E shtune, 26.07.2025, 12:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Cikaqi: Fadil Vata - luftëtar i pa epur…

E diele, 28.04.2013, 05:05 PM


Fadil Vata - luftëtar i pa epur… ( 03.01.1962 – 25.04.1990 )

Në Therandë,  zbulohet Shtatoria e Heroit të Kosovës Fadil Vata

Nga: Beqir Cikaqi

1.         Mëngjesi,  qytetin e  Therandës me 25 prill gjeti të zbukuruar e stolisur me flamuj kombëtar. Edhe qytetarët dukeshin më ndryshe! Mbase kishin arsye, sepse në mesin e tyre, përkatësisht në qendër të Therandës,  vije biri i tyre Heroi kombëtar  Fadil Vata. Edhe pse fizikisht ka munguar heroi për  më tepër se dy dekada, vepra, frymzimi ideali i tij nuk ka munguar  për asnjë moment.

2.         Komuna e Therandës,  në 23 vjetorin e vdekjes, me një Akademi përkujtimore, ka përkujtuar veprimtarin, atdhetarin e devotshëm dhe Heroin e Kosovës Fadil Vatën. Kjo Akademi u mbajtë ne Shtëpin e Kulturës “Ukë Bytyqi” që ishte e vogël për ti zënë të gjithë të interesuarit. Akademia  u hap  me intonimin e himnit kombëtar të interpretuar nga grupi “Theranda”.  Në këtë Akademi morrën pjesë dhe folën Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, kryetari i komunës z.Blerim Kuçi, Veprimtari Adem Demaçi, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti(bashkëveprimtar I heroit), bashkëveprimtarë e shokë të Fadil Vatës, dhe shumë qytetar jo vetem nga Theranda. Për veprimtarinë politike dhe aktivitetnin në ilegale të Fadil Vatës ka fol z.Gafurr Elshani,i cili ndër të tjera potencoi:”…Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do të mund të mbijetonte fryma e rezistencës sonë kombëtare, pa luftëtarët e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do të mund të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pa trimat si Fadil Vata, Kosova njuk do të mund ta sfidonte  pushtuesin serb, pa bij të mençur, të vendosur e të sinqertë si Fadil Vata, Kosova nuk do të arrijë të ketë liri të plotë dhe as pavarësi normale e të pambikëqyrur, pa idealistë si Fadil Vata, Kosova nuk do ta ketë të sigurt të ardhmen e saj,... Lavdi jetës dhe veprës së tij ! ”.

3.         Kryetari i komunës z. Blerim Kuçi e ka falemenderuar të gjith ata që kan kontribuar për ngritjen e Shtatores, në veqanti Kryeministrin,ansambleistet e Komunes së Therandës, etj, ndërsa e ka quajtur Fadil Vatën, simbol të lirisë, simbol të sacrifices, ….

4.         Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, e cila në një ceremoni të veçantë e ka dekoruar me titullin “Heroi I Kosovës”, veprimtarinë Fadil Vata, në Akademi ka thënë se rruga deri te liria I përket heroit të Kosovës Fadil Vata, bashkëmendimtarëve dhe bashkëveprimtarëve të idealit që u shkrinë në veprimtarinë e tyre, duke dhënë kontribut domethënës që çeshtja jonë kombëtare të zgjidhet drejtë, që ne sot të gëaojmë shtetin tone dhe të punojmë për të ardhmën e atdheut…

5.         Fjalë rasti në këtë Akademi mbajten edhe Ali Ahmeti I ardhur enkas nga Maqedonia, si dhe simboli I rezistencës kombëtare z. Adem Demaqi.

6.         Në emër të familjarëve të pranishmëve iu drejtua   vëllau I heroit Fadil Vata, deputeti I parlamentit të Republikës së Kosovës z. Ramë Vata.

7.         Në fund të paraqitjeve  të personaliteteve  dhe bashkeveprimtarëve të heroit,  grupi i këngëtarëvë “Theranda”para qiti pika artistike me këngë atdhetare.

8.            Pas Akademisë në qendër të qytetit u bë zbulimi I shtatorës së Fadil Vatës, i cili vdiq më 25 prill të vitit 1990, në Bazel të Zvicrrës.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx