E merkure, 07.05.2025, 06:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Shekulli që s'na bashkoi

E merkure, 02.01.2013, 03:06 PM


Shaban Cakolli

SHEKULLI S´NA BASHKOI

U shkri një shekull
në kalendar
Shqipëri nënë e vjetër
bijët të mbetën të ndarë

Shekulli vjetrohet
po njomet gjaku
Shqipëri Nënë e dashur
ofroj djemat pranë pragu

Të parët tanë
e bënë Shqipërinë
në mes hyri mortaja
na e ndau vëllazërinë

Prandaj thirri gjithë kah janë
mos të i merr i huaj nënë këmbë
Je më e bukura në gjithë dynjanë
Gjithë shqiptarët të kanë nënë.

KRENARI E KOMBIT

M-endjendritur
E-tje kishe për Liri

T-rim kundër armikut
U-rtësi për vegjëli

SH-qiptarisht i ngritur

K-ryengritëjen
R-astësisht nuk e nise
A-shtu e kërkonte koha
S-llavia tërbuar ishte
N-uk u trembe,nuk u kërruse kurrë
I-she i pa lëkundur
Q-elitë nuk të dobësuan
I-she dhe mbete burrë

D-ashuri kishe
A-tdheun
J-asht i the sllavisë
K-y dhe është shqiptarë
O-Flamurtarë
F-orcove rininë të ngjeshej

C-ili si ti?

TË TËRBUARIT

I verbëroi magjia e zezë
Erdhën të verbër,kurrë nuk u ngopën
edhe na e bënin zap tokën
edhe na e kërkonin kokën!
Ata bijë kasapi
lakmia i kapi
të ushqeheshin me mish arbëri

Duro zemër
duro asht
të pacipët,e pa emër
i hypnin kalit mbrapsht
desh na kapërdiu
kjo bishë njeriu
se mendimi i tharbur
mëlqitë ua pat kalbur
u desh të durohen njëqindvjet
Deri sa i kalli etja e vet.

NË KËTË BOTË

Kupë qielli
e rruzull toke
sa mirë i krijove
O,Madhështia jote

Të mbretëroi drejtësia
puna,lumturia,jeta
Asgjë nuk krijove
nga urrejtëja

Po,urryesit
erdhën vet
e bënë shekullin,tërmet
më në fund
e thyan qafën e vet.

AMANET I VJETËR

Të vjetër e kemi një amanet
Dhe ky zë po thërret
Shqipëria njëqind vjet shtet
dëgjoni,or pushtet
Nëna kërkon,të bashkoi djemtë e vet
Bijët janë nda,janë shkëputur anash
Ne nuk po dëgjojmë klithma nënash
E kush ia mohon nënës fjalët
E zë mallkimi në kuvend me sllavët
Kush fjalët e nënës,i quan së koti
as nuk e don ligji,as nuk e don Zoti

Kush po kërkon kështu
të ndarë copë-copë
shqiptarët të i fus në Europë
Na hedhin pluhur syve,dritën na e bëjnë halë
Dojmë Europë të bashkuar
me shqiptarë të ndarë

Ndoshta Europa moderne
me kokën lart
Ka sikur më parë
shije të thartë
ende të bashkuar
nuk i don shqiptart

Nëna do sigurinë
Të bëjnë grusht
Rininë e Qeverinë
në Tiranë e Prishtinë
të bashkojnë shqiptarët
të e bëjnë Shqipërinë
Ashtu të bashkuar
do të jemi të fortë
Kështu do të na don
dhe zonja Europë.

QËNDRESA

(BACË ADEM DEMAQIT)

Unë jam qëndresa
me vepër e emër
jam nisur të shënoj kthesa
Armiku është kalbur në zemër.

A-tdhe janë trojet dhe njerëzit e mijë
Deshëm dhe duam Liri
E morët me padrejtësi
Mundës do të jeni gjithnjë

Den baba den
E jona ishte kjo tokë
Më kot korbat i bjen
A tdheu është arma më e fortë
Qëndresen dot nuk na e merr
Ishe dhe mbetesh,kriminel...

NJËQIND  VJET SHQIPËRI SOVRANE

Stërnipat e  Kastriotit
mbesat e Teutës
e bënë Shqipërinë
me majë pene,e grykë pushkës

Për  Liri,kur jehoi zani
si trembi Sulltani
Veniciani

as shkja Dushani

Se kishin nderin
burrërinë,atdhedashurinë
të e bëjnë Shqipërinë

Boletini,Qemajli,Gurakuqi
djemat e kësaj nëne
Dridhën diplomacitë Europiane
për të drejtën tënde

Fuqive të  Mëdha
u thanë,shkurt dhe trup
nuk ka ambicje,nam ,as kolltuk
Shqipërinë që e humbë

Shekujt i përmbysim
në emër të kombit e zotit
të plotësojmë
porosinë e Kastriotit

Nëntori i Vlorës heroike
ngjarëje historike
me  Flamurin shqiptar në dorë
mjekrrën të bardhë si borë
Ismail Qemali me krushqit dasmorë
Pavarësisë i dha kurorë

Shqipëri është kjo tokë Kastrioti
në te jetojnë shqiptarët
mbi te është
veq  Zoti

Rrojmë me dinjitet kombëtar
lindim dhe vdesim shqiptar
me vullnet  të çelikt
këtu edhe  Zoti flet shqip

E fjalët e Isës
i zoton brezëria
Ne jemi mirë
Kur është mirë Shqipëria.

POEMA E NDËRRIMIT TË VITEVE

Shkon një vit

e vjen një tjetër

ne jetojmë

me avaz të vjetër

asnjëri të mirë s´na pruni

kërkojmë punë,nuk gjejmë gjë kundi

Kot po rrijmë,po s´na zë gjumi

na u ka krrebë,barku prej uni

Jemi rrudhë si petët e piteve

tue pritë lëmoshë,në ndërrim të viteve

Viti plak,veç po çalon

e theu qafën e po shkon

plot hajni,e korupcion

Mezi i shkreti,po e bartë thesin

e pat ngrënë fort"Plazma Keksin"

Herë me tánët,herë me Euleksin

Le të shkon,he e lëshoftë toka

Plak si ai,mos na shkeli nga porta

Mirë se vjen ,o  Viti i Ri

Lutemi të mos i ngjash atijë

Dhe eja,po eja me këthesa

për ty po luten shumë shpresa

Të na  ndritësh,bardh si drita

Mos u ndiko,nga Politika

Se këtu babush në mes nesh

Politika është bërë lesh

Rrijmë në kolltuqe,me kravata

Na u është mbushë vendi barikada

Kujdes të lutem babush

se këtu leht,të mashtron ndokush

Me të ftuar nëpër pallate

të shtrojnë dreka,të qesin kafe

Pak më larg kokën me e ngre

sheh fëmijë,pa kulm,pa strehë

Do i kanë  faqet kuq si molla

do  s´kanë këpuca,as pantolla

disa rrojnë në pallat të bardhë

Në Prishtinë rrugët me plot lypsarë

 

Disa flejnë në gjokse të perrinave

disa kërkojnë,në shporta të mbeturinave

disa rrijnë në kafene

disa nuk kanë bukë me çka me ble

Disa flasin shumë për ligjin

sa të vëjnë maskën,ia  mbledhin gishtin

Ne e kemi një merak

na ndihmo,o  Baba Plak

Se mjaft rrugëve jemi lazdrue

Tani kemë nevojë me punue

 

Jemi lodhur,tue plaçkitë natën

Duam me djersë,të fitojmë kafshatën

Na shkoj jeta,copa-copa

Vizitoj babush  do porta

Aty zhagas po bartet droga

Jo shumë rrallë,po na vjen puna

humbasin koka,s´ju  gjindet gjurma

Si me thënë?Mozomakeq

Ditën engjuj,natën dreq

na e kanë futë kokën në thes

se kthen syrin,kush prej nesh

S´kanë fëmijët me çka shkojnë të shkolla

me karroca,në treg bartin molla

Vijnë do na flasin but dhe ëmbël

sa t´na e kthejnë shpinën,na e luajn Nënën

Te ne ka humbë krejt marifeti

gjithësecili kërrabë për veti

Më shumë në terr po na lë KEKU

jemi bërë sikur statujë

njëherë në javë,na japin  ujë

Me folë me zë,po na kërcnohen

mos me folë,nuk po durohen

 

Ndoshta të  lodha,more babush

Me ty fola,mos të e dijë kush

Qe një vit të presim ty

me na ardhë me  energji

Po ta japim ty kuvendin

veç mundohu pak ndreqe rendin

Jemi të urtër nuk kërkojmë shumë

Secili duam  ngapak punë

Qoftë të rënda,qoftë të lehta

se pa punë krejt na shkoi jeta

S´bëjmë kërkesa  çka teprohen

Duam fëmijët të na shkollohen

Ngapak shpresat me na i ndritë

Duam bukë,ujë edhe dritë

dhe ngapak remont shtëpitë

S´jemi shumë,jem dy milion

Te ne bota po huazon

shiqo rendin pak si po shkon

derdhen kasat e shkojnë n´hamam

Ti babush,pak mbaje rendin

më pas të mirat ngarendin

Të dëshirojmë fat e shëndet

po të falim gjithë nga një vjet

Si na shkoftë ne puna mbarë

gjitha me zemër të qofshin falë

Nëse sillesh si plaku që shkoj

ka me u ba populli rasoj

më  s´duron se shumë duroj....



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx