E diele, 04.05.2025, 08:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Gani Qarri: Asllan Berishës

E marte, 28.05.2013, 08:27 PM


Gani Qarri

 

Asllan Berishës

 

Atëherë e pyesnin nënën

Loke,Djalin ku e ke

Në mal thoshte or bir

Ka nis një luftë e re

 

Po ç`bën djali maleve

Pse nuk vije te Shpija

Ai lufton me shkije or bir

Për çlirim nga Serbia

 

Sa veta janë atje-loke

Dhe a ka shumë shokë

Ka dhe mijëra tjerë or birë

Që luftojnë për këtë tokë

 

Po cili është vendi nënë

Ku Asllani me shokë rrinë

Në Zemrën e Pashtrikut bir

Që na bashkon me Shqipërinë

 

Dhe,nëna drejtonte dorën

Andej nga lisat në Mal

Ku djali saj me shokë

Për Atdhe kishin dalë

 

Mbi majat e larta

Të legjendarit Pashtrik

Nga mbushej Kosova

Me barot dhe çelik

 

Edhe pasi vdiq Lokja

Jetim s`i mbeti  djali

Tani ai nën ka shkollën

Siç e kanë lisat malin

 

Dhe aty përgjithmonë

I kthyer në përmendore

Ai pret e përcjell të rinjtë

E gjeneratave shkollore

 

U flet atyre për luftën

Dhe përpjekjet për liri

U dëshmon se rënia për atdhe

Është si të lindësh përsëri

 

U tregon për vuajtjet

Dhe çmimin e paguar

Përpjekjet e luftëtarve

Kosovën për ta çliruar

 

Për lirinë e popullit tonë

Anëmban tokave amtare

Krijimin e një shtetit etnik

Në gjithë hapësirat kombëtare

 

Ndaj,nëna zgjaste duart

Dhe përqafonte të birin

Dëshmorin e lirisë-Asllanin

Djalin e saj më të mirin

 

Shkolla e mesme e vendlindjes

Sot Mbanë emrin e tij

Të cilin si dikur Nëna

E përkdhel me dashuri

 

Rilindësit bashkëkohor

Fatmiri në Londër

Shfleton historinë

Zbardh ngjarje dhe fakte

Për komb dhe Shqipërinë

Ndërsa Musai nga Parisi

Në ballë të Kullës së Ajfelit

Krijon dhe këndon shqip

Me ngjyrat e Ylberit

Edhe Jetoni në Bruksel

Shqip shkruan me pasion

Veprat e tyre në shumë gjuhë

Sot, nderojnë popullin tonë

Tre nga rilindësit bashkëkohor

Me të cilët krenohet Etnia

Trojet kombëtare anë e mbanë

Kosova e lirë dhe Shqipëria

 

 

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx