| E shtune, 04.05.2013, 04:58 PM |
Poezi
rumune nga Kanadaja
Dumitru
Ichim
(Kitchener-Ontario)
PËRSHËNDETJE
PËR PASHKË
Sot është
kremtja e vërtetë
Më e
madhërishmja në jetë.
Kush s’i
njeh Pashkët vallë
Këtë
kremtim nderimi të rrallë?
Dielli
ndrit e duket më i gëzuar
Se na u
ngjall Krishti i bekuar.
Në vend
të “mirë ditës” së rrall’
E
përshëndesim njëri-tjetrin
Me uratën
“Krishti u ngjall!”
KRISHTI U
NGJALL
Ejani e
merrni dritë
Krejt
bota le të përkulet.
Zemër-kambanat
trokasin
Se
Krishti u ngjall.
Engjëjt
në qiej këndojnë
Për këtë
Lindje të Shenjtë
Për këtë
përgëzim të rrallë
Kur Jezu
Krishti u ngjallë.
Dita e
Pashkëve na sjelltë
Shëndet e
lumturi
Dhe me ne
këndoni gjallërisht
Se na u
ngjall i bekuri Krisht!
EVOLUCION
Lulet
ikën nga lulet
Dhe
mbetën frytet.
Frytet
ikën nga frytet
Dhe
mbetën farat.
Farat
ikën nga farat
Dhe u
fshehën në dhe.
Dheu iku
dheu nga dheu
Dhe u
fsheh pas gjetheve.
Ikën dhe
gjethet
Ta
kërkojnë dheun
Por ky
Tashmë u
bë këngë
Në duart
e Poçarit.
Poçari
duke qenë i dashuruar
Harroi
rrotën e duke shijuar nga dielli
Dhe nga
kënga e ashpërsuar
Gaboi
kandilin e glinën dhe dritën
Dhe e
krijoi njeriun.
NGJYRË
Universi
është një ngjyrë
Njësoj si
molla e gjembi.
Koha
është përsëri ngjyrë
Njësoj si
malli dhe frika.
Po shkoj
drejt burimit
Me të
gjitha ngjyrat e mia –
Murmurimtare
në gurgullimë të fjalës
Nga
bardhësia drejt zjarrit.
Më është
bardhësia ngjyrë,
apo frikë
nga vdekja?
KOHË
BINJAKE
Në vatrën
e çdo bërthame
Pulson në
flakërime të bardha
Erëtima e
Blirit të parë.
Kurse ylli
lundron luginave të qiellit
Dhe tani
përmbi ujëra
Vezullon
syri i peshkut.
Grunaja
të zjarrta dhe shkëndijat e natës
Janë gadi
të më lindin,
Por nuk
ma binjakësojnë orën
E dritës
Së
posazgjuar në kokrrën e mustardës.
KOHË E
BARDHË
Drita
s’është dritë
Por vetëm
një gjuhë e harruar.
Kur nata
ësht’ mbi gjëra
Dhe don
të hyjë në mua
Po ia lë
ato që s’janë
Duke e
zhvendosur nga hapsira e zezë,
porsi në
shah
Një
mugull në kohën e shenjtë e të bardhë.
Drita
s’është dritë
Por vetëm
një e folme e harruar
Dalëngadalë
Duke të
ftuar për të qenë.
NË VEND
TË RRUGËS
ERDHI
OQEANI TE DRITARET
Erdhi
oqeani te dritaret
Dhe çfarë
furtune fërshëlleu gjithë natën!
Në
mëngjez
xhami që
vdiq pranë meje
ishte i
mbuluar
me një
pëlhurë anijeje të bardhë.
DRURI I
DIELLIT
Mbi degët
E drurit
të diellit
Nata e
mbaron fillimin
Frika –
sprovim i sekondës së parë.
Druri i
vuajtjes!
Vetëm një
herë pat lulëzuar
Gjaku
Uji
Drita
Dhe prej
atëherë na e le
Erëtimën
e kaltërt Drejt Valëve Tjera
Dhe
shijet e njelmët
Të lotit
dhe zjarrit.
NGA
MBISHKRIMET E GRURIT
Dheu –
Fillimi i
gjumit të vogël.
Qielli –
Fillimi i
gjumit të madh.
Dielli –
Fillimi i
gjumit të vogël.
Kalliri –
Fillimi i
Gjumit të Madh,
Që zemrën
e këputi
Në Darkën
e Fshehtë
Duke e
përpjestuar
Barazisht
në çdo kokër
Nga
Mbishkrimet e Grurit.
FAJTOR
PËR FLATRA
Lulëkuqja
E qorton
fluturën:
Ndali
petalet!
Mos luaj
për tepër
Me
tundimin e fluturimit
Përgjatë
çastit
Duke
lulëzuar degët, apo qetësinë.
Ka
mundësi të të shkundin.
Edhe unë
si ti kam qenë,
Por
gabimisht e pata prekur
Dritën
Me majën
e flatrës.
FËMIJA
DREMIT
Në shpirt
qershia
Filloi të
lulëzojë
Drita dhe
ajo –
Frymëmarrje
me frymëmarrje –
Që e
lulëzojnë gjumin
Vetëm
herë pas here
Flladit
Një
flutur
Fëmija
buzëqesh në gjumë
Herë pas
here…
Thuajse
tenton ta zgjojë dritën.
PËR HERË
TË NJËMBËDHJETË
Pesë
ishin të çakërdisura.
Pesë të
mençura.
Por ajo e
njëmbëdhjeta –
Vasha –
I lutej
Qengjit për të gjitha duke thënë:
Edhe
barit
Edhe
zambakut
Edhe
hënës
Edhe
yjeve
Edhe
diellit bërja një shenjë
Nga zemra
ime për ty
Që të
derdh vajin në kandil!
HYMNIZIM
Se njeriu
është hije, më thua:
Por unë e
pyes profetin:
Hija e
kujt?
Dhe nëse
hija
Është e
një qenjeje me ëndrrën?
-“Por
prej nga?”, përgjigjet ironikisht kajsia
Pastaj
kthehet
Duke
krahasuar petalet me pëshpëritjen
Drejt një
alfabeti të ri
Që s’e
dyshonte as provokimi, i shkathtë:
“Drita
mund të lexohet
Vetëm nga
e majta
Drejt
plagës së djathtë.”
SHPËTOI
PASQYRA NGA CIRKU
Kur
mbrëmja ishte gadi të shtrihet
E harrova
dritaren të hapur.
Shpëtuar
nga cirku, por s’e dij se si,
Ballë për
ballë u zgjova
Me një
pasqyrë.
Rrinte si
idiote e zënë mes kornizave,
E veshur
me teshat e mia.
Si një
çapkëne e azdisur dukej dhe kështu,
Ktheva
kokën,
E kthen
dhe ajo.
E shaj:
Lopë e shëmtuar ik në dreq të mallkuar!
Por
pasqyra ime ishte e shurdhër.
Krejt
pozat e vjetra i përlyen,
Shndërrohet
në kloun, karikaturë
Me mjekër
e me një dhëmb në gojë!
Ç’bëj
unë, bën dhe ajo njësoj.
Qesh sa
që përmbyset
Fëmija
ime - Mitrel:
“Harrove
se si nëna na thoshte?
Asnjëherë
kur shkon del shtëpia
Mos e
harro pasqyrën e hapur!
ENGJËLLI
QË FILLOI TË RRESHË
-Nëse ke
mundësi trupin tim
Ta mësosh
të vishet me re
(it hash
engjëllit im mbrojtës)
Do të
takohesha me të,
Dhe perms
qiparisave të lartë nga temjani
Do t’ia
kërkoja puthjen e pare.
... dhe
engjëlli,
Duke mos
ditur të prekë fjalën,
U fsheh
me të gjitha fshehtësitë
Në re.
Është
mirë, edhe kështu, i thashë.
Nga të
gjitha heshtjet tona,
Të
pafejuara me nënshkrimin e dorës,
Së paku,
në atë thellësi të fshehtë,
E
paguximshme përpara puthjes,
Filluan
për ne të rreshurat e dëborës.
ZEMRA E
DEGDISUR
M’u
degdis zemra
Aq larg
Saqë më
ka kapluar frika,
Se kam
rënë kaq shumë
Dhe as
për vdekje –
Se i kam
dremitur shpesh në shtrat,
Vetëm për
Ty;
Ç’do të
bësh me qengjin në krahëror?
Se ësht’
i vogël e do ta shpërthejnë te stanet;
Mos e lë
vetë
Asnjëherë
Që mua
mëkatarët të ma shtrijnë dorën.
S’e
kuptova asnjëherë
Dashurinë
Tënde çobanishte,
Por nëse
megjithate tenton të vish
Poshtë,
në varrin tim,
Ki kujdes
kur zbret nga ikona!
NDIHMOJE
MOSBESIMIN TIM
A po
beson ti?
Besoj o
Zot, ndihmoji mosbesimit tim
Dhe nëse
mundesh,
Thuaj të
mos më përgjojë
As
kullosa dhe as ylli,
Madje as
kurr mugullon ngrica mbi lulet
Që duan
të të njohin,
Tërhiqu
në natë, kurr pot ë lutem,
Përmes
një amini – lëshoje perdenë.
VETMITË E
GURIT
Vetmive
të gurit
Vetëm
boshllëku ua
Thith
humnerën
Lindje e
yllit,
Por ti,
moj pishë –
Binjake
me po atë pasqyrë –
Ç’
dëshiron të bësh
Me hijen
time?
Shumë
herë,
Ti ma
vjedh pa e ditur
Dhe nga
trishtimi im e faji
Ti loton
mbi lëvoren e rrëshinës,
Por
brendia jote
Mund të
jetë njësoj si vonesa ime?
Dhe m’u
përgjigj
O moj
vetmi, vëlla i pishës:
Nga hija
jote u krijua
Gjithçka
që s’ka qenë e s’ka kënduar.
Dritën
tënde të hidhur
E ndjej
si rritet druri im
Forma e
pashpjeguar e violinës.
LULJA E
VDEKJES
E pyeta
kopshtarin
Në atë
mbrëmje:
Çfarë
lloj lulesh
Të të
sjell te varri?
Me
shpatullat drejt meje
Më tregon
mbi një raft kah perëndimi –
Orkidenë.
Përsëri e
pieta kopshtarin:
Dëshiron
të më thuash se si ujitet
Kjo
mrekulli e pjekur?
A ka
ndonjë kod të padeshifrueshëm
Që e dine
vetëm pallonjtë?
O, jo!
Për çdo mbrëmje
Vetëm dy
lotë i mjaftojnë.
Përndryshe
Ajo
kujdeset për vetëveten
Pranë
këngës mbi ujërat
E hënës
Së
ngjyrave që e lëvizin kufirin.
Dhe desha
tap yes
Për lulen
e tij të preferuar
Por u bë
aq vonë
Sa që pa
e ditur
Flisja me
vetëveten
Profile i
mbështetur në lopatë
Në të
vërtetë
Ishte
vetë kopshtari.
(Shqipëroi:
Baki Ymeri)
BIOBIBLIOGRAFI
Poema të
bukura dhe interesante, plot kuptim, imagjinatë dhe frymëzim. Dumitru Ichim,
poet dhe prift që e do Shqipërinë dhe mburret me prejardhjen arumune nga
Shqipëria të bashkëshortes së rij, Florica Bacu, u lind më 14 gusht 1944 në
komunën Dërëmënesht, rrethi Bakëu (Rumani). Është poet, eseist dhe prozator.
Pas tetëvjeçares kreu Liceun teoretik në Moinesht, ndërsa më vonë edhe
Insitutin teologjik univerzitar të Bukureshtit (1969). Ndjek kurset
universitare të doktoratës, dega e Teologjisë sistematike, nën drejtimin e
prof. Dumitru Staniloae. Studion në Seabury-Western Theological Seminary,
Garett Methodist Seminary, në Evanston, Illinois (SHBA) dhe në McCormik
Presbyterian Seminary, Chicago, Illinois (1970-1972). Vazhdon studimet si
bursist i Këshillit Botëror të Kishave në Presbyterian Seminary, Princeton, New
Jersey (1972-1973), duke patur për mentor të tezës së doktoratës teologun
amerikan James McCord (1973). Titulli i tezës: The Orthodox Liturgy and the
World. Më 1974 pranohet si prift i Parohisë “Apostujtë Shën Petri e Pali” në
Kitchener, Ontario (Kanadë), duke drejtuar së bashku me bashkëshorten Florica
Ba?u, emisionin periodik të kulturës dhe spiritualitetit „Romanian
Kaleidoscope”, i transmetuar edhe në postin TV4 në Kitchener (1975-1985). Më
1978 transferohet në Parohinë „Sfântul Ioan Botez?torul” në të njëjtin qytet.
Zhvillon një aktivitet të dendur në Kitchener, duke kontribuar për themelimin e
Qendrës Kulturore Rumune dhe në ngritjen e një kishe të re ortodokse rumune (e
shenjtëruar më 14 gusht 1994). Nga viti 1079 merr pjesë në Kolegjiumin
redakcional të revistës Cuvântul românesc (Fjala rumune, Hamilton, Ontario,
Kanada), ku publikon ese të teologjisë dhe filozofisë, poezi dhe kronika
letrare. Ka bashkëpunuar me disa revista të njohura rumune dhe boton revistën
letrare Orpheus (nga viti 1988), si dhe buletininin parohial R?d?cini (Rrënjët)
dhe kolekcionin Vestitorul român canadian (Romanian Canadian Herald). Debuton
editorialisht me vëllimin poetik De unde începe omul (Prej nga fillon njeriu, 1970),
pas të cilit pasojnë Sub umbra Sfinxului (Nën hijen e Sfinksit, 1975), në
bashkëpunim me Petru Rezu?, Constantin Brâncoveanu (1981), Melcul (Kërmilli,
1981), Vinerea Mare (E Premtja e Madhe, 1981), Agape (1982, në bashkëpunim me
Nicolae Novac dhe Florica Ba?u), Biseric? ?i religie la români (Kisha dhe feja
te rumunët, 1985, në bashkëpunim me Horia Samatu), Apari?iile Maicii Domnului
la Medjugorje (Fanitjet e Nënës së Zotit në Megjugorje, 1989). Autor i tre
vëllimeve poemash Haiku (Valea nisipului de aur/ Lugina e rërës së artë, 1977)
Urmele/ Gjurmët, 1977, Fântâna luminii/ Fontana e dritës, 1993) dhe dy
vëllimeve poemash Tanka (1987, 1993). Disa nga librat e tij janë botuar në
Ontario, në kuadrin e shtëpisë botuese Romanian Canadian Herald, R?d?cini, në
Vancouver, në Bukuresht (Apollo) e Kluzh Napokë, si dhe në Mynhen të
Gjermanisë. Autori shkëlqen edhe me poezi Haiku dhe Tantra. VEPRA: Prej nga
fillon njeriu, 1970; Nën hijen e Sfinksit, 1975; Lugina e rërës së artë, 1977;
Gjurmët, 1977; Constantin Brâncoveanu, 1981; Kërmilli, gjashtë sqena në vargje,
1981; Agape, 1982; Kisha dhe feja te rumunët, 1985; Dhuratë në silabën e Dritës
kur qaja si jetim dhe gjinkallë, 1987; Fanitjet e Nënës së Zotit në Medjugorje,
1989; Fontana e dritës, 1993; Zogu me shtatë flatra, 1993. Poem imagjinar
dramatik në pesë tabllo, 2003. Lulja e fontanave të humbura, 2003, Heshtjet e
pafejuara, 2013. Për lirikën e tij kanë botuar ese: George Muntean, George
B?jenaru, Aurel Sasu, etj.