Shtesë » Lajme
Martin Cukalla: Bulqiza, kromi dhe mafia
E hene, 11.02.2013, 06:11 PM
Bulqiza, kromi dhe mafia
Nga Martin Cukalla
Bulqiza përfshin një qytet dhe dhjetëra fshatra që dërgojnë burrat për të nxjerrë kromin me të cilin vendi mburrej dikur e mbante dhe mban ende pjesën më të rëndë të barrës së eksportit. Të thjeshtë njerëzit në ato vende të ashpra e me klimë të ftohë. Dhe shumë varfëri. Aq varfëri sa të bëhet të ikësh natën në këmbë dhe kur rrugët janë të mbuluara nga bora e akulli e era e marrë fryn e tërbuar. Burime jete qenë pyjet që thuajse nuk janë më, kromi që po shteret me shpejtësi, një bujqësi e vobektë e një blegtori anemike që duhet të shtegtojë 5 muaj në vit.
Dikur
Dikur ëndërroja që banorët e mrekullueshëm të Bulqizës në pak vite ekonomi tregu do të bëheshin me vila në bregdet. Një athinjot më kishte treguar se pasi kishte punuar 6 vjet e tre muaj në minierat e Afrikës së Jugut kishte mbledhur paratë për të blerë tokën dhe kishte ndërtuar aty një hotel e një banesë për familjen. Ishte një mësim tronditës dhe më bëri të vështroj e të gjej shkallën e shfrytëzimit që u bëhej minatorëve atë kohë të varfërisë së përbashkët dhe të veproj disi. Kjo më nxiti dhe të ëndërroj për ditët kur do t’i shihja minatorët të bëheshin me vila. Jam thjeshtësisht i zhgënjyer, por jo më i verbër, për ta parë gjendjen në sy edhe pse nuk është më pjesë e përditshmërisë time.
Kromi
Kromi
është një gur i rëndë, ngjyrë kafe të errët. Formohet në thellësi si shkëmb dhe
lëviz për në sipërfaqe të dheut. Forcon hekurin në shkrirje dhe është kundër
ndryshkut. Nxirret në pak vende dhe kërkohet shumë nga tregu. Nga makutëria e
shitësve, përfitojnë blerësit në çmime që pësojnë rënie thuajse çdo tre vjet e ringrihen sërish. Vendi ynë është
krenuar me kromin, i cili ka qenë shpëtim ekzistencial për zonat, ku nxirrej në
luftë për mbijetesë të njerëzisë por dhe burim fitimesh të larta për ata që
drejtojnë tregtimin dhe shitjen.
Nxjerrësit
marrin 10-20 USD për ton. Transportuesit dhe shërbimet portuale përfitojnë
30-35 usd/ton, tarifat më të larta në
Europe për kromin. Shteti merr rentën më të lartë të mundshme, 8-12USD/ton.
Teprica është fitim i mirë për poseduesit e lejeve të shfrytëzimit.
Kromi i
ka lënë në varfëri zonat, ku nxirret.
Infrastruktura është në mjerim. Ka mbi 12 vjet që ka filluar rruga e
Arbrit dhe është ndërtuar vetëm segmenti
nga Ura e Qytetit në Qafën e Buallit. Njerëzit luftojnë për jetën me jetë
në zonat e kromit!
Në krom
ka mbi 20 vjet që nuk kryhen punime gjeologjike për të rritur rezervat e tij.
Janë shfrytëzuar e po shfrytëzohen ato çka janë
zbuluar dikur. Dhe rezervat po shterin!
Në krom
ka mbi 20 vjet që nuk po ndërtohen punimet e mëdha kapitale të programuara
dikur dhe po shfrytëzohen rezervat e hapura dikur! Dhe rezervat e hapura po shterin!
Niveli i
prodhimit të kromit ka rënë me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të njerëzve
që kanë leje shfrytëzimi për të mbajtur në këmbë këtë degë të rëndësishme të
ekonomisë tonë.
Sheti jep
leje, merr rentën dhe konsideron të vetin kromin por nuk bën asnjë punë të
zgjerojë zonat dhe të shtojë rezervat e mineralit të kromit!
Mafia! Jepen lajme për mafien e kromit. Jepen lajme kur ka aksidente, jepen lajme kur ka dorëheqje policësh, jepen lajme kur ndodh ndonjë vrasje në këto zona! Tek dëgjuesit është formuar bindja se mafia është ay ku prodhohet kromi! Edhe këto ditë, ndërsa një shqiptar arriti të blinte aksionet konçesionare të Bulqizës u fol për mafie.
Çështja serioze!
Po a
është kjo e vërteta. A është mafija aty ku del kromi.
Ka njerëz
që mbledhin krom stoqeve të vjetra për bukën e gojës dhe e shesin për një copë
bukë. Natyrisht pa leje! A janë ata mafija. Ka njerëz që bëjnë të fortin e kanë
pushtuar pa leje galeri të vjetra apo çfaqje kromi diku në malësinë e largët e
nuk pyesin për shtet! A janë ata mafija.
Shteti në
të dy këto raste e ka zgjidhur çështjen
e vet. Rentën e merr në Durrës aty ku kromi ngarkohet në anije. Aty bëhet
evidenca e prodhimit dhe e shitjes së kromit! Çka ngjet ne Bulqize nuk prek
xhepin e shtetit! Eshte pune e atyre qe jane aty e sakifikojne aty me djerse e
me jete!
Kështu ca fitojnë bukën e gojës në rrugë jo ligjore, ca bëjnë pare në rrugë jo ligjore. Shteti merr pjesën e rri karshi! Merr diçka dhe ndonjë nëpunës, ndoshta!
Nuk më duket mafie kjo!?
Po
shpegohem:
Në një
informacion verbal të një specialisti të huaj që merrej me transparencën në
Indusrinë minerare të vëndit tonë për vitin 2010 thuhej se: Shqipëria kishte
shitur në Kinë 250 milion usd mineral kromi, ndërkohë që Kina raportonte 500
milion usd. Diferenca kolosale prej 250
milion usd nga dolli e ku u fut. Dolli në oqean e humbi në oqean. Ishte dorë e
mafies kineze aty në oqean. Ishte dorë e mafies shqiptare aty në oqean. Apo
dorë e një amfie të përbashkët.
Kjo është
një e thënë! Konçesioni i kromit përpara
disa vitesh iu dha Darfos me një çmim prej disa milionë dollarësh që i
shërbenin shtetit shqiptar për të paguar asistencën dy vjeçare të punonjësve që
do shkurtoheshin nga puna. Asetet dhe minerali i kromit nuk përfshiheshin në
këtë çmim konçesioni. Nuk u dha as ndonjë grafik i detyrushëm investimesh
për zbulime gjeologjike të mëtejshme dhe
për punimet kapitale të rëndësishme për të hapur thellësinë e minierës. Darfo
punoi disa vjet dhe shiti konçesionin në një subjekt austriak. Çfarë shiti.
Rezervat. Asetet. Rezervat dhe asetet qenë pronë publike. Subjekti austriak si dhe pararendësi i vet
nuk u vu asnjëherë përpara përgjegjësisë
e ti hiqej e drejta e konçesionit për mos-hapje të punimeve në thellësi të
Bulqizës, për mbylljen e Uzinës së ferrokromit në Burrel dhe për mbylljen e
Impiantit të seleksionimit të kromit në Klos. Këtu dëmi është dhjetra milion
dollarë! Këtu kemi fitime me dëmtim të ekonomisë dhe të interesave të shtetit!
Këtu kemi bashkëpunim të pushtetit me subjektet që përfitojnë në rrugë
joligjore në kurriz të ekonomisë tonë dhe popullit! A nuk është këtu mafija.
Tani
mësojmë se konçesioni kaloi në një dorë shqiptare nëpërmjet blerjes së akasioneve.
Që një shqiptar mori në dorë kromin, ky është një lajm i mirë për tu përgëzuar e lëvduar! Dollarët e kromit nuk do të ikin më jashtë vendit por do mbesin në dobi të ekonomisë tonë dhe do përmirësojnë bilancin tonë valutor. Rritja e kapitalit në dorë të shqiptarëve është gjithnjë një lajm që duhet përgëzuar. Çështja është: çfarë përfaqësonin aksionet që u blenë. Asetet. Mineralin. Sepse në Bulqizë nuk ka asgjë tjetër të krijuar nga subjekti konçesionar austriak përveç atyre që i përkasin fondit të amortizimit të objekteve pra mirëmbajtjes së tyre. Edhe këtu është pushteti që deformon të drejtën e vet dhe nuk dënon me penalitete subjektin austriak ACR, duke marrë shpagë për moskryerje detyrimesh për hapje punimesh minerare e vënie në punë obejktesh industriale, si dhe me heqjen e të drejtës së shfrytëzimit dhe konçesionit. Eshtë shteti që duhej të merrej me heqjen e të drejtave dhe të rijepte konçesionin tek shqiptari e jo shqiptari të blinte diçka nga dikush që ka dëmtuar rëndë industrinë e kromit. Këtu dëmi është disa milion dollarë! Këtu kemi fitime me dëmtim të ekonomisë dhe të interesave të shtetit! Këtu kemi bashkëpunim të pushtetit me subjektet që përfitojnë në rrugë joligjore në kurriz të ekonomisë tonë dhe popullit! A nuk është këtu mafija. Natyrisht që nuk mund të paragjykohet shqiptari që bleu konçesionin. A do të shfrytëzojë çka ka mbetur e do iki dhe ai duke e varrosur perfundimisht minieren. A do zhvillojë ai programe zbulimi rezervash dhe programe për hapjen e thellësisë. A do vërë ai në punë uzinën e Burrelit. A do shtojë pagat e punonjësve e ti sjellë ato në nivlel të krahasueshëm me vendet që kemi pranë. Po për kushtet e punës që janë aq diskriminuse për mintorët çdo behet.
Koha
Koha do
flasë për të. Unë nuk mund të flas, vetëm të shpresoj më mbetet. Këtu vetëm
mund të them se njerzit e Bulqizës nga kromi nuk po përfitojnë çka duhet të
përfitojnë. Mund të them se në Bulqizë njerëzit punojnë me kromin, sakrifikohen
për kromin, jetojnë me kromin ditë për ditë në një luftë raskapitëse, e
ndershme e ndonjërast jo ligjore, por sidoqoftë e ashpër deri në flijim. Në
Bulqizë nuk ka shtëpi mafia! Mafia është e lidhur me kromin sepse kromi është
një mall që sjell fitime të mëdha. Dhe mafia nuk është thjesht një kriminel i
lidhur me ca kriminelë të tjerë që bën ligjin në mal. Mafia është ajo që
gllabëron në mes të detit miliona dollarë, ajo që merr konçesionin edhe, kur
nuk bën punimet, nuk paguan gjoba por ikën pa i hyrë gjëmb në këmbë, ajo që nuk
paguan asnjë cent qera për miliona dollarë punime mierare, ndërtesa, fabrika,
makineri etj. që merr në përdorim, ajo që shet askione konçesioni si ti kish
mallin e vet, etj. Krimi i lidhur me pushtetin është mafia. Dhe pushteti nuk
është një hije si në filmat italianë që trajtojntë këtë temë. Ai është person
që ndryshon e shkel ligjet. Ai ka një numur llogarie diku larg në një bankë të huaj.
Ai njeh në detaje skema e rrugë ku lëviz
kromi dhe paraja që vjen nga kromi. Ai nuk e le paranë të vejë tek ata
që e prodhojnë por e mban në mes të oqeanit apo në sirtarët e pushtetit dhe
mafies. Ai nuk flë kurrë në Bulqizë e ndoshta nuk vete atje asnjëherë. Drama e
hidhur që po luhet për kromin për vite e vite me radhë, rëndon në shpinë të
minatorëve që marrin pension dy herë më pak se asistenca që jep Greqia për
minoritarët e saj në Shqipëri. Drama e hidhur që po luhet për kromin për vite e
vite me radhë, rëndon në shpinë të minatorëve që marrin pagë për punën e tyre
të rëndë dicka më shumë se ajo asistencë.