Kulturë
Riza Lahi: Planzhon mbi granadën pa fitil
E merkure, 01.05.2013, 07:47 PM
PLANZHON
MBI GRANADËN PA FITIL
NGA RIZA LAHI
Më 13
shtator 1986, ndërsa bëheshin qitje në poligonin e regjimentit të Farkës,
ushtari elbasanas Fatmir Skilja , i shushatur, nuk e vërviti granadën luftarake
por e lëshoi pranë , para këmbëve të tija dhe ajo, tanimë pa fitil , po
rrokollisej drejt grupit më ushtarë, mes të cilëve ndodhej dhe një luan.
Ky luan
ishte ish piloti Ndue Logu që u hodh me trupin e tij mbi
Granada
plasi në barkun e heroit, duke bërë fërtele gjitha të brendëshmet e viganit nga
Shoshi i Dukagjinit dhe rritur në shtëpinë e fëmijës, por duke shpëtuar
gjithëçka tjetër përqark.
Ishte një
akt vetmohimi jo i paparë në historitë e ndeshjeve me eksplozivët; ne njohim
rastet e Mic Sokolit nga Malësia e Gjakovës, Selam Musait nga Salaria e Vlorës,
Aleksandër Matrazov nga Moska dhe…ja dhe rasti i pilotit më të mirë që kishte
regjimenti i Farkës, atij burri vetullzi, ballëpastër, që ecte duke buzëqeshur
me vete dhe me një ecje prej balerini, kryemjeshtër i njohjes së territorit,
instrukltorit fluturues të disa breza pilotësh, Ndue Logut nga Dukagjini.
Ndue Logu
mundi ta merrte diplomën me rezultatet më të larta që mund të jepte një shkollë
ushtarake në Bashkimin Sovjetik; mundi ta merrte në Batajsk – si pilot
helikopteri por edhe ai , në vitin skandaloz 1961 u kthye në atdhe së bashku me
18 pilotë të tjerë, pavarësisht se dy prej këtyre djemve qenë thyer.
Ti
djalosh që lexon tani “Dinosaurët e fundit” duhet të dish se burrnia është vënë
në provë në të gjithë brezat që kanë formuar karakterin shqiptar.
SHKELËSI
I KUFIRIT
Ai ishte
njohësi i mrekullueshëm i terrenit dhe qenve.
E urrente
komunizmin , rronte si në skëterrë dhe vendosi të arratisej.
Kur ishte
pesëqind metro larg piramidës, u dha alarmi.
Kufitarët
u sulën me qën dhe me kallashë duke krehur vëndin.
Ai qeshte
dhe lozte me ta si macja me miun. Kufitarët,
nuk e
kapnin dot dhelprën që i qesëndiste nëpër labirinthet e saja;
i
ngacmonte, suleshin ta kapnin, u humbiste si një fantazëm dhe u
hidhte
një gur nga cepi tjetër e fshihej paq sërish.
Një qën
iu afrua fare pranë njohësit të mrekullueshëm të botës së qenve.
Në zonën
neutrale, shtiu lart dhe u fsheh si të qe rritur ndër pyje.
Kaloi
piramidën - “R. S. F. e Jugosllavisë” - e hodhi automatikun përtej.. Kishte
mbërritur në Botën e Lirë, tanimë nuk ishte më
në
skëterrën me komunistë, që donte t’i piqte të gjallë.
Kur ndjeu
të flisnin sërbisht në vënd që të ngrinte duart, u fsheh.
Ndjeu ta
shanin “mysafirin” e kësaj nate , atë, “Jeben ti majka!”
Paskam
kaluar nga skëterra komunsite për të ardhur në duar të serbëve?
Nëna ime!
- Klithi pa zë njohësi i mrekullueshëm i botës pyjore dhe qenve, ndërsa
ushtarët po e kërkonin duke bërtitur sërbisht.
Si klithi
dhe një herë për të ëmën, u kthye andej nga kish ardhur .
Kur kaloi
piramidën shqiptare e kuptoi se ishte e pamundur të fshihej më.
Kur u
sigurua që pas pak do ta kapnin
kërceu
nga ku qe fshehur - te këmbët e ndjekësve të tij
u zgjati
kyçet e duarve dhe ata
i vunë
pranga.
Ndërsa
kufitarët e qëllonin ngado duke e sharë
në gjuhën
shqipe, ai... qeshte...qeshte...vetëm qeshte
si një
përbindësh me gojë të llahtarëshme
dhe ata u
stepën.
Ai nuk
qeshi më.
U tha:
Isha të serbët!
Kam
kaluar para hundëve tuaj e të qënve dhe shkova te serbët...
S’i
ngrija dot para serbëve lart këto dy duar që ua shtriva ju ;
s’i
përkulja dot këto gjunjë para palave dhe hymnit të
flamurit
sërb .
U ktheva
te prangat e skëterrës që e urrej për vdekje.
U ktheva
te prangat që kanë mbërthyer atdheun tim
bëni ç’të
doni me mua.
Ju nuk më
kapnit kurr!
Dhe pa
nga flamuri shqiptar që valavitej mbi postë.
Ishte
ende errësirë por jo aq
sa
kufitarët shqiptarë të mos dallonin mbi palat e flamurit
lotët e
burrit që erdhi t’i shtrinte duart prangave.
Në brezin
e pilotit të rriturit në shtëpinë e fëmijës, ja, qenë thyer dy djem shqipërie.
Aristotel P. dhe Ilia K. Ata vendosën të mos ktheheshin më tokën që i kishte
lindur por, në planin e tyre të braktisjes, ata kishin parashikuar edhe një
masë që rrallë mund t’i binte ndër mënd ndonjërit nga djemtë e hedhur dhe me
gjellët pa kapak - të fshiheshin sa më larg.
Kur Ndue Logu
vetë i 18 udhëtonte për në atdhe me zemër të mbushur dhe të thyer për
Aristotelin dhe Ilian, një grup tjetër djemsh shqiptarë që do të kthehej pas
tyre, po bridhnin nëpër rrugët e qytetit me thika të fshehura. “ Ishim gjashtë
veta. Ishim në grup. Nëse do të hasnim kund njërin apo të dy nga dezertorët ,
secili do të hante në një kohë 6 të ngulura thike në emër të atdheut dhe
popullit që kishin braktisur” – më tha njëri prej ekzekutorëve të mundëshëm.
Burri ka
kohë për t’u turpëruar edhe në rini, edhe në burrëri, edhe në pleqëri.
Dezertori ka vetëm një emër; është një cilësi që bashkon si me një komandë
karaktere, ngarje, periudha historike dhe rrethana gjithfarëshe.
Ndue Logu
u ngrit si një lapidar prej mali në burrërinë e tij.
Unë nuk
di ndonjë pilot tjetër, që populli t’i ketë kënduar një këngë kaq të veçantë
dhe në një rrethanë kaq të veçantë, siç ka qënë njëra e krijuar gjatë
ndërmarrjes mbarëpopullore për elektrifikimin të plotë të vëndit. Pas vrasjes
në aksionin e rinisë së një vajze prej Dukagjinit , quajtur Shkurte, pas kësaj
nxitjeje mbarëpopullore, nisën të ndizeshin drita edhe në zona ku kishin jetuar
prej mijëra vjetësh me kandil, bishtukë a pishë të ndezur.
“ Llampa
e ndezur shfaqej në çdo shtëpi si fytyra e Shkurtes”, shkruante një poet nga më
të njohurit e asaj kohe. Elektrifikimi i Dukagjinit, kësaj monade shqiptare, ka
qënë një punë e bërë me hare të paparë dhe në mënyrë të jashtëpërfytyrueshme,
duke shfrytëzuar energjitë e pashterrëshme që gjeneron një shpirt i rënë në
dashuri. Pilotët bënë çudira në atë kohë për të aritur që të ndizej drita mes
dhomës si “fytyra e Shkurtes”. Dhe, populli i këndoi Ndue Logut një këngë,
kështu:
“Paj,
kush ishte, more njaj piloti?
Bash Ndue
Logu, nji djalë prej Shoshi”.
Ndue Logu
dolli i paaftë nga një sëmundje profesionale pilotësh – “lumbago”. Por ai , në
kohën e indondatave të dëborës nuk linte fluturim pa shkuar duke fluturuar
përmbi borë drejt zonave veriore e verilindore në atë dimër të ’85. Ani, si
pasagjer rrinte, ama, ky njohës i mrekulleushëm i terrenit, ndihmonte papushim
ekipazhet , megjithëse….tanimë mund të rrinte në një depo, zyrë, me një
reflektor te këmbët , se ishte “shef armatmi”.
Në një
periudhë u bë bujë e madhe, e jashtëzakonëshme – Shqipëria e perçeve të
dikurëshme, e gjakmarrjeve të dikurëshme, e dhunës ndaj gruas shënoi një
nagjarje që është përsëritur vetëm një herë. 4 vajza të Institutit të Kulturës
Fizike, pikërisht Flora Toto, Polikseni Vjeshta, Drane Cara dhe Vezire Meta , u
hodhën qënga qielli mbi Tiranë me parashutë. Parashutisti që i hodhi vajzat ka
qënë shefi i kësaj arme, pionieri i parashutizmit shqiptar, Shaban Danaj.
Po piloti
që i hodhi, cili qe? Ndue Logu, që u varros me 14 shtator 1986.
Mbase…mbase,
përveç bustit të heroizimit të tij të ngritur nëpër zemrat e atyre që e njohën,
në emër të kontibuteve të tija për ushtrinë shqiptare, artin e fluturimit ,
devocionit për kryerjen e detryrave ajrore por, sidomos, për planzhonin e tij
të fundit drejt vdekjes në emër të jetës së të tjerëve, do të ishte gjëja më
normale dhe në përputhjen me aliazhin e artë të traditës sonë t e vjetër dhe të
botës moderne ushtarake , që Ndue Logu, ta kishte një bust.
Një bust në mes të repartit ku ai dha jetën, apo në Shosh, në Shkodër, në shtëpinë e fëmijës apo në ndonjë rrugë të Tiranës…
Përfunduar
ora 06 e mëngjesit të dt 15 prill 2013.
Ps
Kjo pjesë
rënqethëse që sapo lexuat nuk do të ishte shkruar kurrë nga dora ime, pa
kontributin, shtyrjen, nxitjen, këmbënguljen dhe pasionin deri në përgjërim të
e pilotit Niazi Nelaj, nga Kalivaçi i Tepelenës, ish shkruesi i historisë së
regjiemntit të Farkës
( autori)?