E premte, 02.05.2025, 04:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Lavdrim Lita: Intervistë me kardinalin Stanislau Xhivish

E diele, 28.04.2013, 05:00 PM


Flet kardinali polak Stanislau Xhivish, krahu i djathtë dhe ish sekretari personal i Papa Gjon Palit të II, si dhe një nga Kardinalët me shumë influencë në Vatikan

Kardinali Xhivish: Papa Gjon Pali II nuk harronte kurrë lutjet për Shqipërinë dhe shqiptarët

Intervistoi: Lavdrim Lita

Shkëlqesia e Juaj, Kardinal Stanislau Xhivish (Dziwisz Stanislaw), sot është 20 vjetori i udhëtimit të paharruar në Shqipëri të fort lumturisë së tij, Papa Gjon Pali II, por edhe i juaji I nderuar kardinal që keni qenë sekretari i tij personal për 40 vite. Çfarë mbani mend nga ajo ditë?

“ Shumë emocione. Imazhi i parë ishte i një Shqipërie të nënshtruar ku shiheshin mbetjet e regjimit komunist. Një vendi i varfër dhe i shkatërruar, me gjithë këto bunker, ishte një gjë e pa imagjinueshme me të cilën nuk ishim të mësuar të shikonim. Por nga ana tjetër një hapje e njerëzve që ishin të gëzuar, që një Papë nuk i kishte harruar asnjëherë në lutjet e tij dhe në apelet publike. Zëri i vetëm në këtë kohë të gjatë në mbrojtje të lirisë në Shqipërisë ishte Papa Gjon Pali II. Ai kurrë nuk e harroi Shqipërinë”.

Monsinjor Xhivish Ju keni thënë që një meshtar i mirë dhe një arqipevshk i mirë duhet të dojë njerëzit që shërbejnë. Çfarë mendoni për Kishën Katolike Shqiptare pas 20 vitesh ringjalljeje nga martirizimi i madhe i klerikëve shqiptarë?

“ Nuk jam unë që duhet të gjykoj, unë lutem. Faktikisht e rishoh kishën në shërbim të popullit. Kisha është një simbol bashkimi sepse misioni dhe detyra e kishës është bashkimi i njerëzve dhe jo i ndarjes. Këtu njerëzit pas komunizmit janë ndarë politikisht, por edhe nga ana e fesë. Por detyra e kishës jo sot por edhe në të ardhmen është bashkimi i njerëzve”.

Shkëlqesia e Juaj, Kardinal Xhivish, shprehja “Ungjillëzim i Ri” është veçanërisht përdorur nga Papa Gjon Pali II, si përgjigje ndaj një shekullarizimi radikal të shekullit të XXtë. Cili është misioni i Kishës Katolike në Ungjillëzimin e ri? Në letrat baritore dhe Enciklikat e Atit të Shenjtë, Benedikti XVI rikthehet shpesh tek Europa, tek rrënjët e saj të krishtera…

“Po është e vërtetë që Papa Gjon Pali II ka folur për “Ungjillëzim i Ri”, sidomos të Europës që ka shumë nevojë sepse shumë njerëz dhe grupe njerëzish që janë larguar nga mesazhi i Ungjillit dhe nga Kisha. Shikoni “Ungjillëzim i Ri” nuk do të thotë përmbajtje të reja, por një angazhim i ri për prezencën e Ungjillit, me një gjuhë të re për të arritur tek njeriu i sotëm”.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx