Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Shqiponja hidhërake!

| E marte, 15.01.2013, 07:57 PM |


Shqiponja  hidhërake !

Nga Asllan Dibrani

Një  pas dite   gjysh  Agronin   me nipin Torrakopin   i gjeti  në shëtitje  ,meqë ishin bërë edhe të mërzitshëm në shtëpi  duke  lozur  bixhoz .Gjyshit nga inati  qe atë ditë  i fituar ishte  Torrokopi,    propozoj të del  të mali i asojtë në shëtitje ! Natyra ishte me lisa të gjatë e një gjelbërim   përrallor! Aty ishin grumbulluar të gjitha shpezët e egra   , cicërima e karaninave   i shtonte  bukurinë  natyrës .Me një guri  Torrokopi e qëlloj një   pëllumb të egër nga i  cili u përplas diku ma larg nëpër degë të lisave ? Pak  ma lart shihej Shqiponja    e  shqetësuar  dhe ishte hidhërake diçka ? Zemërimi  i saj  shihej   me një pamje të ashpër sikur donte ta rrëmbente dikë ,e  revoltuar  duke  e nxitur luftën me ndonjë    kundërshtar që do ta ketë  fatin të  hyj nën  kthetrat e sajë!

-Torrokopin  e pa i pari dhe e pyeti Gjyshin  a e sheh mor  gjysh shqiponjën qenka nervoz sot nuk po na përshëndet edhe se i dhashë shenjë qe këtu jemi?

-Edhe gjyshi  e vërejti dhe i afrohet ma afër  me bindje se  Shqiponja po ju flet.  Me gjyshin Agron  edhe ishte rritur  se bashku. Bile   gjyshi  i tha Torrokopit për here të parë po më ndodhë një  gjë e tillë !?...

-Shqiponja  nuk  ju dha çehre fare  bile   këtë nipin deshi edhe ta  kërcënonte me sulm  duke aluduar se   është   shqiptar i përzier   me gjak të huaj  ashtu  ja lexoje Gjyshi mendjen Shqiponjës   me qëndrimin e saj,  mendja e  xha Agronit assesi të jetë e gabuar.

-Torrakopi po  frikësohet  nga shqiponja duke u strehuar të gjyshi. Torrokopi edhe se ishte  i moshës 19 vjeçar, ishte rritur  si veshtë e gomarit!

-Pas pak Torrakopi  pyeti  Gjyshin ,  përse  Shqiponja po me kërcënohet kështu se  unë, si kam bërë asgjë ?

Gjyshi  në sy e njohu Shqiponjën se  ku është halli  .I tregoj historinë Torrokopit qe unë me shqiponjën  jam rritur , e po ashtu edhe  Gjyshi im u rrit me te, gjyshi i gjyshit tim po ashtu.Ne jemi rritur  brez pas brezi me  shqiponjën krah për krah .

-  Kemi mbrojtë, këtë vend  gurum-guri e shkëmbëm- shkëmb,    që nga stërgjyshit tanë,   stërgjyshërit e stërgjyshërve  nuk dihet saktësisht,  po  nga Pellazgët të parët tanë, Ilirët po ashtu e deshën.  Ne shqiptarët si pasardhës të tyre  bile  në bazë të  simpatisë dhe miqësisë qe kemi pas me  shqiponjën    brez pas brezi e kemi zgjedhur  edhe simbolin e  flamurit  tonë  kombëtar!Jemi shkri një trup  . Po ti mor bire fare nuk dine për këtë se ke një frymëzim të gabuar!... Ta rikujtoj mor bir se janë munduar edhe popujt tjerë me marre si simbol të vetin po shqiponja jonë nuk ka pranuar se ka lind e u rrit ne shkëmbinjtë tanë , në trojet tona.

-Torrakopi i zgurdulloj sytë duke e përcjellë  rrëfimin e Gjyshit, po edhe  shqiponjën e vidhte me sy  pa e hequr friken  se  do ta godiste!

- Edhe Shqiponja po e dëgjon dialogun  e gjyshit me nipin  duke i treguar  historinë e saj.

-Ende, gjyshi me   nipin  mendjen   e kishin të shqetësimi i  shqiponjës,  bile i  buzëqeshi prapë Torrakopi,   por asaj sikur nuk i la përshtypje buzëqeshja e Torrakopit fare , egërsinë  ndaj Torrakopit  e ruante!?

-Gjyshit  i dha çehre edhe e përshëndeti i buzëqeshi shqiponjës   nga e cila  përshëndetje  identike u kthye edhe nga Shqiponja .

-Gjyshi i tha Torrokopit rri ti këtu se po shkoj ta pyes se çka ka ndodhë me te se nuk është mirë qe mos takoj në këtë  të keqe qe paska Shqiponja ?

-Gjysh,   i thaTorrokopi:

- Për kuriozitet     kam dëshirë të shkosh dhe pyete se përse u hidhërua në mua dhe deshi  t'më sulmoj  , dua ta mësoj  nga goja e sajë se çka thotë.

-Gjyshi pa hezituar e la Torrakopin ulur në një  dru i  rrënuar nga pakujdesia e një fshatari  qe i ngjante Torrakopit. Xha Agroni, shkoj të Shqiponja dhe   u përshëndet    u përqafuan  bashkë  që u shihte se  xha Agronin e kish marrë malli për  Shqiponjën  me u çmallë me te. Edhe Shqiponjën po ashtu  u vërejt se  e kishte marre malli me parë  qe nuk kishte ma shume se dy muaj qe kishin ndjetë së bashku  ne Vlorë për ditën e "Pavarësisë së Shqipërisë". Shqiponja kish ndenjtë gjithmonë  me burra të mëdhenj të kombit shqiptar , edhe  Xha Agronin  e kishte futur po në atë rang  të shqiptarëve me vlera.

Gjyshi   e përkëdheli  lehtë   dhe   filluan bisedën .

-Bija ime  çka ka ndodh me ty  sot?.  Në atë nipin  je e zemëruar  dhe  desha të bisedojmë së bashku .

-Gjyshi  vazhdoj  rrëfimin  sikur me i  kërkuar falje dhe rrinte  pak  i vrojtuar  dhe u gjet  nën  protagonistin e fajtorit   ndaj Shqiponjës dhe u shpreh;

-  Ti e dinë  që ty ne shqiptarët dhe paraardhësit tanë të kemi zgjedhur  si simbolin tonin,   bile edhe  Agroni,  mbreti ilir me Teutën  betejat i  fituan me flamurin tonë kombëtar edhe unë jam trashëgim i  emrit të tij  brez pas brezi stërnip i  mbretit Agron jam unë . Skënderbeu po ashtu  e  gjunjëzoj perandorinë osmane  me ty në mes të flamurit në  njërën dorë dhe  shpatën në dorën tjetër. Ismail Qemajli  po ashtu  me  flamurin   ngjyrë të  kuqe ,ti ndeje   në qendër të  flamurit e hapur me krah dhe me dy krerë u  ngrite në Vlorën heroike    dhe e shpallët  "Pavarësinë  e Shqipërisë" !!!.Të gjitha ngjarjet e Kosovës   u përcollën me ty   si simbol i yni   i zgjedhur dhe luftuam krah për krah .  Në luftën e dytë  botërore    triumfuam fitoren ,  betejë pas beteje, po me ty pa u nda edhe të vetmin  minutë .Gjyshi i skuqur pak në çehre qe ti  sjell ndërmend shqiponjës vlerat e saj  vazhdoj rrëfimin  , demonstratat, ne studentët e Kosovës   i kemi mbajtur      me   flamurin tonë  kombëtar qe ti ishe e para qe  na prijëshe,  nëse të kujtohet për ty  u ngritëm  në vitin 1968  në Prishtinë në demonstrata  antijugosllave,  pikërisht me të mbrojnë ty nderin  dhe  vlerat  e besnikërisë qe i ke ndaj nesh .Xha  Agronit i rrodhen sytë lot   siç duket e kujtoj atë vit, ju vra shoku  ma i ngushtë Fazli Graiçevci   duke e mbrojtur  flamurin qe mos ta përdhunoi dikush nga pushtuesit serb.  I përlotur xha Agroni  theksoj  se ishte pikërisht  synimi ynë me të mbrojtur ty nga  barbaret serb  dhe në demonstrata e vitit 1981  qe me  flamur në dorë  i skuqëm rrugët e  Prishtinës  ,  qe pushtuesit donin me të ndaluar  qe të rrimë se bashku  të lirë  dhe me të mbrojtur ty, pushtuesit gjithmonë ta kanë pas   inati  , halë në sy  ish për shkak qe ishe simboli i zgjedhur i kombit tonë  dhe për këtë unë  desha të   pyes pse je hidhëruar në nipin tim Torrakopin?

-Xha Agroni  u përpoq të thotë edhe diçka po ju dridhte buza, mëzi  u dëgjua një zë i zbehtë, se  nuk e ndiente mire veten pran Shqiponjës  qe rrinte krenare   e shkathët   dhe sy patrembur !Shqiponjë të lutëm,  fale nëse ka ndonjë gabim se i ri është akoma. Këtë ma kanë mashtruar  dhe e kanë larguar nga rruga  e  zotit  mysafiret e  pa ftuar ne konakun tim!  Ah, brez pas brezi pashka e ka nda drejtësinë  deshi te thotë edhe diçka po e ndërpreu ...

-Shqiponja  e qet   e dëgjoj rrëfimin e gjyshit  dhe  filloj të arsyetohet:

-  Ju  falënderoj  juve se betejat që i përmende i kemi pas si sakrifica të përbashkëta  ,  luftërat, (të keqën e të mirën e kam nda me ju).  Deri më tani   ishte në rregull përkundër  asaj se edhe në të kaluarën kemi pas probleme të këtilla dhe si pasojë e  thyerjes së kodit të "besës shqiptare "  qe ma bëtë mua dhe njeri-tjetrit, keni mbet të coptuar në  5 shtete ballkanike .Pastaj  Shqiponja vazhdoj  rrëfimin e vet  duke shtuar se mua më kujtohet kur kam folë   shqip  në Beogradin e sotshëm qe asnjë serb nuk ka qenë edhe për ilaç!  Në Athinë   gjysmën  e kemi pas  me shqiptarë,  me të partë e juaj  qe e  ceke ti ma lart. Na jemi shtrirë  shumë gjerë me territor  gjysmën e Evropës e kemi pas tonën. Ranë disa tradhtarë edhe atëherë  dhe  lidhen miqësi me ta dhe u rriten serbët   dhe grekët, që na e ngushtuan vendin! Njerëzit si ky nipi i juaj,  nip i Rrahman Morinës  dhe mik i Sinan Hasanit   qe ishte djali i yt ,zor qe del diçka, e kane mësuar  dhe  frymëzuar ata tradhtarë të atëhershëm  .Tarrakopi  edhe emrin e paska të përçudëshem.  Kame një rrjet të gjerë  miqsh qe  as edhe një fjalë e vetme nuk mundet me shpëtuar pa ardhur në veshtë e mi. Nipçja e juaj dhe gjenerata e tanishme sikur  mua po me dalin  nga hatri   pasi që në kohë e   fundit     shqiptarët   po më përbuzin ,  nuk po më dalin  krah sa duhet, bile  Torrakopin e kam nxënë në flagrancë kur me ka fyer në një takim "synetije"   me mbuloj me flamurin  shumë yllësh edhe me flamurin e Hamasit ,ma nxëni frymën i nxitur nga hoxhë , Mulla-Efendi-Hazdret-Harambash- Analfabet-Esharafedinshefqet Karkarameli ,  kryeimam ne fsahtin Muqibabë, sot me renome ballkanike dhe ndërkombëtare. Ky i ka nxitë në Shkup me demonstruar  me flamurin e Hamasit pa pjesëmarrjen time, shqiptarë e ngjashëm me Torrakopin   !!!  .

-Shqiptarët e sodit bashkë me ta edhe nipi yt  nuk po me dalin  në mbrojtje as në Maqedoni   unë ma valëvuar e  lirë  me flamurin tuaj  në ato troje  , as në Greqi  qe sa ju thërras  me çliruar Çamërinë nga  barbaret grek atë pjese tonën .Bile as në Preshevë   qe këto ditë  me mua bashkë jemi   me luftëtarët ma të mirë të UÇMPB me një monument duke qëndruar , karshi  barbarëve serb.

-Gjyshi  mbet i shtangur, i befasuar  duke dëgjuar shqiponjën  me  njëqind e njëmijë arsye , qe u hidhërua me Torrakopin dhe njerëzit e ngjashëm. Pastaj  theksoj   ma tutje  se  shqiptarët bënë fjalë  në mes veti  edhe në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të" Pavarësisë se Shqipërisë".   Unë nuk i harroj edhe  fjalët e Edi Ramës, qe me quajti leckë.  Kështu me radhë   foli  shumë Shqiponja  ku ma në fund  i tha se  nëse vazhdojnë  kështu  si nipi i juaj ,jo qe pajtohem me te, por do të keqësohet edhe ma tutje gjendja. Kam dëgjuar  zëra qe me i bërë "dy kombe shqiptare , dy gjuhë", këto ditë!?. Pat zëra me bashkua shtetin tonë në një të vetëm, prapë e kundërshtuan  një grup politik  etj.

- Besnikërinë e kam mbajtur ndaj juve, por ju nuk po e mbani  ndaj meje  dhe kështu qe pa u përmirësuar ju dhe me kthyer besën   e shqiptareve si Skenderbeu , Fan Noli, Ismail Qemaili Isa Boletini,Hasan Prishtina e shumë  patriot tjerë që luftuam krah për krah nuk ka pajtim dhe nuk do te jam përfaqësuese e simbolit tuaj!

-Gjyshi  mbeti   me gojë të hapur  dhe  e pohoj me kokë se po ashtu është e vërtet  se çka the ti Shqiponjë,dhe vazhdoj  bisedën;

Të përcolla me vëmendje   arsyet e juaja  dhe   të kërkojë ndjesë,  se fjalët e juaja janë të sakta , për nipin ...çka të them me ka mbet në derë, është e vërtetë se djalin ma mushtuan nën regjimin jugosllav dhe  u martua   me një motrën e Rrahman Morinës,  kështu qe prej  macës del macë, andaj edhe  mua me ka mbete (fara e keqe në shtëpi)  lloj- lloj soj të hynë  sot në shtëpi dhe të bënë mik?!.Xha Agroni  i sikletuar  dhe i mërzitur me një shpirt të thyer  u shpreh ma tutje;

- Nga  ky soj, një pjesë e popull shqiptar  u    i  shartuar në asnjëjës ,as shqiptar  as turk, as serb po as shqiptar, as grek as shqiptar  disi melezë,  të përzier, injorant ,  bashibozuk dhe  të pa identitet.  Po edhe nipi im Tarrakopi, po aty në atë rang është qe nuk dua ta mbrojë edhe se i kemi folë, por  besoj se hala mixha është gjallë dhe  në odën time  ka  me u ndie  kolli im.  Unë nuk kam qenë  i informuar sa duhet se isha  tu u marre me  pleqërinë time,  por   po të betohem  , ne qiell e tokë dhe e nxori  flamurin shqiptar nga xhepi  me Shqiponjën  në mes duke e vendos në zemër  dhe u betuar në flamur se do  zgjohem edhe njëherë si Skënderbeu  më "Kushtrim" dhe do ti bashkoj shqiptarët.  Do ta  mbajë një kuvend të përgjithshëm me  të gjithë shqiptarët për t'a kthyer besimin e plote të ti  moj bija ime, me të vetmin  qëllim që ta  kthejmë   dashurinë në mes veti  për beteja të përbashkëta edhe ma tutje deri  në "Bashkimin Kombëtar" ...Shqiponjës i erdhi shumë mirë  qe Xha Agroni  ishte ai qe ka qenë ma herët dhe u ndanë  me shpresë që  takimin tjetër ta kenë në sheshin  ma te madh të kombit në manifestimin e "Bashkimit Kombëtar" me një gjuhë, një Komb dhe një Flamur.

Tregim nga Asllan Dibrani Janar 2013