Kulturë
Poezi nga Xhavit Gasa
E enjte, 03.01.2013, 01:00 PM
Xhavit Gasa
GËZUAR
E mora fjalën gëzuar,
Mbi letrën e bardhë,
Për ta shkruar,
Jo më tha letra,
Unë jam e vogël,
Për këtë fjalë.
E bëra letrën,
Të madhe
Sa një çarçaf,
Jam e vogël.
Pësëri letra më tha.
At-herë,
Fjalën GËZUAR,
E hodha në hapsirën,
Pa fund të qiellit,
GËZIME PAÇIN,
TË GJITHË NJERZIT
SI FILIZA
Ju jeni të rinj,
Në moshën e adoleshencës,
Ju tha një ditë,
Plaku i mençur, nipit dhe mbesës.
Si ata filizat ju jeni,
Të porsa mbjellë,
Hidhni të forta rrënjët,
Që të përballoni furtunat në jetë.
Nëse,
Ti presin degët.
Kur je akoma filiz,
Kurrë nuk bëhesh,
I fortë si lis.....
PYLLI IM
Në garë,
Të përvitëshme,
Të gjitha pyjet vihen.
Kush e ka,
Më të bukur lisin.
Cdo vit,
Nga kjo garë,
Nje lis,
Del i parë...
Pylli im,
Në gare,
Dërgon çdo vit
Të njejtin lis,
Por shkon kot,
Kurrë nuk po fiton.
A s'ka,
Lisa të tjerë,
Pylli im,
Të shëndetshëm,
Të bukur, të fuqishëm,
Që çdo vit,
Dërgon të njejtin lis,
Tani rrënjëmplakur
E gjethethinjur?
Kurë vallë,
Një lis,
Nga pylli im,
Do të jetë,
I pari në këtë garim?