E enjte, 01.05.2025, 07:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Dumitru Ichim: Përshëndetje për Pashkë

E shtune, 04.05.2013, 04:58 PM


Poezi rumune nga Kanadaja

Dumitru Ichim

(Kitchener-Ontario)

 

PËRSHËNDETJE PËR PASHKË

 

Sot është kremtja e vërtetë

Më e madhërishmja në jetë.

Kush s’i njeh Pashkët vallë

Këtë kremtim nderimi të rrallë?

Dielli ndrit e duket më i gëzuar

Se na u ngjall Krishti i bekuar.

Në vend të “mirë ditës” së rrall’

E përshëndesim njëri-tjetrin

Me uratën “Krishti u ngjall!”

 

KRISHTI U NGJALL

 

Ejani e merrni dritë

Krejt bota le të përkulet.

Zemër-kambanat trokasin

Se Krishti u ngjall.

Engjëjt në qiej këndojnë

Për këtë Lindje të Shenjtë

Për këtë përgëzim të rrallë

Kur Jezu Krishti u ngjallë.

Dita e Pashkëve na sjelltë

Shëndet e lumturi

Dhe me ne këndoni gjallërisht

Se na u ngjall i bekuri Krisht!

 

EVOLUCION

 

Lulet ikën nga lulet

Dhe mbetën frytet.

Frytet ikën nga frytet

Dhe mbetën farat.

Farat ikën nga farat

Dhe u fshehën në dhe.

Dheu iku dheu nga dheu

Dhe u fsheh pas gjetheve.

 

Ikën dhe gjethet

Ta kërkojnë dheun

Por ky

Tashmë u bë këngë

Në duart e Poçarit.

 

Poçari duke qenë i dashuruar

Harroi rrotën e duke shijuar nga dielli

Dhe nga kënga e ashpërsuar

Gaboi kandilin e glinën dhe dritën

Dhe e krijoi njeriun.

 

NGJYRË

 

Universi është një ngjyrë

Njësoj si molla e gjembi.

 

Koha është përsëri ngjyrë

Njësoj si malli dhe frika.

 

Po shkoj drejt burimit

Me të gjitha ngjyrat e mia –

Murmurimtare në gurgullimë të fjalës

Nga bardhësia drejt zjarrit.

 

Më është bardhësia ngjyrë,

apo frikë nga vdekja?

 

KOHË BINJAKE

 

Në vatrën e çdo bërthame

Pulson në flakërime të bardha

Erëtima e Blirit të parë.

 

Kurse ylli lundron luginave të qiellit

Dhe tani përmbi ujëra

Vezullon syri i peshkut.

 

Grunaja të zjarrta dhe shkëndijat e natës

Janë gadi të më lindin,

Por nuk ma binjakësojnë orën

E dritës

Së posazgjuar në kokrrën e mustardës.

 

KOHË E BARDHË

 

Drita s’është dritë

Por vetëm një gjuhë e harruar.

 

Kur nata ësht’ mbi gjëra

Dhe don të hyjë në mua

Po ia lë ato që s’janë

Duke e zhvendosur nga hapsira e zezë,

porsi në shah

Një mugull në kohën e shenjtë e të bardhë.

 

Drita s’është dritë

Por vetëm një e folme e harruar

Dalëngadalë

Duke të ftuar për të qenë.

 

NË VEND TË RRUGËS

ERDHI OQEANI TE DRITARET

 

Erdhi oqeani te dritaret

Dhe çfarë furtune fërshëlleu gjithë natën!

 

Në mëngjez

xhami që vdiq pranë meje

ishte i mbuluar

me një pëlhurë anijeje të bardhë.

 

DRURI I DIELLIT

 

Mbi degët

E drurit të diellit

Nata e mbaron fillimin

Frika – sprovim i sekondës së parë.

 

Druri i vuajtjes!

 

Vetëm një herë pat lulëzuar

Gjaku

Uji

Drita

Dhe prej atëherë na e le

Erëtimën e kaltërt Drejt Valëve Tjera

Dhe shijet e njelmët

Të lotit dhe zjarrit.

 

NGA MBISHKRIMET E GRURIT

 

Dheu –

Fillimi i gjumit të vogël.

Qielli –

Fillimi i gjumit të madh.

Dielli –

Fillimi i gjumit të vogël.

 

Kalliri –

Fillimi i Gjumit të Madh,

Që zemrën e këputi

Në Darkën e Fshehtë

Duke e përpjestuar

Barazisht në çdo kokër

Nga Mbishkrimet e Grurit.

 

FAJTOR PËR FLATRA

 

Lulëkuqja

E qorton fluturën:

Ndali petalet!

Mos luaj për tepër

Me tundimin e fluturimit

Përgjatë çastit

Duke lulëzuar degët, apo qetësinë.

Ka mundësi të të shkundin.

Edhe unë si ti kam qenë,

Por gabimisht e pata prekur

Dritën

Me majën e flatrës.

 

FËMIJA DREMIT

 

Në shpirt qershia

Filloi të lulëzojë

 

Drita dhe ajo –

Frymëmarrje me frymëmarrje –

Që e lulëzojnë gjumin

 

Vetëm herë pas here

Flladit

Një flutur

 

Fëmija buzëqesh në gjumë

Herë pas here…

Thuajse tenton ta zgjojë dritën.

 

PËR HERË TË NJËMBËDHJETË

 

Pesë ishin të çakërdisura.

Pesë të mençura.

 

Por ajo e njëmbëdhjeta –

Vasha –

I lutej Qengjit për të gjitha duke thënë:

Edhe barit

Edhe zambakut

Edhe hënës

Edhe yjeve

Edhe diellit bërja një shenjë

Nga zemra ime për ty

Që të derdh vajin në kandil!

 

HYMNIZIM

 

Se njeriu është hije, më thua:

Por unë e pyes profetin:

Hija e kujt?

Dhe nëse hija

Është e një qenjeje me ëndrrën?

-“Por prej nga?”, përgjigjet ironikisht kajsia

Pastaj kthehet

Duke krahasuar petalet me pëshpëritjen

Drejt një alfabeti të ri

Që s’e dyshonte as provokimi, i shkathtë:

“Drita mund të lexohet

Vetëm nga e majta

Drejt plagës së djathtë.”

 

SHPËTOI PASQYRA NGA CIRKU

 

Kur mbrëmja ishte gadi të shtrihet

E harrova dritaren të hapur.

Shpëtuar nga cirku, por s’e dij se si,

Ballë për ballë u zgjova

Me një pasqyrë.

Rrinte si idiote e zënë mes kornizave,

E veshur me teshat e mia.

Si një çapkëne e azdisur dukej dhe kështu,

Ktheva kokën,

E kthen dhe ajo.

E shaj: Lopë e shëmtuar ik në dreq të mallkuar!

Por pasqyra ime ishte e shurdhër.

Krejt pozat e vjetra i përlyen,

Shndërrohet në kloun, karikaturë

Me mjekër e me një dhëmb në gojë!

Ç’bëj unë, bën dhe ajo njësoj.

Qesh sa që përmbyset

Fëmija ime - Mitrel:

“Harrove se si nëna na thoshte?

Asnjëherë kur shkon del shtëpia

Mos e harro pasqyrën e hapur!

 

ENGJËLLI QË FILLOI TË RRESHË

 

-Nëse ke mundësi trupin tim

Ta mësosh të vishet me re

(it hash engjëllit im mbrojtës)

Do të takohesha me të,

Dhe perms qiparisave të lartë nga temjani

Do t’ia kërkoja puthjen e pare.

 

... dhe engjëlli,

Duke mos ditur të prekë fjalën,

U fsheh me të gjitha fshehtësitë

Në re.

 

Është mirë, edhe kështu, i thashë.

Nga të gjitha heshtjet tona,

Të pafejuara me nënshkrimin e dorës,

Së paku, në atë thellësi të fshehtë,

E paguximshme përpara puthjes,

Filluan për ne të rreshurat e dëborës.

 

ZEMRA E DEGDISUR

 

M’u degdis zemra

Aq larg

Saqë më ka kapluar frika,

Se kam rënë kaq shumë

Dhe as për vdekje –

Se i kam dremitur shpesh në shtrat,

Vetëm për Ty;

Ç’do të bësh me qengjin në krahëror?

Se ësht’ i vogël e do ta shpërthejnë te stanet;

Mos e lë vetë

Asnjëherë

Që mua mëkatarët të ma shtrijnë dorën.

S’e kuptova asnjëherë

Dashurinë Tënde çobanishte,

Por nëse megjithate tenton të vish

Poshtë, në varrin tim,

Ki kujdes kur zbret nga ikona!

 

NDIHMOJE MOSBESIMIN TIM

 

A po beson ti?

Besoj o Zot, ndihmoji mosbesimit tim

Dhe nëse mundesh,

Thuaj të mos më përgjojë

As kullosa dhe as ylli,

Madje as kurr mugullon ngrica mbi lulet

Që duan të të njohin,

Tërhiqu në natë, kurr pot ë lutem,

Përmes një amini – lëshoje perdenë.

 

VETMITË E GURIT

 

Vetmive të gurit

Vetëm boshllëku ua

Thith humnerën

Lindje e yllit,

Por ti, moj pishë –

Binjake me po atë pasqyrë –

Ç’ dëshiron të bësh

Me hijen time?

 

Shumë herë,

Ti ma vjedh pa e ditur

Dhe nga trishtimi im e faji

Ti loton mbi lëvoren e rrëshinës,

Por brendia jote

Mund të jetë njësoj si vonesa ime?

 

Dhe m’u përgjigj

O moj vetmi, vëlla i pishës:

Nga hija jote u krijua

Gjithçka që s’ka qenë e s’ka kënduar.

Dritën tënde të hidhur

E ndjej si rritet druri im

Forma e pashpjeguar e violinës.

 

LULJA E VDEKJES

 

E pyeta kopshtarin

Në atë mbrëmje:

Çfarë lloj lulesh

Të të sjell te varri?

Me shpatullat drejt meje

Më tregon mbi një raft kah perëndimi –

Orkidenë.

 

Përsëri e pieta kopshtarin:

Dëshiron të më thuash se si ujitet

Kjo mrekulli e pjekur?

A ka ndonjë kod të padeshifrueshëm

Që e dine vetëm pallonjtë?

 

O, jo! Për çdo mbrëmje

Vetëm dy lotë i mjaftojnë.

Përndryshe

Ajo kujdeset për vetëveten

Pranë këngës mbi ujërat

E hënës

Së ngjyrave që e lëvizin kufirin.

 

Dhe desha tap yes

Për lulen e tij të preferuar

Por u bë aq vonë

Sa që pa e ditur

Flisja me vetëveten

Profile i mbështetur në lopatë

Në të vërtetë

Ishte vetë kopshtari.

 

(Shqipëroi: Baki Ymeri)

 

BIOBIBLIOGRAFI

Poema të bukura dhe interesante, plot kuptim, imagjinatë dhe frymëzim. Dumitru Ichim, poet dhe prift që e do Shqipërinë dhe mburret me prejardhjen arumune nga Shqipëria të bashkëshortes së rij, Florica Bacu, u lind më 14 gusht 1944 në komunën Dërëmënesht, rrethi Bakëu (Rumani). Është poet, eseist dhe prozator. Pas tetëvjeçares kreu Liceun teoretik në Moinesht, ndërsa më vonë edhe Insitutin teologjik univerzitar të Bukureshtit (1969). Ndjek kurset universitare të doktoratës, dega e Teologjisë sistematike, nën drejtimin e prof. Dumitru Staniloae. Studion në Seabury-Western Theological Seminary, Garett Methodist Seminary, në Evanston, Illinois (SHBA) dhe në McCormik Presbyterian Seminary, Chicago, Illinois (1970-1972). Vazhdon studimet si bursist i Këshillit Botëror të Kishave në Presbyterian Seminary, Princeton, New Jersey (1972-1973), duke patur për mentor të tezës së doktoratës teologun amerikan James McCord (1973). Titulli i tezës: The Orthodox Liturgy and the World. Më 1974 pranohet si prift i Parohisë “Apostujtë Shën Petri e Pali” në Kitchener, Ontario (Kanadë), duke drejtuar së bashku me bashkëshorten Florica Ba?u, emisionin periodik të kulturës dhe spiritualitetit „Romanian Kaleidoscope”, i transmetuar edhe në postin TV4 në Kitchener (1975-1985). Më 1978 transferohet në Parohinë „Sfântul Ioan Botez?torul” në të njëjtin qytet. Zhvillon një aktivitet të dendur në Kitchener, duke kontribuar për themelimin e Qendrës Kulturore Rumune dhe në ngritjen e një kishe të re ortodokse rumune (e shenjtëruar më 14 gusht 1994). Nga viti 1079 merr pjesë në Kolegjiumin redakcional të revistës Cuvântul românesc (Fjala rumune, Hamilton, Ontario, Kanada), ku publikon ese të teologjisë dhe filozofisë, poezi dhe kronika letrare. Ka bashkëpunuar me disa revista të njohura rumune dhe boton revistën letrare Orpheus (nga viti 1988), si dhe buletininin parohial R?d?cini (Rrënjët) dhe kolekcionin Vestitorul român canadian (Romanian Canadian Herald). Debuton editorialisht me vëllimin poetik De unde începe omul (Prej nga fillon njeriu, 1970), pas të cilit pasojnë Sub umbra Sfinxului (Nën hijen e Sfinksit, 1975), në bashkëpunim me Petru Rezu?, Constantin Brâncoveanu (1981), Melcul (Kërmilli, 1981), Vinerea Mare (E Premtja e Madhe, 1981), Agape (1982, në bashkëpunim me Nicolae Novac dhe Florica Ba?u), Biseric? ?i religie la români (Kisha dhe feja te rumunët, 1985, në bashkëpunim me Horia Samatu), Apari?iile Maicii Domnului la Medjugorje (Fanitjet e Nënës së Zotit në Megjugorje, 1989). Autor i tre vëllimeve poemash Haiku (Valea nisipului de aur/ Lugina e rërës së artë, 1977) Urmele/ Gjurmët, 1977, Fântâna luminii/ Fontana e dritës, 1993) dhe dy vëllimeve poemash Tanka (1987, 1993). Disa nga librat e tij janë botuar në Ontario, në kuadrin e shtëpisë botuese Romanian Canadian Herald, R?d?cini, në Vancouver, në Bukuresht (Apollo) e Kluzh Napokë, si dhe në Mynhen të Gjermanisë. Autori shkëlqen edhe me poezi Haiku dhe Tantra. VEPRA: Prej nga fillon njeriu, 1970; Nën hijen e Sfinksit, 1975; Lugina e rërës së artë, 1977; Gjurmët, 1977; Constantin Brâncoveanu, 1981; Kërmilli, gjashtë sqena në vargje, 1981; Agape, 1982; Kisha dhe feja te rumunët, 1985; Dhuratë në silabën e Dritës kur qaja si jetim dhe gjinkallë, 1987; Fanitjet e Nënës së Zotit në Medjugorje, 1989; Fontana e dritës, 1993; Zogu me shtatë flatra, 1993. Poem imagjinar dramatik në pesë tabllo, 2003. Lulja e fontanave të humbura, 2003, Heshtjet e pafejuara, 2013. Për lirikën e tij kanë botuar ese: George Muntean, George B?jenaru, Aurel Sasu, etj.



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx