E merkure, 07.05.2025, 06:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël me poezi nga Miradije Gashi

E merkure, 02.01.2013, 03:36 PM


Miradije Gashi

DASHURIA JOTE!

Sa e pasur që është
DASHURIA JOTE!
Si qielli i pastër
Është shpirti yt.
Si një hënë e buzëqeshur
Më vjen fjala jote.
Si diell me rreze
Më vjen vargu yt.
Oh, gjithë dashurinë
E kësaj bote
Brenda teje e gjej
Gjithnjë ta dish !...

MË DUAJ...

Më duaj si poeti- vargun
Më duaj si drita- agun
Më duaj si fusha -lumin
Më duaj si fëmija- gjumin
Më duaj si zogu- këngën
Më duaj si syri- ëndrrën.
Më duaj...!

QESHJA N'ZEMËR MBILLET

Ç'po ndodh vallë, nuk di as vetë
Sot rrallë shoh dikë të qeshë!
Dikush qesh vetëm me sy
E dikush qeshjen e ka lojë
Dikush as të qeshë nuk di
S'qesh me zemër, po me gojë.
Dikush s'qesh, po veç zgërdhihet
Dikush qan a qesh, nuk dihet.
Rrallëkush ndodh me zemër t'qeshë
Sikur qeshje s'ka mes nesh.
Sikur bota thotë tek sillet:
-Qeshja n'zemër duhet t'mbillet!

NDOSHTA DIKUR

Ndoshta dikur
Ëndërroje të ishe diku në Europë.
E sot, çudi...!
Ndërruan kohë
E ndërruan mote.
Të ikësh do prej këtu
Sa më parë.
Ç'dëshirë e përzirë
Me ëndrra e mall!
Po ç'është ky fat i çuditshëm vallë?!
Është malli, or vëlla, malli
Që në zemër të djeg
E t'bën që të kthehesh
Atje ku ke lind!

NË VEND TË HUAJ

Në vend të huaj
Edhe mendimet rrjedhin në heshtje
I heshtur je dhe vetë ti
Por qetësi,
Qetësi s'gjen askund
Më beso!
Edhe engjëll po t'ishe
A t'ishe vetë njeri
Kristal i mbyllur do t'mbetesh
Në zemër i ndrydhur!
Në shpirt i shtrydhur!
Si një leckë e pavlerë!

MËRGIMTARËT

Vijnë me shpresë
Kthehen me shpresë
Presin me shpresë
Durojnë me shpresë
Jetojnë me shpresë
Vdesin me shpresë.
Shpresojnë gjithë jetën e vet
Mërgimtarët e shkretë!!!



(Vota: 27 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx