Kulturë
Aleksandër Dmitrjev: Poezia e Jeton Kelmendit
E marte, 23.04.2013, 08:21 PM
RRUGA E
INICIMIT TË JETON KELMENDIT
Nga
Aleksandër DMITRJEV,
Poezia e
Jeton Kelmendit është një dukuri joordinere në qiejt poetikë të Europës
bashkëkohore. I njohur në shumë vende, tridhjetëvjeçarit poet-akademik iu dha
të krijojë një botë origjinale artistike, e cila shkëlqen me një dritë
shpirtërore në thellësitë e errëta të materies dhe i jep mundësi lexuesit të
gjejë rrënjët e "unit" të tij.
Poezia e
Jeton Kelmendit është thellësisht lirike. Në këtë lidhje është me rëndësi të
përkufizojmë thelbin e lirikës si formë poetike. Që nga poezia antike skicimet
lirike lypseshin të fiksojnë grimëçastet e drithërimës së kulmit emocional apo
ndërdëgjimin e thellë meditativ në esencën e gjesëndeve, kur refleksi i njëfarë
qenieje të njëmendët e të përmatanshme ndërdukej në trajtat e qenies së vdekur.
Narratori në poezinë antike, përpiqej haptazi të rikthejë harmoninë e humbur me
Shpirtin Botëror përmes galerisë së imazheve, në të cilën depërton participimi
mistik i "unit" individual me "unin" kolektiv. Nëse ia
lejove vetes një digresion të vogël në antikitet, këtë e ka bërë veç për shkak
të bindjes së shumicës së koncepteve mitopoetike bashkëkohore në strukturën
mitiko-ontologjike të imazhit artistik.
Megjithatë,
secili autor i gjen mjetet e veta të mishërimit të idesë estetike.
Ja vetëm
disa shembuj nga poezia e shqiptarit.
Koncepsioni
i dashurisë tek Jeton Kelmendi presupozon një apoteozë ndjesore, dalje tej
kufijve të kohës profane dhe vetmim me qenien e amëshuar. «Ty të gjeta jo në
pranverë», – i adretohet poeti të dashurës. Një deklaratë e tillë parasheh
daljen tej suazave të kohës së ndritshme (por - jo materiale) të rinisë në një
botë frymore transcedentale, ku ekziston një "kohë tjetër". Dhe ani
pse ky është veçse një grimë e shkurtër e shkulmit emocional, në të cilën është
i shtrënguar të kthehet heroi lirik, kjo ndosh m'u sikur të purifikohet me
lëndën sakrale dhe e shpall veten bujtës të cilësie të re, të shpirtëzuar:
Kundronim
hyrjen e vjeshtës
Në
brigjet e një kohe tjetër
Dhe vera
prajshëm shkiste në fytyrë
Dhe me
furtunën fasha qielli fluturonin
Një sezon
tjetër erdhi pamëshirshëm
Veç pas
kësaj ndryshohet moti
Në
poezitë epike Jeton Kelmendi shfrytëzon po atë metodë: dezinkarnimin e esencës
zanafillore, duke çelur kështu rrugën për të dalë në sferat trascendente, ku
ndosh begatimi i energjisë shpirtërore. Marrim imazhin e Atdheut. Ai është i
mbushur plot me thelbe jashtëkohore, se Atdheu është diçka tjetër, njëfarë kodi
i shumësisë së shpirtrave njerëzorë, të mbledhur përgjatë historisë. Ndërsa i
ashtuquajturi "vis amtar" – është veçse hipostazi tjetër i kufijve të
Shpirtit Botëror (e Mira, sipas Platonit, Unikja, sipas Plotinit …). Imazhi i
Shqipërisë receptohet prej poetit si "dritë e tejmatanshme»:
Flamujt e
tu
Mu si një
dritë e blertë
që
ndriçojnë qiejt
E
pandjerë, e padukshme,
E humbur
ndër shekuj,
Ti je
dritë mendimi.
Ende
askush e askurrë
ty s'të
ka lëvduar,
O Atdhe i
bekuar, unë jam yt bir
SHQIPTAR
Ka tek
Jeton Kelmendi edhe poezi thjesht drymore. Në një radhë të tillë veçojmë «Udhë
tek vetja» – ku poeti jep një interpretim paradoksal të teksteve biblike,
interpretim, që mëgjithatë, po ta kundrosh nga afër merret me shkoqitjen
ezoterike edhe të traditës së hershme kristiane. Në këtë poezi i rëndësishëm
është imazhi i mikut si iniciator i rrugëtimit alkimik, kulminacion e të cili
duhet të bëhet tretja (shkrirja) e "unit" në "mbi-un-in".
Kështu ndodh edhe me rrëfyesin tek «rrugëtimi i largët» me të cilin ngjet
metamorfoza shenjore – vetmimi ndjesor e shpirtëror me Unicitetitin hyjnor.
Jam i
shtrënguar të pranoj
Që ti
jeton në mua
Ti je
"uni" im
Kështu
pra, rrugëtimin e largët e more
Veç për
të mbërritur në vete.
Veprat e Kelmendit janë plot me energjinë vitale të Fjalës, përderisa ato janë të përshkuara me ngadhënjimin e shpirtërores në thelbin e gjësendeve dhe dukuritë mbi simulakrët e botës së dukshme. Në epokun kur prozodia është përçudnuar me lojërat e elementëve dhe me xhonglerizmin virtuoz të formave të shumëllojshme "unë në vetvete", poezia e Jetonit gjakon të kthejë unitetin e bjerrë me Shpirtin Botëror në hipostazat e tij të ndryshme, të kapërthehet së paku pas "një vargu", që "në zenitin e kohës, është bërë shkrumb" …