Kulturë
Asllan Dibrani: Shqiponja hidhërake!
E marte, 15.01.2013, 06:57 PM
 Shqiponja  hidhërake !
Shqiponja  hidhërake !
Nga Asllan Dibrani
Një  pas dite  
gjysh  Agronin   me nipin Torrakopin   i gjeti 
në shëtitje  ,meqë ishin bërë edhe
të mërzitshëm në shtëpi  duke  lozur 
bixhoz .Gjyshit nga inati  qe atë
ditë  i fituar ishte  Torrokopi,   
propozoj të del  të mali i asojtë
në shëtitje ! Natyra ishte me lisa të gjatë e një gjelbërim   përrallor! Aty ishin grumbulluar të gjitha
shpezët e egra   , cicërima e karaninave   i shtonte 
bukurinë  natyrës .Me një
guri  Torrokopi e qëlloj një   pëllumb të egër nga i  cili u përplas diku ma larg nëpër degë të
lisave ? Pak  ma lart shihej
Shqiponja    e  shqetësuar 
dhe ishte hidhërake diçka ? Zemërimi 
i saj  shihej   me një pamje të ashpër sikur donte ta
rrëmbente dikë ,e  revoltuar  duke  e
nxitur luftën me ndonjë    kundërshtar që
do ta ketë  fatin të  hyj nën 
kthetrat e sajë!
-Torrokopin  e pa i pari dhe e pyeti Gjyshin  a e sheh mor 
gjysh shqiponjën qenka nervoz sot nuk po na përshëndet edhe se i dhashë
shenjë qe këtu jemi?
-Edhe
gjyshi  e vërejti dhe i afrohet ma
afër  me bindje se  Shqiponja po ju flet.  Me gjyshin Agron  edhe ishte rritur  se bashku. Bile   gjyshi 
i tha Torrokopit për here të parë po më ndodhë një  gjë e tillë !?...
-Shqiponja  nuk  ju
dha çehre fare  bile   këtë nipin deshi edhe ta  kërcënonte me sulm  duke aluduar se   është  
shqiptar i përzier   me gjak të
huaj  ashtu  ja lexoje Gjyshi mendjen Shqiponjës   me qëndrimin e saj,  mendja e 
xha Agronit assesi të jetë e gabuar.
-Torrakopi
po  frikësohet  nga shqiponja duke u strehuar të gjyshi.
Torrokopi edhe se ishte  i moshës 19
vjeçar, ishte rritur  si veshtë e
gomarit!
-Pas pak
Torrakopi  pyeti  Gjyshin , 
përse  Shqiponja po me kërcënohet
kështu se  unë, si kam bërë asgjë ?
Gjyshi  në sy e njohu Shqiponjën se  ku është halli  .I tregoj historinë Torrokopit qe unë me
shqiponjën  jam rritur , e po ashtu
edhe  Gjyshi im u rrit me te, gjyshi i
gjyshit tim po ashtu.Ne jemi rritur  brez
pas brezi me  shqiponjën krah për krah .
-  Kemi mbrojtë, këtë vend  gurum-guri e shkëmbëm- shkëmb,    që nga stërgjyshit tanë,   stërgjyshërit e stërgjyshërve  nuk dihet saktësisht,  po  nga
Pellazgët të parët tanë, Ilirët po ashtu e deshën.  Ne shqiptarët si pasardhës të tyre  bile 
në bazë të  simpatisë dhe miqësisë
qe kemi pas me  shqiponjën    brez pas brezi e kemi zgjedhur  edhe simbolin e  flamurit 
tonë  kombëtar!Jemi shkri një
trup  . Po ti mor bire fare nuk dine për
këtë se ke një frymëzim të gabuar!... Ta rikujtoj mor bir se janë munduar edhe
popujt tjerë me marre si simbol të vetin po shqiponja jonë nuk ka pranuar se ka
lind e u rrit ne shkëmbinjtë tanë , në trojet tona.
-Torrakopi
i zgurdulloj sytë duke e përcjellë 
rrëfimin e Gjyshit, po edhe 
shqiponjën e vidhte me sy  pa e
hequr friken  se  do ta godiste!
- Edhe
Shqiponja po e dëgjon dialogun  e gjyshit
me nipin  duke i treguar  historinë e saj.
-Ende,
gjyshi me   nipin  mendjen  
e kishin të shqetësimi i 
shqiponjës,  bile i  buzëqeshi prapë Torrakopi,   por asaj sikur nuk i la përshtypje
buzëqeshja e Torrakopit fare , egërsinë 
ndaj Torrakopit  e ruante!?
-Gjyshit  i dha çehre edhe e përshëndeti i buzëqeshi
shqiponjës   nga e cila  përshëndetje 
identike u kthye edhe nga Shqiponja .
-Gjyshi i
tha Torrokopit rri ti këtu se po shkoj ta pyes se çka ka ndodhë me te se nuk
është mirë qe mos takoj në këtë  të keqe
qe paska Shqiponja ?
-Gjysh,   i thaTorrokopi:
- Për
kuriozitet     kam dëshirë të shkosh dhe
pyete se përse u hidhërua në mua dhe deshi 
t'më sulmoj  , dua ta mësoj  nga goja e sajë se çka thotë.
-Gjyshi
pa hezituar e la Torrakopin ulur në një 
dru i  rrënuar nga pakujdesia e
një fshatari  qe i ngjante Torrakopit.
Xha Agroni, shkoj të Shqiponja dhe   u
përshëndet    u përqafuan  bashkë 
që u shihte se  xha Agronin e kish
marrë malli për  Shqiponjën  me u çmallë me te. Edhe Shqiponjën po
ashtu  u vërejt se  e kishte marre malli me parë  qe nuk kishte ma shume se dy muaj qe kishin
ndjetë së bashku  ne Vlorë për ditën e
"Pavarësisë së Shqipërisë". Shqiponja kish ndenjtë gjithmonë  me burra të mëdhenj të kombit shqiptar ,
edhe  Xha Agronin  e kishte futur po në atë rang  të shqiptarëve me vlera.
Gjyshi   e përkëdheli 
lehtë   dhe   filluan bisedën .
-Bija
ime  çka ka ndodh me ty  sot?. 
Në atë nipin  je e zemëruar  dhe 
desha të bisedojmë së bashku .
-Gjyshi  vazhdoj 
rrëfimin  sikur me i  kërkuar falje dhe rrinte  pak  i
vrojtuar  dhe u gjet  nën 
protagonistin e fajtorit   ndaj
Shqiponjës dhe u shpreh;
-  Ti e dinë 
që ty ne shqiptarët dhe paraardhësit tanë të kemi zgjedhur  si simbolin tonin,   bile edhe 
Agroni,  mbreti ilir me
Teutën  betejat i  fituan me flamurin tonë kombëtar edhe unë jam
trashëgim i  emrit të tij  brez pas brezi stërnip i  mbretit Agron jam unë . Skënderbeu po
ashtu  e 
gjunjëzoj perandorinë osmane  me
ty në mes të flamurit në  njërën dorë
dhe  shpatën në dorën tjetër. Ismail
Qemajli  po ashtu  me 
flamurin   ngjyrë të  kuqe ,ti ndeje   në qendër të 
flamurit e hapur me krah dhe me dy krerë u  ngrite në Vlorën heroike    dhe e shpallët  "Pavarësinë  e Shqipërisë" !!!.Të gjitha ngjarjet e
Kosovës   u përcollën me ty   si simbol i yni   i zgjedhur dhe luftuam krah për krah .  Në luftën e dytë  botërore   
triumfuam fitoren ,  betejë pas
beteje, po me ty pa u nda edhe të vetmin 
minutë .Gjyshi i skuqur pak në çehre qe ti  sjell ndërmend shqiponjës vlerat e saj  vazhdoj rrëfimin  , demonstratat, ne studentët e Kosovës   i kemi mbajtur      me  
flamurin tonë  kombëtar qe ti ishe
e para qe  na prijëshe,  nëse të kujtohet për ty  u ngritëm 
në vitin 1968  në Prishtinë në
demonstrata  antijugosllave,  pikërisht me të mbrojnë ty nderin  dhe 
vlerat  e besnikërisë qe i ke ndaj
nesh .Xha  Agronit i rrodhen sytë
lot   siç duket e kujtoj atë vit, ju vra
shoku  ma i ngushtë Fazli Graiçevci   duke e mbrojtur  flamurin qe mos ta përdhunoi dikush nga
pushtuesit serb.  I përlotur xha
Agroni  theksoj  se ishte pikërisht  synimi ynë me të mbrojtur ty nga  barbaret serb 
dhe në demonstrata e vitit 1981 
qe me  flamur në dorë  i skuqëm rrugët e  Prishtinës 
,  qe pushtuesit donin me të
ndaluar  qe të rrimë se bashku  të lirë 
dhe me të mbrojtur ty, pushtuesit gjithmonë ta kanë pas   inati 
, halë në sy  ish për shkak qe
ishe simboli i zgjedhur i kombit tonë 
dhe për këtë unë  desha të   pyes pse je hidhëruar në nipin tim
Torrakopin?
-Xha
Agroni  u përpoq të thotë edhe diçka po
ju dridhte buza, mëzi  u dëgjua një zë i
zbehtë, se  nuk e ndiente mire veten pran
Shqiponjës  qe rrinte krenare   e shkathët  
dhe sy patrembur !Shqiponjë të lutëm, 
fale nëse ka ndonjë gabim se i ri është akoma. Këtë ma kanë
mashtruar  dhe e kanë larguar nga
rruga  e 
zotit  mysafiret e  pa ftuar ne konakun tim!  Ah, brez pas brezi pashka e ka nda
drejtësinë  deshi te thotë edhe diçka po
e ndërpreu ...
-Shqiponja  e qet  
e dëgjoj rrëfimin e gjyshit 
dhe  filloj të arsyetohet:
-  Ju 
falënderoj  juve se betejat që i
përmende i kemi pas si sakrifica të përbashkëta 
,  luftërat, (të keqën e të mirën
e kam nda me ju).  Deri më tani   ishte në rregull përkundër  asaj se edhe në të kaluarën kemi pas probleme
të këtilla dhe si pasojë e  thyerjes së
kodit të "besës shqiptare "  qe
ma bëtë mua dhe njeri-tjetrit, keni mbet të coptuar në  5 shtete ballkanike .Pastaj  Shqiponja vazhdoj  rrëfimin e vet  duke shtuar se mua më kujtohet kur kam
folë   shqip  në Beogradin e sotshëm qe asnjë serb nuk ka
qenë edhe për ilaç!  Në Athinë   gjysmën 
e kemi pas  me shqiptarë,  me të partë e juaj  qe e 
ceke ti ma lart. Na jemi shtrirë 
shumë gjerë me territor  gjysmën e
Evropës e kemi pas tonën. Ranë disa tradhtarë edhe atëherë  dhe 
lidhen miqësi me ta dhe u rriten serbët  
dhe grekët, që na e ngushtuan vendin! Njerëzit si ky nipi i juaj,  nip i Rrahman Morinës  dhe mik i Sinan Hasanit   qe ishte djali i yt ,zor qe del diçka, e kane
mësuar  dhe  frymëzuar ata tradhtarë të atëhershëm  .Tarrakopi 
edhe emrin e paska të përçudëshem. 
Kame një rrjet të gjerë  miqsh
qe  as edhe një fjalë e vetme nuk mundet
me shpëtuar pa ardhur në veshtë e mi. Nipçja e juaj dhe gjenerata e tanishme sikur  mua po me dalin  nga hatri  
pasi që në kohë e   fundit     shqiptarët   po më përbuzin ,  nuk po më dalin  krah sa duhet, bile  Torrakopin e kam nxënë në flagrancë kur me ka
fyer në një takim "synetije"  
me mbuloj me flamurin  shumë
yllësh edhe me flamurin e Hamasit ,ma nxëni frymën i nxitur nga hoxhë ,
Mulla-Efendi-Hazdret-Harambash- Analfabet-Esharafedinshefqet Karkarameli ,  kryeimam ne fsahtin Muqibabë, sot me renome
ballkanike dhe ndërkombëtare. Ky i ka nxitë në Shkup me demonstruar  me flamurin e Hamasit pa pjesëmarrjen time,
shqiptarë e ngjashëm me Torrakopin  
!!!  .
-Shqiptarët
e sodit bashkë me ta edhe nipi yt  nuk po
me dalin  në mbrojtje as në Maqedoni   unë ma valëvuar e  lirë 
me flamurin tuaj  në ato
troje  , as në Greqi  qe sa ju thërras  me çliruar Çamërinë nga  barbaret grek atë pjese tonën .Bile as në
Preshevë   qe këto ditë  me mua bashkë jemi   me luftëtarët ma të mirë të UÇMPB me një
monument duke qëndruar , karshi 
barbarëve serb.
-Gjyshi  mbet i shtangur, i befasuar  duke dëgjuar shqiponjën  me 
njëqind e njëmijë arsye , qe u hidhërua me Torrakopin dhe njerëzit e
ngjashëm. Pastaj  theksoj   ma tutje 
se  shqiptarët bënë fjalë  në mes veti 
edhe në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të" Pavarësisë se
Shqipërisë".   Unë nuk i harroj edhe  fjalët e Edi Ramës, qe me quajti leckë.  Kështu me radhë   foli 
shumë Shqiponja  ku ma në
fund  i tha se  nëse vazhdojnë  kështu 
si nipi i juaj ,jo qe pajtohem me te, por do të keqësohet edhe ma tutje
gjendja. Kam dëgjuar  zëra qe me i bërë
"dy kombe shqiptare , dy gjuhë", këto ditë!?. Pat zëra me bashkua
shtetin tonë në një të vetëm, prapë e kundërshtuan  një grup politik  etj.
-
Besnikërinë e kam mbajtur ndaj juve, por ju nuk po e mbani  ndaj meje 
dhe kështu qe pa u përmirësuar ju dhe me kthyer besën   e shqiptareve si Skenderbeu , Fan Noli,
Ismail Qemaili Isa Boletini,Hasan Prishtina e shumë  patriot tjerë që luftuam krah për krah nuk ka
pajtim dhe nuk do te jam përfaqësuese e simbolit tuaj!
-Gjyshi  mbeti  
me gojë të hapur  dhe  e pohoj me kokë se po ashtu është e
vërtet  se çka the ti Shqiponjë,dhe
vazhdoj  bisedën;
Të
përcolla me vëmendje   arsyet e
juaja  dhe   të kërkojë ndjesë,  se fjalët e juaja janë të sakta , për nipin
...çka të them me ka mbet në derë, është e vërtetë se djalin ma mushtuan nën
regjimin jugosllav dhe  u martua   me një motrën e Rrahman Morinës,  kështu qe prej  macës del macë, andaj edhe  mua me ka mbete (fara e keqe në shtëpi)  lloj- lloj soj të hynë  sot në shtëpi dhe të bënë mik?!.Xha Agroni  i sikletuar 
dhe i mërzitur me një shpirt të thyer 
u shpreh ma tutje;
- Nga ky soj, një pjesë e popull shqiptar u bë i shartuar në asnjëjës ,as shqiptar as turk, as serb po as shqiptar, as grek as shqiptar disi melezë, të përzier, injorant , bashibozuk dhe të pa identitet. Po edhe nipi im Tarrakopi, po aty në atë rang është qe nuk dua ta mbrojë edhe se i kemi folë, por besoj se hala mixha është gjallë dhe në odën time ka me u ndie kolli im. Unë nuk kam qenë i informuar sa duhet se isha tu u marre me pleqërinë time, por po të betohem , ne qiell e tokë dhe e nxori flamurin shqiptar nga xhepi me Shqiponjën në mes duke e vendos në zemër dhe u betuar në flamur se do zgjohem edhe njëherë si Skënderbeu më "Kushtrim" dhe do ti bashkoj shqiptarët. Do ta mbajë një kuvend të përgjithshëm me të gjithë shqiptarët për t'a kthyer besimin e plote të ti moj bija ime, me të vetmin qëllim që ta kthejmë dashurinë në mes veti për beteja të përbashkëta edhe ma tutje deri në "Bashkimin Kombëtar" ...Shqiponjës i erdhi shumë mirë qe Xha Agroni ishte ai qe ka qenë ma herët dhe u ndanë me shpresë që takimin tjetër ta kenë në sheshin ma te madh të kombit në manifestimin e "Bashkimit Kombëtar" me një gjuhë, një Komb dhe një Flamur.










