashnicë e Epërme, komuna e
Dardanës (ish Kamenicë). Gjashtë klasët e para të shkollimit fillestar i kreu
në vendlindje, ndërsa dy vitet e fundit në shkollën fillore “Skënderbeu” në
Hogoshtë. Tre klasët e gjimnazit (drejtimi gjuhësor), i kreu në Hogoshtë,
ndërsa vitin e fundit në Dardanë. Me shkrime filloi të merret që nga shkolla e
mesme. Pas kryerjes së gjimnazit regjistrohet në Univerzitetin e Prishtinës,
Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (dega e Biologjisë), në Prishtinë.
Gjatë vitit 1981 ishte student i vitit të dytë. Sipas shtypit, “Ky aktivist i
dalluar i diasporës sonë, e fillon bisedën me fjalë të qeta, i rradhit
ngjarjet, aksionet, mbledhjet, tubimet, protestat, demonstratat, porsi fletët e
një romani.” Ngjarjet e 11 dhe 26 marsit, si dhe ato të 1 e 2 prillit, jo vetëm
që i ka përkrahur, por edhe ishte pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë në to, si
pasojë e së cilës e larguan nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, duke
e përjashtuar për shkak të pjesëmarrjes së tij në demostrata. Falë sjelljeve
dhe angazhimit të tij, Dr. Dervish Rozhaja do t’ia bëjë të mundur të regjistrohet
në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë (grupi
Biologji-Kimi). Ramiz Dërmaku është autor i një biografie të bujshme e të
dhimbshme. Vargjet e para i ka botuar në disa gazeta që delnin në Perendim
(Liria dhe Zëri i Kosovës).
Gjatë kohës
së studimeve në Gjakovë, së bashku me disa shokë, ishte duke i bërë pregatitjet
e fundit për ta kremtuar njëvjetorin e ngjarjeve të vitit 1981. Më 9 mars të
vitit 1982, do t’a arrestojë në banesën e tij policia dhe organet e sigurimit
të Gjakovës. Pas torturave të shumta që pat pësuar në burg, me procedurë
urgjente iu shqiptua masa e dënimit me dy muaj burg të rëndë, me pretekst për
fletoren e Anatomisë ku i kishin gjetur dy vjersha që ua kishte kushtuar
ngjarjeve të vitit 1981. Katër vjet punoi në arsim. Pas daljes nga burgu,
ndjekjet dhe interesimet informative shpeshtoheshin. Duke e parë se jeta për
çdo ditë bëhej më e vështirë, gjendja politike acarohej, për t’i shpëtuar më të
keqes, detyrohet të emigrojë në Zvicër, ku pat fat të stabilizohet. Gjatë qëndrimit
të tij në Luzernë, merr pjesë aktive në protesta dhe demostrata, ndihmon
shkollën plotsuese shqipe në diasporë, bën orvatje për ta unifikuar mërgatën
tonë. Pasojnë provokimet dhe persekutimet psikologjike kundër bashkëshortes së
tij nga ana e klyshëve të sigurimit komunsit, që kërkonin që sa më parë të
kthehet burri i saj në Kosovë, duke e gënjyer se pastaj do t’ia japim
pasaportën.
Me
kalimin e kohës gjendja shëndetësore e saj u keqësua, kurse Ramizi vendosi të
kthehet në Kosovë. Posa arriti ilegalisht në shtëpi, forca të mëdha policore
dhe njësia speciale e arrestuan, ia demoluan shtëpinë dhe e dërguan të lidhur
tek kryeshefi i Policisë në Dardanë. Pas një bisede informative, kur e pa po e
ndiqnin dhe tentonin t’ia marrin pasaportën, largohet për në Zvicër. Të
nesërmen, organet policore serbe ia rrethuan shtëpinë dhe pas demolimit të saj
ia marrin veturën duke u thënë familjes se kur të vijë Ramizi, ne do t’ua japim
veturën. Pas disa muajsh, organet e SUP-it, në krye me spiunin Moma, shkojnë në
shtëpi dhe ia marrin edhe veturën tjetër me tabela të Zvicrrës. Veturën e parë
e morri pas 9 muajsh babai i tij, ndërsa tjetrën kurrë më nuk e pat parë. Merr
pjesë si organizator, së bashku me familjarët e tij, në ngjarjet e vititeve
1990-91. Katër vjet punoi pranë Shkollës fillore “Skënderbeu” në Shipashnicë të
Epërme, si arsimtar i Biologjisë. Në gusht të vitit 1986 ia ndalojnë të drejtën
për të punuar në arsim. Në shtator të vitit 1992, kalon në ilegalitet, dhe në
mungesë të tij, gjykata serbe kishte vendosur që të ndiqet penalisht. Në
protesta, asokohe morri pjesë aktive Ramiz Dërmaku me dhejtra shqiptarë të
tjerë që përbëjnë lëndën e një portreti për intervistë. Ditën e fundit të
protestave, të gjithë protestuesit, nga të gjitha fshatrat, pasi ishin tubuar
në Roganë, vendosën që ta thejnë kordonin e policisë e të marshojnë në drejtim
të Dardanës, mirëpo nuk arritën. Prandaj, të gjithë protestuesit shkuan në
këmbë nga Rogana, duke e kaluar lumin e Roganës drejt fshatit Bllatë, Topanicë,
Koretin.
Por,
ndërmjet Koretinit dhe Berivojcës ishin stacionuar forca të mëdha policore, të
pregatitura edhe me mjete transporti (pizgauer dhe tanksa). Demostruesit e
thyem kordonin e parë të policisë, i cili ndodhej mbi Koretin tek Lapidari i
dëshmorëve të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës nga fallanga serbe. Mirëpo,
policia për t’i penguar demostruesit që mos të hyjnë në Dardanë, filloi ndaj
protestuesve të përdorë gazin lotësjellës, i cili u pengonte. Në anën tjetër
nga shtëpit e shqiptarëve në Koretinë, demostruesit furnizonin me djathë, qepë
dhe bukë. Pasë një lufte ballëpërballë me forcat policore, që zgjati mbi një
orë, të lodhur e të rraskapitur nga shiu, kthehen për në shtëpi. Me 17 shtator
të vitit 1992, për t’i shpëtuar ndonji dënimi apo izolimi, Ramizi emigron në
Ravensburg të Gjermanisë. Bëri kërkesën për strehim politik, dhe organet
kompetente gjermane brenda një kohe të shkurtë do t’ia njohin të drejtën e
qëndrimit në atë vend. Që nga ditët e para ra në kontaktet me disa aktivistë të
LDK-ës, pranë filiales së kësaj dege në Ravensburg. Gjatë zgjedhjeve të vitit
1993, do të zgjidhet anëtar i kryesisë së aktivit të LDK-ës në Ravensburg.
Mirëpo, gjatë kohës sa ishte veprimtar aktiv i kryesisë së kësaj dege, së
bashku me shokë tubuan ndihma të mëdha materiale, humanitare, veshëmbathje,
duke e ndihmuar shkollën shqipe në Kosovë, Univerzitetin e Prishtinës e të
Tetovës, organizuan protesta e demostrata për internacionalizimin e çështjes së
Kosovës. Në vjeshtën e vitit 1994 mbaheshin zgjedhjet në LDK-ës, pra edhe në aktivin
e Ravensburgut.
Në
kuvendin themelues të BISHM-im, zgjidhet anëtar i kryesisë së BISHM-it, dhe
zëdhënës i mjeteve të informimit. Që nga 15 janari i vitit 1995, e deri më 7
Mars të vitit 1996, do të pranohet bashkëpuntor i gazetës “Zëri i Kosovës”, që
botohej në Zvicërr. Nga data 12 maj 1997, do të fillojë punën si gazetar tek
gazeta kombëtare “Bota sot”, bashkëpunëtor i së cilës është sot e kësaj dite.
Kryesia e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Gjermani, organizuan tubime
të panumërta me mërgimtarë (madje edhe me gjermanë), të cilët i njoftonin me
gjendjen e rëndë ne të cilën kalonte Kosova, si pasojë e kolonializmit dhe
barbarizmit serb. Mbajtën edhe tryeza te rrumbullakta, siç ishte ajo në Singen,
ku nikoqir ishte Klubi Shqiptar Kosova, në krye me atdhetarin, strategun e
artit luftarak dhe themeluesin e bërthamave të para të UÇK-ës, Agim Çelaj.
Në atë
tryezë arritën që për herë të parë t’i ulin së bashku të gjitha subjektet
shqiptare që vepronin në diasporë. BISHM-i organizonte tubime me mërgimtarë
nepër klube, shoqata, dhe orvatej ta unifikonte diasporën shqiptare në Gjermani
e më gjërë. Anëtarët e kryesisë së BISHM, duke e patur Ramiz Dërmakun anëtar i
kryesisë dhe zëdhënës i mjeteve të informimit, së bashku me gazetarë tjerë, pos
që mbanin tubime me mërgimtarë, mbajtën shumë takime me deputetë të Parlamentit
gjerman dhe të atij europian, me kryeredaktorë të gazetave gjermane, me rektorë
shkollash e univerzitetesh, me gazetarë të mediave të shkruara dhe atyre
elektronike. Kryesia e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim (BISHM),
falë punës së pa lodhur të Ramiz Dërmakut, arriti të depërtojë dhe të
intervistojë edhe deputetët e Parlamentit gjerman dhe të atij europian, falë
edhe prof. Azem Ajvazit, i cili gjatë takimeve tona me deputetët e parlamentit
gjermanë luante rolin e përkthyesit. Organizata e tyre ishte kyçur edhe në
aksionin humanitar “Ndihmë për Kosovën”, nga i cili aksion tubuan mbi 30 tonë
veshmbathje, medikamente, vaj etj.
Kohën më
të madhe, Ramiz Dërmaku me aktivistët e tjerë ia ka kushtuar mbrojtjes së
fëmijëve nga asimilimi, duke bërë orvatje që të hapin sa më tepër shkolla
shqipe. Kontributin më të madh e ka dhënë duke shkruar shkrime të cilat kishin
për qellim unitetin dhe bashkimin e mërgatës sonë. Gazetat apo revistat ku unë
ka shkruar gjatë asaj kohe janë: “Rilindja”, “Bujku”, “Bota sot”, “Jehona”,
“Mërgimtari”, “Zëri”, “Koha”, “Kosova press”, “Zëri i Kosovës”, “Zëri Ditor”,
“Dardania”, “Gazeta Java”, “Republika” etj. Është prezent edhe në web-faqet
Ramiz
Dërmaku i takon një treve me pasuri të pashterrshme kulturoro-kombëtare.Rogana
e Dardanës,vend ky ku u lind,u burrërua Ramizi,gjëthnjë ka pasur dhe ka burra
të shquar dhe veprimtarë.Atë botë të fëmijërisë së tijë Ramizi po rritej nëpër
odat ku tuboheshin vendasit e tijë të mençur që bisedonin për çështje të
ndryshme të jetës.Ai po rritej në mesin e këtyre veprimtarëve të mençur,të
cilët rrëfenin për historinë
kombëtare,trimërinë,mençurinë,qëndresën,burrërinë,stoicizmin,besën,nderin,dashurinë
kurse mes tyre njomaku Ramiz Dërmaku mirrte brumosëjen e frymëzimeve.Megjithatë
në këto treva atëbotë ishte ngarkesë padrejtësishë,përndjekëjesh,burgosjesh,mbi
shqiptarët e këtyre trojeve që ushtronte hegjemonizmi i monarkisë sllave.Kjo
vuajtëje mbi njerëzit e tijë,qëndresa e tyre për Ramizin u bënë tema qenësore
të poezive të tijë.Ramizi vargëroi vargje protestuese,u dha frymë,shpirt e
ritëm,jo tani,por nga vegjëlia.Pavarësisht që libri”Valëvitjet e Fjalës” tani
sheh dritën e plotë të botimit,Ramizi nga vegjëlia fitoj njohuri nga
letërsia,lexoj shumë dhe fitoj dhunti të dalloj të bukurën nga e shëmtuara,kur
i zotoi këto fitoi edhe guximin për të shprushur shpirtin,shprushje kjo që u bë
burim nga i cili u valëviten vargjet e Ramiz Dërmakut,u pasuruan me figura
poetike,metafora,simbole e tj……
Pra;libri
Valëvitjet e Fjalës,është libër i prushit të madh poetik,ku jipet mesazh i
fuqishëm mes të cilave poeti pastron shpirtin poetik,zhveshë fytyrat e
shëmtuara në shoqëri,përmbysë zhgënjimet,zgjon ëndërrat,nxenë shpresat e
shpirtit dhe njerëzve për rreth.
Ramiz
Dërmaku shquhet ndër krijuesit e devotshëm tek i cili shkrimi dhe leximi ishte
dhe mbetet pasion i tijë,dashuri e shpirtit të tijë,mënyrë e të jetuarit me të
cilin jeton në të njejtën çati,ku përmes vargjeve të gëdhendura stolisë dhe
ndritë mendimet e tija.
Më duhet
të përshëndes mendimet kritike dhe ato të parathënjes të cilat poetin Dërmaku e
quajnë poet me moral ideal,identitet,dinjitet dhe personalitet.Vetëm të tillët
e njohin Dardaninë si shkëmb i pamposhtur i gjallërisë së kombit,që dijnë mes
valëvitjes së fjalës të i vargërojnë lashtësisë sonë,martirëve të kombit
filluar nga Skënderbeu,Jasharajt,Gërvallajt,Fazli Grajqevcit……me një përjetim
të ndjenjës së shenjtë.Libri i Ramiz Dërmakut është libër historiko-kombëtarë,i
pasuruar me tema historike,me personazhe që kanë hyrë në historinë tonë më të
re,duke i shtuar krenarinë kombit.Libri i Ramiz Dërmakut”Valëvitjet e Fjalës”
ka të shënuara me vlera të larta artistike të cilat kohët nuk mund të i zbehin
që ruajnë në zemër emrat dhe kujtimin e pa harruara të atyre që bënë
historinë,krenarinë dhe lavdinë e kombit.Vargjet e Ramiz Dërmakut janë vargje
që frymojnë atdhedashuri,bashkim,krenari dhe njerëzi.Janë vargje me një gjuhë
të çiltër, shprehëje sinqeriteti, vargje të gdhendura me një sistem figurativ
të dendur.Ramiz Dërmaku del një krijues me ndjenjë dhe mendim të
sinqertë,edukues dhe frymëzim brezash.Ramiz Dermaku mbetet poet dhe veprimtarë
i devotshëm i çështjes kombëtare,i cili veprimtarinë atdhetare e stërviti në
atdhe dhe ilegalitet,bashkoj në çështjen madhore faktorin kombëtarë të
emigracionit të ngrisin zërin kundër shtypjes,vrasëjeve e shpërnguljeve të
shqiptarëve nga forcat serbo-jugosllave,punoi në senzibilizimin e opinjonit
botëror për çështjen e pazgjidhur shqiptare në ish-Jugosllavi.Ky intelektual i
kohës moderne shquhet si krijues dhe veprimtarë i cili pasuroj letërsinë tonë
me një plejadë bijë të kombit që shtuan krenarinë tonë kombëtare.Poetit të
atdhedashurisë z.Ramiz Dërmakut i urojmë shëndet dhe shumë libra të tjerë.