Kulturë
Albert Zholi: Bisedë me një rus
E diele, 28.04.2013, 02:40 PM
BISEDË ME
NJË RUS
Nga Albert ZHOLI
Atë
mëngjes marsi, së bashku me një shok, shkuam në Durrës për të bërë një vizitë
te një mik i përbashkët. Moti ishte i ftohtë dhe binte një shi i imët. Takimin
e kishim lenë aty ku pritej rruga e Durrësit me atë të Plazhit. Për t’ju
shmangur shiut hymë në një lokal aty pranë, që mbante emërin “Kosova”. Zumë
vend në një tavolinë në hyrje të lokalit. Mbas pak erdhi edhe shoku që prisnim.
Në tavolinën në krah, na dëgjonte një burrë rreth të pesëdhjetave. Nga pamja e
jashtme dukej që ishte i huaj, bile nga vendet nordike. Herë shikonte nga ne,
herë nga një portet i madh i Adem Jasharit, vendosur mbi kokat tona. Për
koiçidencë ajo ditë përkonte me trevjetorin e rënies së tij. I huaji shkruante
e shkruante sikur të njihte gjuhën tonë. Pas pak ai u ngrit nga vendi dhe u
afrua te ne.
-Ju lutem
mund të rri me ju, jam një mik i shqiptarëve-foli me copa fjalësh shqip duke na
buzëqeshur.-jam nga Rusia-miq bashkë-vazhdoi me mundësinë e tij të komunikimit.
-Nga
jini?
-Jam nga
Moska. Më quajnë Aliosha. Gazetar. Babai im ka qenë oficer në Shqipëri, në
Pashaliman. Ai më ka folur shumë për popullin tuaj. Nisa të mësoja vetë shqip.
Dëgjoja vazhdimisht Radio-Tiranën. M’u kundërvunë shumë në vendin tim, kur
flisja me admirim për shqiptarët. Më vinte inat që nuk e kuptonin realitetin.
Kur nisi lufta isha përkrah të drejtës Kosovare. Shkova vetë në luftën e
Kosovës. Aty dëgjova shumë edhe për Adem Jasharin. Për mua ai është mit. U
gëzova shumë që e pashë në këtë lokal portretin e tij.
-Pronari
i këtij lokali është kosovar nga Drenica e Adem Jasharit, Naim Kapiti e
quajnë-ndërhyri miku im durrsak.
-Në
Moskë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një fis u vranë dymbëdhjetë vetë. Dhe
ai fis është sinonim i patriotizmit, atdhedashurisë, pavdekësisë… edhe sot e
kësaj dite është fisi më i respektuar në Rusi. Po Fisi Jashari, që ka 56 të
vrarë nga dora e serbit? Ademi me fisin e tij do të jetë rasti më unik në botë,
në gjithë historinë e popujve që kanë luftuar e luftojnë për pavarsi.
Ne e
dëgjonim me vëmëndje dhe kurrë nuik na e merrte mendja se fjalë të tilla do t’i
dëgjonim nga një rus…