| E enjte, 30.05.2013, 07:12 PM |
Gjashtë
muaj pa Gani Azemin!
I dashur
miku im Gani Azemi,
Ishe 25
maji i vitit 2011-te dhe ne festimin e Ditës së Presidentit.Aty edhe muarëm
këtë foto sëbashku me Kreshnike Mehmetajn.
Sivjet u
festua përsëri por më nuk ishe ti, nuk isha as unë e as Kreshnikja.
Si
ndryshuar kohrat miku im. Disa mungojnë se më nuk gjenden në mesin tonë, disa i
ndau smundja e disa jeta. Në mesin tonë më nuk gjenden as disa miqë të
përbashkët që ti tani i takove në boten e amshmit.Jam i bindur se atje ke
takuar edhe Presidentin, edhe Komandantin, edhe veprimtarët mërgimtarë. Sëfundi
të erdhi edhe kushrira Mevlyde. E re dhe plot elan por që vdekja spo na pyet.Si
të ndau Ty nga ne ashtu e ndau edhe Liden e cila ecte rrugës sate, rrugës së
Presidentit.
E di që
në boten e amshimit ike pa na thënë lamtumirë.Ike sepse të kerkonin atje Zoti
dhe miqët.Të kerkonte Enver Hadri të cilit plagët e marra nga plimbat e armikut
po i kullonin gjak. Askush smund të ia sheron ato plagë Enverit pos shpirtit
tënd dhe popullit i cili sot shumica po vuan për kafshaten e gojës. Ti ia
sheron se di të ia lidhësh me dashuri njeriu, dhe populli kur ta arrinë
vetëdijsimin.
Kullojnë
gjak edhe plagët e dëshmorëve të marra nga plumbt e armikut por edhe nga
plumbat e vetë vllëzërve të tyre. Këto plagë të fundit spo sherohen.
Do të
vinë përsëri ditë kujtimi e ti më sdo të jesh pjesmarrës. Një qeshori të pret
në Enepetal ku mbahet Ora e Madhe për Azem Shkrelin. Athua do të vishë? Pa Ty
sdo të ketë kuptimin as kjo
Ti ishe
krenaria e familjes, e miqëve, e kombit dhe atdheut.
Borgj po
të mbetemi të gjithë por më shumë vendi i punës ku punove sëfundi e ku mungesa
yte do të ndjehet gjithmonë.
Pusho në
amshimin miku im. E di që do na e bësh vendin pranë teje.
Me mallin
e pashuar të mikut
Agim
Gashi-Gjermani!
________________________
AGIM
GASHI
Miku im!
(Gani
Azemit)
Nën kambë
m’u rrokullis bota,
Kumt të
zi më solli Brukseli,
Paske
ikun nga kjo jetë,
Miku im,
Gani Azemi.
Ty të
lindi Kosova jote,
E t’shkoi
jeta n’mërgim t’zi,
N’dhena
t’huja ku kalove,
Flamurin
mbajte t’futun n’gji.
Ke tremb
serbin n’Beligrad,
Dhe
themelet ia ke dridhë,
Ti,
shqiptar, Gani Azemi,
Plumb as
fjalë ty nuk t’ka lidhë.
Ke lanë
pas ti shumë kujtime,
e ne
s’mundemi dot me t’pyet,
Veç po
t’flasim me njat grue,
Që
s’pushon tuj i fshi sytë.
Ke lane
mbrapa dy sokola
Si bijtë
tanë ne do ti kemi,
Në rrugën
tande do të ecin
Ardiani
dhe Arbeni.
Kur të
shkosh në atë botë t´amshueshme,
E takon
Ibrahim Rugovën,
I tregon
dhe Bacë Ademit,
Se jo
bash mirë e le Kosovën.
Miku im,
Gani Azemi,
Ike e na le
n‘mërzi,
Për t’iu
bashkue në festë dëshmorve,
Të 100
vjet t’nanës Shqipni.
25.11.12
Düren
A.G.
Në
përkujtim të dy kolosëve patriot të mërgimit.
ENVER
HADRIN E GANI AZEMIN
Mos ti
harrojmë!
Ai popull
që i harron bijtë e Tij-ska ardhmëri!
Agim
Gashi
Enver Hadri, Lulja e Kosovës
Janë
ngrysë malet tona, kodrat e Rugovës
E qajnë
Enverin Hadrin, Lulen e Kosovës,
Gjakun e
Kosovës Jo nuk do ta falim.
Rrjedhen
ngadalson Drini për Kosovë
Valët lot
Kosove diç seç turbullon,
Hej! Seç
po qahet toka e Dukagjinit
Kur po
shuhen jetnat nga krismat e krimit.
Kur u
shkrepen plumbat Brukseli plot me gjak
Dhe vranë
Enver Hadrin, trimin fjalëpak,
U trondit
Evropa, u këndell shqiptari,
“Gjaku im
nuk falet”, një kujtim te varri.
Fjalët
tua ishin vulë në parlament
Tundej
Beligradi kund s´mund zinte vend,
Smund i
thente faktet që fliste shqiptari
Andaj
kriminelët flasin me armë zjarri.
Kaluan
shumë vite kujtimi ska tretun
Për
Kosoven trime Ti kurrë ske me vdekun,
Se ishe
pishtar´ n´ball t´Demaokracisë
Na e
tregove rrugën e drejtë të lirisë.
Kosova
ashtë gjaku im që kurr nuk falet
T´hijshme
janë dhe vorret, të lartë lapidarët,
Duhet
t´shtrihen duert, t´bashkohet shqiptari
Amanet
kto fjalë na i la Hero Enver Hadri.
Sa herë
në Kosovë zbrazet pushka e krimit
Qahet
n´tkater anët toka po e Dukagjinit!
11.06.05
Düren
AGIM
GASHI
Miku im!
(Gani
Azemit)
Nën kambë
m’u rrokullis bota,
Kumt të
zi më solli Brukseli,
Paske
ikun nga kjo jetë,
Miku im,
Gani Azemi.
Ty të
lindi Kosova jote,
E t’shkoi
jeta n’mërgim t’zi,
N’dhena
t’huja ku kalove,
Flamurin
mbajte t’futun n’gji.
Ke tremb
serbin n’Beligrad,
Dhe
themelet ia ke dridhë,
Ti,
shqiptar, Gani Azemi,
Plumb as
fjalë ty nuk t’ka lidhë.
Ke lanë
pas ti shumë kujtime,
e ne
s’mundemi dot me t’pyet,
Veç po
t’flasim me njat grue,
Që
s’pushon tuj i fshi sytë.
Ke lane
mbrapa dy sokola
Si bijtë
tanë ne do ti kemi,
Në rrugën
tande do të ecin
Ardiani
dhe Arbeni.
Kur të
shkosh në atë botë t´amshueshme,
E takon
Ibrahim Rugovën,
I tregon
dhe Bacë Ademit,
Se jo
bash mirë e le Kosovën.
Miku im,
Gani Azemi,
Ike e na
le n‘mërzi,
Për t’iu
bashkue në festë dëshmorve,
Të 100
vjet t’nanës Shqipni.
25.11.12
Düren
A.G.