Kulturë
Kolë Tahiri: Fé, ç' është, komb, ç' është?
E diele, 18.11.2012, 04:01 PM
DY SHKRIME DHE NJË LETËR NGA BRUKSELI
Nga: Prof. as. Dr. KOLË TAHIRI
I dashur Zeqir !
Të falënderoj shumë për krejt botimet e derisotme.
Në vazhdim të bashkpunimit me ZemraShqiptare,(ku
per fatin e saj të mirë ju keni pranuar dhe po kryeni me perkushtim detyren e
redaktorit profesional), po të dergoj
edhe një portret të Konicës. Portreti është bërë nga shoku dhe miku personal i
Konicës, poeti frances Apoliner…
Per me teper…(meqë ndjehem shume mirë në
bashkpunimin me ju), shpejt do të dërgoj edhe shkrime per probleme kyçe siç janë: Kombi,
Liria, Flamuri, Liria e vetëdijes, Bashkimi, Politika, Armet e Skenderbeut, e
ndonj figurë si Vaso Pasha, Noli etj.
Sot po të nisi dy shkrime;
1. Fe, ç' është, komb, ç'është? dhe
2. Fiamuri. (Poezia është shkruar nga Asdreni dhe
botuar, "Albania", në nëntor të vitit 1901).
Pranoj pa asnje merak çdo nderhyrje tuajin në punimet e mia si dhe pres rekomandime nga ju per punen botuese në vazhdimesi që të shkruaj e të pergatis ato tema që të duken më me vlerë per revisten tuaj të nderuar.
1. Fé, ç' është, komb, ç' është?
Qé ne koh' é vjétere kur Shqipetaret bésonin é faléshin yjevé,diellit, henes, druvét, shkembinjevet. Qé ahéré Shqipetaret quheshin: ShQIPETARE.
Pastaj zun' é besonin ç' do gje ne jéte ka nje pérendi, permi te cilat Hyji(Jupitéri) mbréteronté. Keta njerez prape quheshin: ShQIPETARE.
Pas ca kohera u bene te krishtére dhé bésuan Ungjillin; po prape qéne SHQIPETARE. Shqipetaret ishin te tere te krishtére gjer sa érdhi Turku; pas kesaj, disa pré atyré u bene muhamédane, dhé ca mbétne si ishin.
0 Shqipetare te krishér' a muhamedane ! hapni syte: Jini vellézer, o te mjére ! Kini qene gjithnje Shqipetare, é vétem féja u eshte ndrruar, po jini nji gjak, nji familje(origjine). Psé té rrini si te ndare!, sa turp i mat ! Me te ngjyer nji molle gjysmen mé nji ngjyre é gjysmen mé tjater, a munt te thémi qe jane dy copà ?
Féja eshte ndruar, po kurdohé kémi qene ShQIPETARE, dhé ashtu duhet te jémi (nenevizimet K.T.)
(Autori Skender Frasheri. Botuar ne "Albania,
--------------
2. Fiamuri kombetar
Ngjyr' e kuqé si é zjarrit
Dhé shqiponja me dy krére,
I qendisur mé pe arit;
Gjér' é gjate bukur prére.
Qindra vjété kane shkuart
Dite zéza é plot mé zi,
Po ty fama s' t' eshte shuar
M' gjith q' u trété u bere hi.
Ate dite ti u q' u shojté
Shqiponja pra na fluturoj,
Po sot jéten ti ç' é njojte
Ajo prape me ty qenderoj.
Ushtetare te shendoshe
Me nji zemer é te flakte,
Moj shqipojna bukuroshé
Po mundohen jo te pakte.
Ti jé yll i miresise,
Edhe engjell' i shpetimit,
Sé ti i dhe Djelmurise
Lulén é bukur te Kujtimit.
Nden ty pra Djélmuria
Mé déshire é mé shprése,
Do luftonje qe Shqiperia
Te rroje é te mos vdése
(Autori: Asdrén! Botuar në "Albania",
viti
-Përgatitur e derguar nga Brukseli, për ZemraShqiptare, Prof. as. Dr. KOLË TAHIRI-