Kulturë
Rezart Palluqi: Shekullin tim do ta sho me pasqyrën time!
E marte, 30.04.2013, 07:56 PM
Shekullin
tim do ta sho me pasqyrën time!
Nga Rezart Palluqi
Brezi i
vjetër i cili u edukua me letërsine dyfytyrëshe të diktaturës hoxhiste po na
bën shantazh ta duam atë, pra letërsinë social-realiste , ta shohim atë si
busullën ose Zotin e shekullit të ardhshëm.
Jo,
zotërinj! Letërsia nuk i ngjan Zotit për një gjë! Ajo lind cdo shekull Zotin e
tij!
Ju, brezi
i vjetër, që keni nostalgji për shkrimtarët e kohës hoxhiste, që u rritet edhe
pse të veshur me maskë me të, duajeni atë.
Letërsia
është Zoti i pasqyrave të shumta. Dhe shekullin tim dua ta shoh me pasqyrën
time. Amin, Letërsi!!
Ju brezi
i vjetër, merreni pasqyrën letrare të shekullit tuaj me vete në varr, ose bëni
ctë doni me të, por mos na detyroni ta shohim qiellin e shekullit tonë me të.
Amin!!!
Dhe këtë
do i këshilloj edhe letrarëve të shekullit të ardhshëm. Do ishte hipokrite që
unë të detyroj letrarët e shekullit të ardhshëm të shohin shekullin e tyre me
pasqyrën time. Atë do ta thyej, ose do ta marr në varr. Kështu e ka kjo punë!
Qielli,
pasqyra më e madhe e universit, thyen cdo shekull, një copë pasqyrë prej trupit
të tij, e ia hedh shkrimtarëve. Vetëm se pasqyrat e shekujve nuk i ngjajnë
njëri-tjetrit.
Prandaj
brezi i vjetër shkrimtarësh apo dashamirës të letërsisë! Mos na llomotitni dhe
impononi pasqyrat tuaja letrare. E bëtë mirë që qeshët ose që qatë para tyre. E
bëtë mirë ose jo, që qeshët ose qatë para pasqyrës me maskë. Punë e juaja.
Dhe mos u
zemeroni apo më quani tradhtar ose smirëzinese ju akuzoj përse qeshët ose qatë
para saj me maskë. Ose përse qeshët dhe u patë njëkohësisht në pasqyrë me
kobrën hoxhiste.
Letërsia është Zoti i pasqyrave, dhe shekullin tim dua ta shoh me pasqyrën time, që sapo ma hodhi qielli sot në mengjes. Pikë qe s'e luan as edhe tërmeti më i fortë i tokës