Kulturë
Sherif Shaqiri: Ma imponoi respektin
E marte, 28.05.2013, 08:08 PM
Ma
imponoi respektin.
Nga Sherif Shaqiri
E shihja
çdo ditë tek lëviste i vetmuar atë plak me një palë tespi nëpër duar duke folur
nga një herë me veten. Herë herë ndalonte tundëte kokën, dhe përsëri lëviste me
atë çapitjen që ja impononte mosha e tij. Dukej njeri i qetë por energjik,
hynte në klubin përballë pallatit ku ishte strehuar, pothujse në të njëjtën orë
çdo mëngjes, porosiste kafen të cilën e pinte në heshtje dhe kthehej ngadalë
për në shtëpi. U miqësua shpejt me shumë bashkmoshatar nga lagjja në veçanti me
patriotët e tij. Atë mëngjes tavolina bosh në lokal nuk kishte, u afrua dhe më
pyeti në mund të ulej të pinte kafenë. E pashë me dashuri dhe ndjeva rrespekt
për mënyrën si mu drejtua. Biseduam gjëra të përgjithshme, mbasi ai nuk më
njihte ndërsa unë e kisha parë më parë. Ishte i dlirë në bisedë dhe nuk
nguronte të shfaqte haptasi mendimin e tij dhe sidomos në pakënaqësitë që
- Jo ju
tha ajo grua plakë e pa shkolluar por me zemër të madhe. Ju nuk e doni për
vete, mua zoti nuk më dha fëmi dhe të gjithë fëmijtë e fshatit i kam gjakun tim
dhe të burrit. Mbasi dhe ajo ishte vajzë po nga ai fshat, dhe i kam si fëmijtë
e mi. Le tju japim shkollë të bëhen të ditur të nderojnë veten, prindrit dhe
fshatin. I priti sipas zakonit përfaqësinë e fshatit, jo si grua por si burrë
dhe kaluar burrit. U ndërtua një ndërtesë e madhe që u quajt shkolla e
Luaratit. Kishte tre dhoma të mëdha që u përdorën si klasa për mësim, dy dhoma
për gjumë për mësuesit, një guzhinë, një dhomë për të hëngur bukë. Në të
gatuhej për mësuesit dhe nxënësit që vinin nga fshatrat e tjerë. Katër mësuesit
i morën nga Korfuzi. Gjuha në të cilën mësuan në këtë shkollë ishte greqisht,
dhe kjo shkollë u njoh si shkollë 11 vjeçare nga ministria e arsimit të shtet
Grek. Nxënësit që mbaronin këtë shkollë kishin të drejtë të vazhdonin të lartën
në Athinë. Mësimi bëhej në orar të ndryshëm, çdo klasë kishte nga dhjetë
dymbëdhjetë nxënës dhe çdo vit shtoheshin nxënësit, se vinin dhe nga fshatrat
pranë. Librat dhe fletoret i mirrnin në qytetet e mëdha Janinë, Gumenicë apo
Athinë. Mësuesit dhe gruaja që punonte si guzhinjere dhe si pastruese paguhej
nga fshti. Kjo shkollë vazhdoi të funksionoi deri sa Greqia hyri në luftë me
Italinë, në mbarim të luftës greku na përzuri me forcë nga vatani, dhe nuk di
gjë pë fatin e saj. Unë vazhdoi ai tegimin vazhdova deri në klasën e pestë
pastaj vajta me bagëti mbasi vëllai i madh filloi tregëtinë me kafshë, shiste
prodhimin që bënim në arë dhe djathin e gjalpin. Disa nga fshati vazhduan deri
në klasë të tetë si Hamdi Buza apo Ramadan Bulbashi. Kur erdhëm në Shqipëri
Hamdiu punoi si llogaritar në ndërmarjen Bujqësorë Perlat Rexhepi Bushat
Shkodër, ndërsa Ramadani si llogaritar në kombinatin e Konservimit peshkut
“Ekstrat Tanin” në Vlorë, dhe të tjerë që si di ku kanë punuar. Shkollë si kjo
kishte në qytetet e mëdha si në Prevezë, Gumenicë, Filat, Pramëthi, Pargë etj,
të ndërtuara mbas viteve 1920. Në vitet 1936 u hapën në disa fshatra shkolla të
ciklit të ulët deri në gjashtë klasë si Mazërreku, Varfanji, Vola, Arpica etj.
Ligjëratën e tij e shoqëronte shpesh me një “ EH ” të thellë dhe shpesh herë
fshinte sytë nga lotët që i rridhnin mbi faqet e vyshkura, nga malli për
vëndlindjen e tij. Këto shkolla bënin mësim në ndërtesa të vogla, apo pranë
xhamive të fshatrave, ku bënin krahas mësimeve shkollore dhe mësime fetare. Në
të gjitha shkollat gjuha ishte greqishtja dhe shkrimi dhe leximi, ndërsa mësimi
fetar ishte feja myslimane, ku e ipnin vetë hoxhallarët e fshatrave, gjithnjë
në gjuhën greke. Kjo ishte politika e greqisë deri sa na përzuri nga vatani. Në
fillim donte të na ndrronte me grekët e Turqisë, por nuk e lanë fuqitë e mëdha.
- Kam
ardhur tetëmbëdhjetë vjeç në Shqipëri djalo më tha. Kemi punuar shumë, na kanë
çuar në punërat më të vështira, por kemi mbajtur familjen me punë të ndershme
dhe me djersë. Kur erdhëm këtu blevëm bagëti, se blektorinë njihnim, por na i
mori qeveria se i kolektivizoi dhe na la me gisht në gojë.
– E ç`të
ka mbetur pishman nga Çamëria i thashë.
-Më pa me
përçmim dhe si erdhi mirë për pyetjen dhe më tha, që nuk ishte pyetje ajo për
moshën e tij dhe e ndjejti veten të fyer.
- Jo i
thashë unë duke u shfajësuar se babain tim e mirrte malli për çdo gjë që binte
erë Çamëri. I u bë qejfi dhe tha:
- Ashtu është nxjerr mallë kur i ndëgjoj dhe emrin, dhe jo po ta shoh me sy. Por ç`ti bëjsh politikës. Jemi shtet i vogël ne dhe fuqitë e mëdha bëjnë çtë duan me të vegjëlit. Europa përkrah Greqinë se ajo është në BE dhe ka njerëz të pasur në botë. Pishman e kam se dua të shoh vatanin tim një herë se pastaj do të vdesë i qetë. Vajta dhe më kthyen në Qafë Botë, dhe fshiu lotët përsëri. Se vdekja e burrit dhe ngordhja e kalit nuk dihet ku dhe kur janë, thoshin të moshuarit tha. U ngrit dhe më zgjati dorën, më kërkoi të falur se më la pa punë dhe më falenderoi që e ndëgjova dhe e respektova. Eh thashë unë kur një zemër qan nga brënda, goja mundohet ta ngushëlloj atë dhe bashkëbizeduesin me mendimin e mirë që ka kaluar, për tja lehtësuar boshllikun që ndjen.
Sherif Shaqiri, lindur në Luarat.