| E marte, 28.05.2013, 08:27 PM |
Gani
Qarri
Asllan
Berishës
Atëherë e
pyesnin nënën
Loke,Djalin
ku e ke
Në mal
thoshte or bir
Ka
Pse nuk
vije te Shpija
Ai lufton
me shkije or bir
Për
çlirim nga
Sa veta
janë atje-loke
Dhe a ka
shumë shokë
Ka dhe
mijëra tjerë or birë
Që
luftojnë për këtë tokë
Ku
Asllani me shokë rrinë
Në Zemrën
e Pashtrikut bir
Që na
bashkon me Shqipërinë
Dhe,nëna
drejtonte dorën
Andej nga
lisat në Mal
Ku djali
saj me shokë
Për Atdhe
kishin dalë
Mbi majat
e larta
Të legjendarit
Pashtrik
Nga
mbushej Kosova
Me barot
dhe çelik
Edhe pasi
vdiq Lokja
Jetim s`i
mbeti djali
Tani ai
nën ka shkollën
Siç e
kanë lisat malin
Dhe aty
përgjithmonë
I kthyer
në përmendore
Ai pret e
përcjell të rinjtë
E
gjeneratave shkollore
U flet
atyre për luftën
Dhe
përpjekjet për liri
U dëshmon
se rënia për atdhe
Është si
të lindësh përsëri
U tregon
për vuajtjet
Dhe
çmimin e paguar
Përpjekjet
e luftëtarve
Kosovën
për ta çliruar
Për
lirinë e popullit tonë
Anëmban
tokave amtare
Krijimin e
një shtetit etnik
Në gjithë
hapësirat kombëtare
Ndaj,nëna
zgjaste duart
Dhe
përqafonte të birin
Dëshmorin
e lirisë-Asllanin
Djalin e
saj më të mirin
Shkolla e
mesme e vendlindjes
Sot Mbanë
emrin e tij
Të cilin
si dikur Nëna
E përkdhel me dashuri
Rilindësit
bashkëkohor
Fatmiri në Londër
Shfleton historinë
Zbardh ngjarje dhe fakte
Për komb
dhe Shqipërinë
Ndërsa Musai nga Parisi
Në ballë të Kullës së Ajfelit
Krijon dhe këndon shqip
Me
ngjyrat e Ylberit
Edhe Jetoni në Bruksel
Shqip shkruan me pasion
Veprat e tyre në shumë gjuhë
Sot,
nderojnë popullin tonë
Tre nga rilindësit bashkëkohor
Me të cilët krenohet Etnia
Trojet kombëtare anë e mbanë
Kosova e lirë dhe Shqipëria