E diele, 28.04.2024, 09:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël me poezi nga Neki Lulaj

E hene, 10.12.2012, 07:28 PM


Neki Lulaj

 
MBI

 
Mbi rërën e bardhë
Eca tërë natën
Këmbëzbathur
Në fosfor u shndërruan
Currila burimesh
Ma shuajnë etjen
Në mëngjes u zbeh pisha
E lumi u zgjua nga gjumi
Vërshoi shtratin
Në anën tjetër më ngele
Me pelerinë jete
 
Ike u fshehe
Thellë në pyllin e vjetër
Në kasollën magjike
Sytë s’e ndjenë lodhjen
Kullotën lugje e brigje
Mbi leqet e shpirtit
Në zgavrat e ullirit
Njomësi e paprekur
Tërë jetën të kërkova
Që të takoj
Teutë
Dashuri e vjetër
 
GJASHTË
 
Nga birirët e yllit
Gjashtë rembësh
Farkuam ar
E gjethet nga qielli
Pikuan argjend
Në përroska burimesh
E shpërlamë shpirtin
Endërrat e pa fjetura
Kurrë s’u kotën
Nuk u mashtruan
As në gjumin e parë
 
Ato shpërthyen si llavë
Mbi veshët e pyllit
Këmishë e grisur
Flen heshtja
Sopata hënë
Ndryshkë e kalbë dru
E në qerpikun e gardhit
Blumës së Atdheut
Shpërthejnë gjurmët
Heshtja bën dasmë
 
HENË E LODHUR
 
Këmesë terri
Mbi brirët e mjegullës
Pabesia pin ujin
Mbi gurrën e lotëve
Hënë e stërlodhur
Rrezaton
Mbi tehun e kohës
 
Kush po i kosit
Flatrat shpirtit
Shpata e turpit
E këput jastëkun
E ëndrrave
Të lodhura
Nëpër mote
 
Lulet çelin
Mbi krater vullkani
Ujiten me ujin e bekuar
Të bartura kalistrok
Nëpër të çarat e jetës
Litar plotë nyje
Këmishë e arnuar
E kalldrëmave të kohës
 
YLBER I BEKUAR
 
Ulet në gjunjë përjetësia
E bekuar
Ylberi me shumë ngjyra
Shkrumb mes plasave të drunjëve
Gozhda të ndryshkura
Pëllëmba e dritës së bardhë
Mbi gjethe pushojnë yjet
 
Ata i gozhduan kohërat
E erërat
Xhelatët e shekullit
Të tërbuar
Kurorën me gjemba të Krishtit
Engjëjt e praruan pavdekësinë
Në trojet e përjetësisë
 
KALENDAR PRANVERE

 
Dielli me rreze të florinjta
Le ta vazhdojë rrugëtimin
Pranverën e buzëqeshur
Le ta puthë në kalendar
Mbi buzët e njoma
Faqeve të fletores
Malli me grykë krateri
Afër meje rri
 
Mbi të çarat e hënës
Je fshehur tashmë
Në ato stepe dimri
Pse rri e strukur
Zbritë me dashuri
Në gjiun e ngrohtë
Errësirën e vargjeve
Ma shndërro në dritë
 
Edhe hënën ma stolis
Në krahërorin tim
Sa i etur është
Lumi i përmallimit tim
Myshkun e boshllëkut
Ma shndërro në lulishte
Heshtjen e harlisur
Falja dashurisë



(Vota: 22 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora