Kulturë
Gjon Keka: Lidhja kombëtare si shprehje e karakterit kombëtar
E premte, 03.05.2013, 12:48 PM
Lidhja
kombëtare si shprehje e karakterit kombëtar
Nga Gjon KEKA
Historia
mund të na jap disa nga shenjat që kanë të bëjnë me levizjet e dobishme dhe të
urëta të cilat duhet t'i bëjë kombi shqiptar në këtë shekull dhe të cilat
njëkohësisht përfaqësojnë aspiratat e kohës vetëm në dritën e duhur dhe në këtë
mënyrë të ushtrojnë ndikim të madh në zhvillimin e tyre të mëtejshme. Ngjarjet
e mëdha politike ashtu edhe ato historike janë pothuajse gjithmonë rezultat i
ndërveprimeve të shumëfishta të elementeve të ndryshme. Janë pikërisht ngjarjet e mëdha të tilla që
përcaktojn hapat e një kombi dhe vizionin për ta ndërtuar të ardhmen pa e
lëshuar rrugën apo mohuar rrugën e vjetër të kombit dhe paraardhësve drejt të
ardhmes.
Në këtë
reflektim timin nuk do të merrem shumë me shkaqet, sepse ato janë të shumëta e
të njohura botërisht dhe do të ishte punë e pafrytshme të i numërojm ato shkaqe
që po pengojn kombin tonë në ecjen e tij dhe në devijimin nga rruga e vjetër e
kombit. Por eleminimi i këtyre shkaqeve të dëmshme është i mundur vetëm në
kuadër të këtyre lëvizjeve parandaluese dhe të cilat na qojnë pastaj në rrugën
e vejtër dhe të natyrshme të kombit si dhe na shfaqin përball nesh dritën e
etërve tanë të cilët qëndrojn si llamba në të katër anët e kombit dhe i bëjnë
dritë atij përjetësisht. Pra unë do të merrem në këtë reflektim më shumë me
disa nga shtyllat ku kombi ynë do të duhej të mbështetet fuqishëm dhe rrugën që
ai do të duhet ndjek pa iu shmangur qëllimisht ose jo rrugës së vejtër dhe të
natyrshme të tij rrugë kjo që kanë lënë gjurmë paraardhësit tanë si Aleksandri,
Kosntantini, Pirro, Gjergj Kastrioti dhe shumë e shumë të tjerë
gjerë në ditët tona dhe që ne si komb duhet ndjekur po ato gjurmë madje duhet
tepruar për nga veprat dhe shembujt që na kanë lënë këto personalitet mbikohore
të kombit shqiptar europian.
Nuk ka
asnjë komb tjetër në historinë e të cilit ju mund të njihni që nga në fillimi i
tij, pa u ngatërruar dhe konfuzion ideologjik hapat e gjetjes së tij, rrënjeve,
fakteve natyrale të racës së tij, por
historia e racës shqiptare si komb është si një dorëshkrim së cilës nuk i
mungon asnjë fletë natyrale, pra ajo i ka që nga fillimi të gjitha faqet e
historisë së tij . Dhe ne edhe sot akoma mund të kthehemi dhe të shikojm në
mënyrë të qartë se si kjo racë europiane pra shqiptare e lashtë në gadishullin
Ilirik e cila ishte dhe akoma është e ndarë në fise të lashta në gjuhën, kulturën,
identitetin dhe gjeografinë e saj natyrale kombëtare e politike, e të cilat edhe sot edhe përkundër copëtimit
të saj në shumë pjesë nga pushtuesit barbar dhe marrëvshjet e dëmshme të tyre, ajo
si më parë në periudhatë e ndryshme historike edhe tani përfaqësojnë natyrën
politike të historisë së një kombi të lashtë autokton. Dhe kështu akoma edhe
sot i ka natyrshëm të gjitha faktet dhe ato nuk janë zvogëluar asnjëherë, por
vetëm sa janë plotësuar akoma më shumë duke marrë dita ditës edhe trajtën e saj
përfundimtare si një komb i lashtë i ndërtuar vertikalisht dhe horizontalisht
pra si taban apo tharmi i tërë këtij kontinenti.
Por në
kuadër të kësaj duhet nënvizuar se historia e vërtetuar e kombeve është më
shumë ose më pak një koleksion i fragmenteve të natyrshme harmonike në kuptimin
e lidhjes së këtij koleksioni sepse historia ka të bëjë më nje komb dhe që ka
një rrjedh që ngafillim nga i njejti shpirt dhe rrënjë të historisë. Ndërsa bashkimi i këtyre fragmenteve të
natyrshme të këtij koleksioni si një e tërë nënkupton qartë dhe pa asnjë
hamendje historike apo të kohës se ai është një komb me histori natyrore të
pandryshuar më një antropologji dhe psikologji kombëtare të vërtetë dhe me një
politikë që mbanë në krahëror idealin dhe vizionin e paraardhësve duke ndjekur
hapat e tyre në të gjitha periudhat dhe për të gjithë brezat.
Ndëkaq
shqiptarët si komb para identitetit politik ata kanë identitetin e tyre
historik të lashtë kombëëtar e europian, identiteti kombëtarë i shqiptarëve është
autentik me shpirtin e tij, rrënjët e tij, kulturën dhe botën e përgjithshme të
kombit. Ndërsa identiteti politik është
identitet shtetëror që do të duhet ta ruaj, kujdeset dhe kultvojn, dhe ruajn
rrënjët dhe identitetin e tyre fuqishëm duke mos lejuar lojëra renegatësh apo
mbetjesh sulltaniste të prekin në identitetin dhe petkun e shenjët të kombit
shqiptar europian. Pra me një fjalë shteti është kujdestar i të gjitha fushave,
dhe përveq ruajtjes së identitetit politik të tij ai duhet akoma më shuëm ta
ruaj identitetin historik e kombëtar dhe rrënjët e lashta të tij si dhe të
punoj fuqishëm në lulëzimin e kombit ku më pas ky lulëzim do të ishte bërë si
kuror e shtetit dhe lavdisë kombëtare të tij si në kohën e lidershipit të
Gjergj Kastriotit i cili është shembull i përjetshëm i cili e ndërtoj shtetin e
Arbërit dhe ruajti e kultvoj frymën e brëndshme rrënjësore të kombit, ai është
mësuesi i madh i kohës, doktrina e
shkëlqyer e lidershipit prej të cilit duhet të marrë mësim lidershipi i
tanishëm si në Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha trojet. Vetëm ata që kanë
lexuar historinë e kohëve të lashta dhe moderne në secilën pjesë të saj ata do
të binden se ajo është e varur vetëm nga qeveri të mira dhe të këqija, me përballje apo sfida të mëdha dhe zhvillime
të lakmueshme, përpjekje të përgjakura për liri dhe vetruajtje të identitetit
kombëtar si dhe më shtete të fuqishme apo të dobëta .
Prandaj
urtësia e vërtetë politike e bazuar gjithmonë në jetën e vërtetë në mënyrë të
qartë zbulohet nga lidershipi i vendit në një ideal të paraardhësve. të cilët
ecin gjurmëve të tyre dhe realizojn në plotëni aspirata dhe testamentin e tyre
kombëtar e politik. Ndjenja e thellë dhe e vërtetë e kombit është mishërimi i të
gjitha rezultateve si në atë shpirtërore dhe materiale të kombit, pra në
tërësin e tij. Sepse zjarri të cilin shqiptarët luftuan nën atë ideal dhe
vizion për të mbrojtur identitetin dhe besimin e tyre tregon, frymen e shpirtit të lartë kombëtare dhe të besimit
e cila në popull kishte marrë rrënjë që nga zanafilla e tij dhe shembujt e
mëdhenjë të kohëve të historisë së lidershipit të kombit shqiptar europian. Çdo
komb ka konceptin e tij të veçantë të lirisë dhe kjo është produkt
ekskluzivisht i fuqisë së tij morale, rrënjësore, emocionale, por jo edhe produkt i arsyes sepse
mund të bie në duar të ligësisë, sofizmave, intrigave dhe gabimeve të
njëpasnjëshme që më pas mund ta privojn lirinë e popullit. Dhe kjo bëhet nga
renegatët të cilët e kanë shkruar fillimin e lirisë me njërën dorë e fshehtë
ndërsa e mbyllin atë me tjetrën dorë të zbuluar duke dal sheshit se ishin
pikërisht ata armiqët sekret të lirisë, dhe siç dihet armiqët e tillë pra
sekret të lirisë janë më të këqinjët që njeh historia. Prandaj shqiptarët duhet
ruajtur lirinë e tyre të vishen me unitetin e gjallë dhe të dritës së rilindjes
i cili është ilaç për ligësit dhe gabimet të cilat i janë shkaktuar trupit të
kombit shqiptar dhe copëtimit të tij nga pushtuesit barbar otoman e sllav.
Megjithkëtë
në këtë kohë shihet se akoma ka një mungesë të unitetit dhe duke qenë kështu pa
një unitet të gjallë asnjë komb nuk mund të pretendojnë të lëvroj në rrugët e
panjohura, as të arrij të forcoj shtetin mbi të cilat si do të duhet të ishte
pra i ndërtuar mbi vlerat dhe shkëmbin kombëtar të tij. Me pakë fjalë vetëm një
unitet i gjallë i brendshëm dhe i jashtëm i kombit do të tregonte natyrën e
vërtetë të tij, pra natyrën e rrënjëve historike dhe identitetit historik
kombëtar europian. është pikërisht lidhja kombëtare si shprehje e plotë e
karakterit kombëtar dhe identitet të tij. Dhe poashtu vetëm atëherë kur secili
shqiptar i vërtetë që ka në zemër dhe shpirtë të tij atdheun si të shenjët do
ta zbuloj botën e tij duke rilindur dhe kjo botë e lashtë e cila është
rrënjosur në zemër dhe mendjen e tij e gjakun tregon për gjetjen e rrënjeve të
tij dhe rrugës së vjetër e të lashtë në të cilën kanë lënë gjurmë paraardhësit
e kombit.
Prandaj
edhe sot si më parë askush nuk mund t'ua vjedh guximin kombeve, ashtu edhe
shqiptarëve si komb i lashtë e autokton për të lëvizur drejt rilindjes dhe
unitetit të gjallë të tij, pastaj gjetjes së rrugës së vejtër e të lashtë dhe
rikthimit të tij në familjen e lashtë europiane. .