E merkure, 08.05.2024, 07:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Moj Kosovë të rroftë trimëria

E enjte, 02.05.2013, 08:13 PM


Demir KRASNIQI :

 

MOJ KOSOVË TË RROFTË TRIMËRIA

 

O , moj Kosovë, , o të rroftë, o, trimëria –

O, n’ tana anët po t’ lulëzon , o, hajnia !

O, burgjet tona , o, mbushur  plot –e ,

O, nënat tona po qajnë , o, me lot –e !

 

O, moj Kosovë, o, tu shtoftë , o, gjelbërimi –

O, n’ tan anët , o, po t’ lulëzon krimi !

O, s’ pushojnë ndjekjet , s’ pushojnë , o, hetimet ,

O, ditë e natë , o, s’pushojnë, o, gjykimet !

 

O, moj Kosovë, o, tu shtoftë , o, bekimi –

O, n’ tana anët, po t’ lulëzon trafikimi !

O, trafikohen qeniet , o, njerëzore ,

O, sidomos , o, bota femërore !

 

O, moj Kosovë, o, moj fushë , o, me roga –

O, n’ tana anët po t’ lulëzon droga !

O, fëmijët tanë, o , t’ shëndoshë , o, si molla –

O, thithin drogat , o, nëpër shkolla !

 

O, moj Kosovë, t’ rroftë demokracia –

O, po t’ lulëzon , o, pederacia !

O, je e pasur , o, si Florida

O, n’ tana anët po t’ lulëzon sida !

 

O, moj Kosovë, o, tu shtofshin tagrat –

O, n’ tana anët po t’ lulëzojnë , o, viagrat !

O, njerëz të sëmurë  po i pinë  , o, me bindje –

O, heroikisht vdesin për , o, “Vendlindje!”

 

O, moj Kosovë, o, tu shtoftë , o, rahmeti –

O, n’ tana anët po t’ lulëzon , o, ryshfeti !

O, dikush bahet , o, milioner – e ,

O, dikush bukë kërkon n’ kontejner –e !

 

O, moj Kosovë, o , t’ rroftë pavarësia –

O, n’ tana anët po t’ lulëzon papunësia !

O, pasanikët ngrehin , o, pallate –

O, fukaraja hanë bukën thatë – e !

 

O, moj Kosovë, o, të  rroftë , o, paria –

O, për çdo ditë t’ shitet pasuria !

O, prijatarët u banë , o, çirak – e –

O, punëtoria kanë mbet , o, n’ sokak – e !

 

O, moj Kosovë, o, tu shtoftë , o, lezeti –

O, po t’ lulëzon Universiteti !

O, t’ rijë e t’ reja kryejnë fakultet – e ,

O , nuk gjejnë punë , o, ikin , o, n’ kurbet – e !

 

O, moj Kosovë, o, t’ pushoftë , o, përplasja –

O, n’ tana anët po t’ lulëzon , o, vëllavrasja !

O, shumë familje mbyllur , o, n’ shtëpia –

O, pa shkollime iu mbesin fëmija !

 

O, moj Kosovë, o, të pushoftë marrja –

O, n’ tana anët po t’ lulëzon , o, hakmarrja !

O, mbesin nënat me duar në gji – e ,

O, mbet shtëpizat mbyllur , o, nën dry- e !

 

O, kush e vjedh , o vendin e vet – e –

O, kurrë për jetë , o, nuk mund t’ banë shtet – e !

O, ku s’ ka ligj edhe ku s’ ka punë – e –

O, ka plaçkitje, o, vrasje e dhunë – e !



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora