E merkure, 07.05.2025, 07:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Patricia Lidia

E merkure, 02.01.2013, 03:33 PM


Poezi rumune

Patricia Lidia
 
KATRENI I SHKRETËRIMIT
 
Rrugëve të shkreta të shpirtit
Koha bredh e bezdisur –
Jehona e heshtjes
Na i grimcon mendimet...
 
AUTOBIOGRAFI
 
Kur isha e vogël
Ëndërroja se mund  të fluturoja...
Flatrat m’u rritën më vonë
Dhe ndjehesha e rëndë dhe plakë si Hëna,
Një fije dëbore e pashkrirë mbi Tokë.
Dhe si një flutur e palindur
U ngjita në qiell...
Ndërkaq kërkova për tepër çaste
Duke menduar se jam engjëll...
 
...GRUA...
 
Në sytë e tu reflektohem
Palegjitimisht –
Reze dielli e proshkur,
E çprangosur, e pamoralshme,
Si një lule molle duke rënë,
Enigmatike, jogrua...
 
Ah... ta ofrofsha shikimin tim
Dhuratë
Që fërgëllon në kohë,
Përmallimi, libertin dhe përjetë,
Si një lule molle duke rënë,
Enigmatike, jogrua...
 
KA SHUMË PËR TË THËNË
 
Ka shumë për të thënë
Edhe tejmatanë lotëve
Që bien dhe mbeten
Thuajse gjithmonë
Të pashtershëm...
Janë lotët që shuajnë
Zjarre
Dhe buzëqeshe që e lindin
Prushin...
 
Ka shumë të vërteta
Edhe tejmatanë qiejve
Ku fluturojmë...
 
Gjithësesi është për tepër...
 
SHPREHIA E DUARVE
 
I edukova duart të përkulen,
Të më tradhëtojnë poshtërsisht,
Të më përshëndesin duke kaluar pranë trupit,
Të mos kenë frikë nga liria...
I mësova të konstruktojnë një çati
Prej kashte e tymi,
Prej presjesh e pikash,
Prej letrash e silabesh...
Duart e mia ndërkaq  harruan
Të jetojnë.
 
PËR LINDJE
 
E thellë është jehona
E përmbysur
E çasteve që përplaseshin
Dritën ta shohin,
Qetësinë ta dëgjojnë,
Acarin ta ndjejnë.
Për një çast
Nuk u ndjeva e vetmuar.
 
MONOLOG RETORIK
 
Ç’po më jep
Të mbetem e paturbulluar?
E përfshirë nga fërgëllimat
Nga frika, keqardhja e malli
Nga gjithçka që pata më të mirë
Mbeti vetëm zemra...
Nga të gjitha sa ishin na qofshin,
Merre, është e ytja!
 
BËRTHAMA SHEGASH
 
Nuk të kam mbajtur kurrë në krahë,
Por të ndjej.
Nuk ke folur kurrë,
Por të dëgjoj.
Nuk të kam parrë asn jëherë,
Por të dua.
 
Tani hesht,
Është vjeshtë përjashta.
 
ZHGËNJIM
 
Të hesht?
Ç’qetësi e hidhur...
Të qaj?
Ç’vdekje e padenjë...
Të thirr banalisht një çast
Çfarë përjetësie më shtyp?
Furtunë e kotë
E shpirtit të gulçuar.
 
Çfarë mbeti pas nesh?
Zhdënjim i hidhur...
 
GJYSHJA
 
Valë dëbore
E shtruar vit për viti
Me hidhërim të rëndë
I zbuloj me fytyrën tënde
Duke kundruar në pasqyrë.
 
LINDJE DASHURIE
 
Puthmë
Ngadalë
Thuajse lindja
Mbetet i vetmi mister
Mes nesh,
Dhe thuajmë
Me ndruajtje
Se më dashuron
Thuajse perëndimi
Do të presë
Të ma shuash
Etjen
Për dashuri.
 
RIPËRJETIM
 
Më kot kam shpresuar
Se shiu
Do t’i fshijë
Gjurmët tua –
Puhia e pranverës
E sjell prap
Erëtimën
E netëve tona
Të dashurisë.
 
DEGDISJE PËR NJË ÇAST...
 
Gjatë fluturimit drejt hiçit
Një mendim
Më lazdëron –
Duke kërkuar hapat tu
Stuhi të përbujshme
Në netët e dashurisë
U tërhoqa,
Si një ujë i qetësuar...
 
Për tepër e rëndë kjo degdisje
Për një çast...
 
CITADINE
 
Zëri im
Dhe zemra yte më pëshpërisin
„Puthmë”
Dhe si në një fluturim zogjsh
Koha m’i hap
Krejt fshehtësitë...
 
A PO MË PRANON?
 
Me gjithë atë diell e ëndërr
E shalova kohën
Dhe mbi një shtrat ere
U nisa drejt teje.
 
A po më pranon?



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx