Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sherif Shaqiri: Ma imponoi respektin

| E marte, 28.05.2013, 08:08 PM |


Ma imponoi respektin. 

Nga Sherif Shaqiri

E shihja çdo ditë tek lëviste i vetmuar atë plak me një palë tespi nëpër duar duke folur nga një herë me veten. Herë herë ndalonte tundëte kokën, dhe përsëri lëviste me atë çapitjen që ja impononte mosha e tij. Dukej njeri i qetë por energjik, hynte në klubin përballë pallatit ku ishte strehuar, pothujse në të njëjtën orë çdo mëngjes, porosiste kafen të cilën e pinte në heshtje dhe kthehej ngadalë për në shtëpi. U miqësua shpejt me shumë bashkmoshatar nga lagjja në veçanti me patriotët e tij. Atë mëngjes tavolina bosh në lokal nuk kishte, u afrua dhe më pyeti në mund të ulej të pinte kafenë. E pashë me dashuri dhe ndjeva rrespekt për mënyrën si mu drejtua. Biseduam gjëra të përgjithshme, mbasi ai nuk më njihte ndërsa unë e kisha parë më parë. Ishte i dlirë në bisedë dhe nuk nguronte të shfaqte haptasi mendimin e tij dhe sidomos në pakënaqësitë që kish, në veçanti për të pa drejtat që i ishin bërë në vitet e monizmit. Mërzitej shumë gjë që linte të kuptohej se i mungonte shoqëria e vjetër me të cilën kishte ndarë gëzimet dhe hidhërimet e jetës. Kishte ardhur nga Bushati i Shkodrës kish rreth tre vjet në lagjen tonë. Më parë kishte ardhur në Durrës djali i madh, djali tjetër ishte emigrand në Itali dhe mendoi të vinte pranë djalit. E kishte kujtesën e fortë, ishte krenar për origjinën e tij dhe e kujtonte me nostalgji vendlindjen, Çamërinë e tij për të cilën fliste me data dhe me emra të saktë, për të kaluarën e tij të largët. Ishte i datlindjes 1926 dhe mbante mend shumë gjëra për Fshatin Luarat pranë Margëlliçit në prefekturë të Gumenicës. Kishte banuar shtatë vjet në fshatrat e Vlorës dhe pastaj kishin shkuar në Shkodër. Në Bushat kam punor në blektori si çoban, nga ku dola dhe pension më tha. E pyes në kish mbaruar ndonjë shkollë për blektori. Ai vuri buzën në gaz dhe më tha që nuk kam mbaruar shkollë në Shqipëri, por kam mbaruar pesë klasë shkollë greke në Çamëri atje në Luaratin e bekuar, dhe zgjati dorën në faqe ku fshiu disa pika loti, që ende unë i kam të freskëta në sytë e mi. U habita kur më tha që fshati i tij në Çamëri kishte shkollë të mesme. Fliste dhe e kish zakon që të shikonte drejt në sy. E kuptoi habinë time dhe më tha përsëri, po kam pesë klasë shkollë greke, dhe më pyeti nga isha dhe ku punoja. I u përgjigja që jam banor i lagjes dhe punoj në hekurudhë, me origjinë jam Çam ,nga fshati Varvanj i Gumenicës. Më pa me interes dhe me dashuri. I thashë emrin e gjyshit dhe të babait mu përgjigj se i kish ndëgjuar si fis, mbasi si fshatra ishin pak larg. Fshati juaj më tha ishte fshat i madh, dhe rreth viteve 1930 qeveria Greke i kishte ndrruar dhe emrin, dhe ja kishte vënë Parapotamos që shqip perkthehet para lumit. Pastaj më foli për fshatin e tij, Luaratin dhe u ngrit në këmbë në shënjë respekti për të. Është një fshat pranë qytetit të Margëllëçit në një kodër, kishte tre lagje dhe rreth shtatëdhjetë shtëpi. Jetonim me bujqësi dhe kishim shumë blektori, ishte fshat shumë i mbarë dhe kish pasuri të madhe, sidomos në kullota. Në fshat jetonon gjashtë fise të mëdha si Çaparenjt, Buzat, Dulanejt, Barbaçenjt etj. Siç më tha ai plak i zgjuar që në Çamëri, të gjithë fshatrat i paguanin pushtetit vendor taksa. Rreth viteve 1935 prefektura e Gumenicës thërret kryeplakun e fshatit një nga të fisit të Çaparenjëve ishte ato vite, dhe i jep një fond për ti administrur për infrastrukturë për fshatin. Në ato vite qeveria Greke investonte shumë pak për krahinën e Çamërisë më tha sidomos në arsim dhe kulturë. Ai mblodhi disa burra të zgjuar nga fshati dhe menduan, që me këta para të ndërtonin një shkollë në fshatin e tyre për të shkolluar fshatin dhe fëmijët e fshatrave të tjerë. Menduan ta ndërtonin në qëndër të fshatit pranë xhamisë dhe klubit që ta bënin dhe fshatin më të pashëm dhe ti ipnin pamje të mirë qëndrës së fshatit. Caktuan vëndin dhe shkuan të bisedonin me pronaren e tokës zonjën Naile, të shoqen e Jahja beut nga fisi i Çaparenjëve që në atë kohë kishte të shoqin në kurbet në Turqi. Ata nuk kishin fëmi me gjithëse ishin të moshuar. Kur i thanë mendimin e tyre për vëndin që të ndërtonin shkollë, ajo ju tha menjëherë pa hezituar me gjithë shpirt mirë. Hallall merreni. Ata i thanë që ti vlerësoje tokën, se ne fshati duam ta blejmë.

- Jo ju tha ajo grua plakë e pa shkolluar por me zemër të madhe. Ju nuk e doni për vete, mua zoti nuk më dha fëmi dhe të gjithë fëmijtë e fshatit i kam gjakun tim dhe të burrit. Mbasi dhe ajo ishte vajzë po nga ai fshat, dhe i kam si fëmijtë e mi. Le tju japim shkollë të bëhen të ditur të nderojnë veten, prindrit dhe fshatin. I priti sipas zakonit përfaqësinë e fshatit, jo si grua por si burrë dhe kaluar burrit. U ndërtua një ndërtesë e madhe që u quajt shkolla e Luaratit. Kishte tre dhoma të mëdha që u përdorën si klasa për mësim, dy dhoma për gjumë për mësuesit, një guzhinë, një dhomë për të hëngur bukë. Në të gatuhej për mësuesit dhe nxënësit që vinin nga fshatrat e tjerë. Katër mësuesit i morën nga Korfuzi. Gjuha në të cilën mësuan në këtë shkollë ishte greqisht, dhe kjo shkollë u njoh si shkollë 11 vjeçare nga ministria e arsimit të shtet Grek. Nxënësit që mbaronin këtë shkollë kishin të drejtë të vazhdonin të lartën në Athinë. Mësimi bëhej në orar të ndryshëm, çdo klasë kishte nga dhjetë dymbëdhjetë nxënës dhe çdo vit shtoheshin nxënësit, se vinin dhe nga fshatrat pranë. Librat dhe fletoret i mirrnin në qytetet e mëdha Janinë, Gumenicë apo Athinë. Mësuesit dhe gruaja që punonte si guzhinjere dhe si pastruese paguhej nga fshti. Kjo shkollë vazhdoi të funksionoi deri sa Greqia hyri në luftë me Italinë, në mbarim të luftës greku na përzuri me forcë nga vatani, dhe nuk di gjë pë fatin e saj. Unë vazhdoi ai tegimin vazhdova deri në klasën e pestë pastaj vajta me bagëti mbasi vëllai i madh filloi tregëtinë me kafshë, shiste prodhimin që bënim në arë dhe djathin e gjalpin. Disa nga fshati vazhduan deri në klasë të tetë si Hamdi Buza apo Ramadan Bulbashi. Kur erdhëm në Shqipëri Hamdiu punoi si llogaritar në ndërmarjen Bujqësorë Perlat Rexhepi Bushat Shkodër, ndërsa Ramadani si llogaritar në kombinatin e Konservimit peshkut “Ekstrat Tanin” në Vlorë, dhe të tjerë që si di ku kanë punuar. Shkollë si kjo kishte në qytetet e mëdha si në Prevezë, Gumenicë, Filat, Pramëthi, Pargë etj, të ndërtuara mbas viteve 1920. Në vitet 1936 u hapën në disa fshatra shkolla të ciklit të ulët deri në gjashtë klasë si Mazërreku, Varfanji, Vola, Arpica etj. Ligjëratën e tij e shoqëronte shpesh me një “ EH ” të thellë dhe shpesh herë fshinte sytë nga lotët që i rridhnin mbi faqet e vyshkura, nga malli për vëndlindjen e tij. Këto shkolla bënin mësim në ndërtesa të vogla, apo pranë xhamive të fshatrave, ku bënin krahas mësimeve shkollore dhe mësime fetare. Në të gjitha shkollat gjuha ishte greqishtja dhe shkrimi dhe leximi, ndërsa mësimi fetar ishte feja myslimane, ku e ipnin vetë hoxhallarët e fshatrave, gjithnjë në gjuhën greke. Kjo ishte politika e greqisë deri sa na përzuri nga vatani. Në fillim donte të na ndrronte me grekët e Turqisë, por nuk e lanë fuqitë e mëdha.

- Kam ardhur tetëmbëdhjetë vjeç në Shqipëri djalo më tha. Kemi punuar shumë, na kanë çuar në punërat më të vështira, por kemi mbajtur familjen me punë të ndershme dhe me djersë. Kur erdhëm këtu blevëm bagëti, se blektorinë njihnim, por na i mori qeveria se i kolektivizoi dhe na la me gisht në gojë.

– E ç`të ka mbetur pishman nga Çamëria i thashë.

-Më pa me përçmim dhe si erdhi mirë për pyetjen dhe më tha, që nuk ishte pyetje ajo për moshën e tij dhe e ndjejti veten të fyer.

- Jo i thashë unë duke u shfajësuar se babain tim e mirrte malli për çdo gjë që binte erë Çamëri. I u bë qejfi dhe tha:

- Ashtu është nxjerr mallë kur i ndëgjoj dhe emrin, dhe jo po ta shoh me sy. Por ç`ti bëjsh politikës. Jemi shtet i vogël ne dhe fuqitë e mëdha bëjnë çtë duan me të vegjëlit. Europa përkrah Greqinë se ajo është në BE dhe ka njerëz të pasur në botë. Pishman e kam se dua të shoh vatanin tim një herë se pastaj do të vdesë i qetë. Vajta dhe më kthyen në Qafë Botë, dhe fshiu lotët përsëri. Se vdekja e burrit dhe ngordhja e kalit nuk dihet ku dhe kur janë, thoshin të moshuarit tha. U ngrit dhe më zgjati dorën, më kërkoi të falur se më la pa punë dhe më falenderoi që e ndëgjova dhe e respektova. Eh thashë unë kur një zemër qan nga brënda, goja mundohet ta ngushëlloj atë dhe bashkëbizeduesin me mendimin e mirë që ka kaluar, për tja lehtësuar boshllikun që ndjen.

Sherif Shaqiri, lindur në Luarat.

Durres, 14-4-2013