E merkure, 07.05.2025, 06:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shahin Ibrahimi

E merkure, 02.01.2013, 03:03 PM


Shahin Ibrahimi

Fëmi lokali

Që të dalë vetë e merr nga mrapa
Dhe si fëmi fikson çdo bizedë
Fjalorin e tavolinave e zë vapa
Ne pa të ardhme e edukojmë atë.

Fëmi gjashtë vjeçar kërkon nuse
Me pafajësinë e moshës buzëqesh
Ku e din ai që e ardhmja ka mamuze
Dhe papunësi që mbjell kudo stres

Ndokush qesh me gjithë shpirt
Megjithmënd është për të qeshur
Falje nesër s`kërkon do thotë më vrit
Se me realitetin egoist është njohur

Më vonë,era do më sjellë ca fjalë
Fëmininë e tij me dhimje do kujtoj
Kur ulërinim atëherë me të pranë
Do jetë vonë se,sdo mund ta ndihmoj.

Do kujtoj kohën kur qeshnim me të
Për ato fjalë malli sdo më marrë
Se të ardhmen e tij vetë e minuamë
Edukimin e brezit të kemi më pranë.

Thellë në zemër mbeta Çam

Thellë në shpirtin tim të vrarë
Koha akuj ka skalitur
Qan një ëndërr dritë larë
Një kujtim me sytë përzhitur.

Udhëtoj e shkoj ndër vite
Shkel në shtigje të vështira
Prek balada edhe mite
Dhe krenar më ndrin fytyra.

Shumë dallgë më sulmuan
Herë për ballë e here nga pas
Por se kurrë s`më nënë shtruan
Nuk ma vranë të shpirtit gaz.

Mbeta gur në suferinë
Nëpër shekuj që pas lamë
Ndonëse kujt s`ja mbusha synë
Gjoksi im vjen era çam.

Më plakën hallet

Nga shtegëtimi i gjatë ndaloi
Mbi antenën time rastisi të pushoi
Nga lodhja këngën se kish të ëmbël
Mendonte se ecte,ishte në ëndërr.

I zënë si në faj  më shikon
I lodhur nga rruga se vuri re
Me këmbë mbi kabëll qëndroi
Telin shkëputi,valët i mori për vete.

Shikimit tim i bëri ballë
Se kuptova, mëshirë apo trimëri
Nuk e dija, që ish për të qarë hallë
Oh zog më fal, zemrën ta lëndova ty.

E harrova për çfarë dola në verand
U bëra pre e këngës së tij
Ai ftonte në antenë mamanë
Humba në mendime,ëndërroja si ai.

Shtegëton gëzimi në krahët e tyre
Kudo që shkon krenarinë mbart me vete
Pafajësia, i sjell bekimin zemrës
Të pa streh, majë antenash treten.

Pse rri këtu mes blozës dhe tymit
Pse bëhesh pre e njerëzve mizor
Në malet e pastëra lëshoje hymnin
Arratisu, përqafo gjelbërimin paqësor.

Atje ngrije jetën, lumturohu
Mos më shih mua të dënuarin pa faj
Kënaqu nëpër ujëvara,gryka,lëndina
Më plakën hallet,me ty s`dua ti ndaj.

Hallet i kemi të përbashkëta,ngjajnë
Të jetojmë një jetë më të mirë
Jo në pluhur dhe ku të gjithë shajnë
Hajde të shkojmë, gjejmë lumturinë.

Ndoshta jam i vonuar për vëndin joshës
Por ti me hape sytë më tjetërsove
Kur të shoh të menduar sipër antenës
Më preke,më hape sytë,më frymëzove.

Më ndihmo me krahët e tu të fluturoj
Mos shoh tradhëtitë dhe gënjeshtrat
Ledhatimin e maleve,blegërima të shijoj
Të qetësohem i lirë,këtu të vi për mall.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx