E shtune, 26.07.2025, 12:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Morina: E bukura dhe poeti

E hene, 29.04.2013, 08:22 PM


UKSHIN MORINA

 

 

NË BREG TË DETIT

 

Jeta ime që kur të njoha mbeti mbi valën e detit,

humbur nga stuhite në një liman pa emër

dhe rroj si i shkretë

Pres të më vish këtu pranë shkëmbit,

ku dallgët për ty këndojnë

dhe në më leshoj zemra,

me ler aty në breg të mund të shoh anijen e bardhë

dhe dritën e syve tu

S’ke pse qan, është veçse një shpirt i humbur

i cili pret premtimin e një të thëne

S’mund të rroj i vetëm në bregun e detit,

sytë e mi kanë trazimin tënd të fshehur

ndaj ke ende kohë ti prekësh të gjalla buzët e mia

Humbur kam qetësine e shpirtit

këtu në detin e pavdekshëm,

ku yjet derdhin dritën e tyre të butë

dhe kërkojnë zallit kujtesën time mes vajesh.

 

 

E BUKURA DHE POETI

 

Ai ishte veçse një poet,

i cili vishte të bukurën e tij me vargje stinore

Rrinte deri vonë dhe pse zemra i regëtinte ngadalshëm

si flaka e një kandili në shkrehje duke errësuar më shumë natën

Ai s’flinte, i varfër ishte me zi rronte, ndërsa hidhte hijen në letër

dhe thoshte,

o Zot dhe nje herë në paqe sonte!

 

Po, Ai ishte,

e njihja silueten e tij kur kthehej që nga nata

me larg se drita e hënxës,

ulej në cakun e vet dhe me pëshpërimë këndonte

dhe lutej të mos vdiste sonte!

 

Ai e donte të bukurën e tij, aq sa natën e mbyste dhembja,

e priste, ishte vetem, ëndërronte

duke ushqyer shpresen e të qënit me fat

dhe lutej të mos vdiste sonte!

 

Mesnatë ishte ndërsa i dëgjoi çapat tek vijnë

bashkë me kërcitjen e bravës dhe hijen e saj blu,

ishte ajo me sytë e një qielli loti

duke i puthur etshëm buzët e tij nën errësirën e natës...

 

 

RRUGËS SË QUMËSHTIT

 

Ma sjell mua o zot fuqin tënde qiellore,

të mos vuaj këtu në burgun tim

ku lulet e pranverës i kam harruar si çelin ndër fusha

Ma sjell mua paqen e mohuar në kufinjtë e tejlargët të lumit,

fëshfërimen e ëmbël të valës,

si një këngë në partiturat e shpirtit të thyer

Zot të lutëm ma sjell mua të vetmen ëndërr që dua,

këtu në skajin e lindjes sime

ku pemet në kopësht përkunden nga gjumi i rëndë

S’di, s’po mundëm lidhur pas kockave i gjymtuar

si një statujë e tërshitur lufte,

therrmuar jam dhe s’dua me të voglin zë

Me mjafton dhe drita më e largët e yllit

të shkreptij mbi mua

Ja pra me ty o zot në rrugën e qumështit,

ku mund të shoh shpirtin e një ylli të ndritshëm

që ma fale mua natën e mbrëmshme

Është drita e syve tu që nuk fle e s’lodhet kurrë së ndrituri

udhët e mia, që i rrojta i vetëm pranë pyllit të egër.

 

 

JAM NJË VARG I SHKRUAR

 

Unë jam si një re që shkon horizonteve

Me vete mbaj të vetmen dhembje që dua

Po le të shuhet dhe djelli nën vete

Dhe hënza me dritën e saj vagelluar

Unë për ty jam më shumë se frymëmarrja

Kur ty të zë e të mbyt pikëllimi

I ëmbël pa fund do të dukët ky mall

Si dritë e një ylli do të digjet shpirti.

I humbur jam sonte si një ëngjëll nate

Vetmitar i huaj në borë e stuhi

I veshur jam me të bukurën tënde

Me zërin e ëmbël rrugëve pakufi.

Do vije një ditë ku zëshem do qash

Atje së largu, më keq së një fëmi

Si viola e përroit të lumit të bardhë

me zerin e qyqes mbi kry

Une jam veçse një varg në letër

I shkruar me lotet e syve të mi blu

Lundroj si vala mbi detin e kaltër

Me dhembjet e mia trazu.

 

 

PA TY

 

Ti mbretëresha ime e shenjtë, pjesa me hynore e imja,

përse e heshtur më kundron në k’të çast zymtie kur nata vajton

Më thuaj, vallë dëshpërimi i zgjatur shkaktoj fatkeqësi dhe lotë?

E fshehta turbulluese e shpirtit po epërson…

në rrugën e yllit të mekur duke të të lenë në ditën me të zymtë,

por ti serish do gëzosh, mes shoqesh do krenohesh

atje në Prishtinë do thuash

“Dikur kisha një poet që frymonte vetem për mua”

E di, i hidhur do jetë kujtimi që bluaj në orët pambarim,

por lutëm të shtjerrohet loti yt në dhembjet e mia,

të shuhët gëzimi në udhë ku mund të rroj i pasëmurë

në ato vënde të bukura

dhe të flas me pasion për dashurin tonë kur rrinim deri në perëndim

kur yjet fikëshin dhe bota zgjohej nga varrët duke dremit

Ndërkohë i përgjunjur para teje kundroja përvëlimin

dhe digjesha në falkën e psheretimës. E pra ti e shtrenjta dashuri,

kur vetën fsheh pas shpirtit tim dhe natës i buzëqesh me trishtim

unë do të jem edhe pse me gjithë këtë dhembje,

mergimtar i pagëzuar, vetmitar në pasqyrimin e hënës

që i imi zot me dënoj të jem përgjithmon pa ty.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx