E shtune, 20.04.2024, 03:42 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ukaj: LDK-ja duhet të ec me vetëdije kritike drejt fitores

E diele, 21.10.2012, 08:34 AM


Ndue Ukaj, shkrimtar dhe publicist, flet për zhvillimit politike në vend dhe për zhvillimet e fundit brenda së djathtës. Ai thotë se Kosova është rrokullisur në një mizerie morale dhe për këtë lypsen forca pozitive që ta kthejnë besimin në vetvete.

Ukaj e vlerëson pozitivisht ftesën e LDK-së për të krijuar një aleancë të partive të djathta. Ukaj në këtë intervistë ekskluzive për Kosova Info, flet edhe për çështje tjera politike.

Kosova Info: Zotëri Ukaj, si i vlerësoni veprimet politike të LDK-së, kohëve të fundit?

Ndue Ukaj: Kosova që një kohë të gjatë, është rrokullisur në një mizerie morale dhe këtu e ka çua një politikë pa identitet, një politikë oportuniste dhe e paaftë të çojë përpara kauzën e vendit për zhvillime të shëndosha e pozitive. Në realitet, veç faktit se kemi një atmosferë të zymtë politike, po ashtu kemi humbur shpresat dhe besimin në përmirësimin e kësaj gjendjeje. Imazhi i jashtëm i Kosovës, është degraduar keq. Vendin e ka kapluar një plogështi e pashpjegueshme, një ndjenjë e përkohëshmërisë dhe e humbjes së besimit në vetvete. Kështu, vendi u katandis në nja apati dhe askush s’beson në ndryshime pozitive. Kjo gjendje ka ardhur nga fakti se prej skenës politike janë “përjashtuar” intelektualët dhe vendin e tyre e kanë zënë fuqishëm militantët, të cilët përpos lajmeve të këqija nuk sjellin asgjë të mirë për qytetarin e këtij vendi.

Në këtë gjendje të rënd shoqërore, puna e parë që duhet bë është krijimi i idesë për të mirën e përbashkët. Kjo ide duhet të formësohet dhe shtrihet, me njerëz të dinjitetshëm, që mund t’ia kthejnë besimin LDK-së. Kjo parti, tash së voni bëri një hap të mirë, që në koordinim me subjektet e djathta, ta formësoj idenë për të bërë një aleancë kundruall qeverisjes së keqe në vend dhe degradimit të madh shoqëror. Unë e gjykoj si veprim shumë të qëlluar dhe do të ishte mirë që kjo parti gradualisht të mendoj ta rikthej primatin në Kosovë. Mirëpo, kryetari Isa Mustafa dhe strukturat drejtuese të LDK-së, assesi s’duhet të vetëmashtrohen, por duhet më vetëdije të bëjnë një koalicion i cili mbi të gjitha, duhet mbështet mbi parime të shëndosha dhe të menduara mirë, me forcat e djathta ne vend. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të tashmen e vendit dhe një dritëshprese për të ardhmen.

Kosova Info: Cila mendoni se është pozicioni aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës?

Ndue Ukaj: Marrëveshja mes Isa Mustafës, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit, për mendimin tim ishte e pamenduar mirë dhe s’ i ka ndihmuar LDK-së në këtë periudhë, që të jetë parti me identitet të qartë opozitar. Vetëm në zhvillimet e fundit, kjo parti ka demonstruar një forcë lëvizëse dinamike, edhe pse jo mjaftueshëm, ka shfaqur hapur ambiciet për të marrë primatin në vend. Deri vonë, ishte në një apati të pashpjegueshme dhe tkurrej në vetvete. Lëvizjet e fundit, janë një gjest që duhet përshëndetur. Filozofia politike e LDK-së, është e shtresuar ne Kosovë, si kulturë shtetëformuese dhe Kosova pa LDK-në është pa themelet e saj. LDK për këtë duhet të jetë krenare. Ç’është e vërteta, LDK-ja është parti e formësuar nga një energji e tërë kombëtare, e akumuluar nëpër shekuj dhe dekada dhe si e tillë, në vetvete ka brumosur tiparet dhe vlerat themelore të historisë sonë, kulturës sonë dhe identitetit tonë. Ajo, së bashku me PShDK-në ishte më tepër se parti, sepse u bënë sinonim për Kosovën dhe rrugëtimin e saj. LDK-ja duhet ta synoj këtë reputacion.

Kosova Info: Cili është opinioni juaj në lidhje me ftesën që Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i bëri partive të krahut të djathtë për koalicion me partinë e tij?

Ndue Ukaj: Një ftesë gjithsesi e dobishme. Ky veprim i LDK-së, nëse shkon tutje, mund të nxit profilizimin e munguar të skenës politike në vend dhe mund ta ndaj shapin nga sheqeri. Jeta politike në vend ka nevojë të profilizohet dhe kjo ftesë, jep sinjale të mira në këtë drejtim. Edhe pse rruga e profilizimit të qartë të partive politike në vend, duket të jetë e gjatë.

Kosova Info: Zotëri Ukaj, para ca ditësh mbështetës të Sejdiut, përmes një komunikate shtypi kanë kërkuar rikthimin e tij në krye të LDK-së. Komenti juaj?

Ndue Ukaj: Mendoj se proceset demokratike në asnjë parti s’mund të ndodhin me letra dhe me ambicie të grupeve të ndryshme. Unë i konsideroj të justifikueshme këto kërkesa, por s'mund t’i tejkalojnë përmasat e kërkesave, ndërkaq LDK-ja për mendimin tim ka probleme tjera shumë ma të rëndësishme. Çdo përpjekje për të marrë primatin brenda partisë, duhet të kalojnë nëpër procese normale politike e demokratike. Për mendimin tim, LDK-ja njëherë ka sfida tjera shumë më jetike.

Kosova Info: A mendoni se LDK është e gatshme për zgjedhje të mundshme të parakohshme tani?

Ndue Ukaj: Të gjitha partitë politike në vend kanë kriza të brendshme, sepse militantizmi ka lëshua rrënjë thellë në jetën e partive politike dhe kjo ka penguar dhe pengon proceset e demokratizimit të brendshëm të tyre. Të flitet për demokratizimin e partive politike, duket se është vetëm një retorikë shterpe. Pas disa fazave të çarjeve dhe tkurrjeve, megjithatë në LDK shihen sinjale pozitive.

LDK-ja duhet të krijoj atmosferën e fitores dhe këtë duhet ta mbjell brenda elektoratit të vet, brenda atyre që në një formë a tjetër, janë distancuar nga kjo parti, por që kanë qenë pjesë e saj. Ajo nuk duhet të luaj lojën e një politike qaramane, që vetëm ankohet, por të një partie që ka vizion dhe atë vizion, di dhe mund ta funksionalizoj në të mirë të shtetit të Kosovës, në të mirë të proceseve të ardhshme në Kosovë, në të mirë të ngritjes së mirëqenies për qytetarin e Kosovës.

Koha është që LDK-ja të merr primatin në vend, të rikthej besimin në vetvete dhe në aftësitë për ta transformuar këtë realitet të zymtë dhe kështu të hap shtigje të reja e pozitive.

Kosova Info: Cila do të ishte rrugëdalja më e mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, aktualisht?

Ndue Ukaj: LDK-ja duhet t’i kthehet vetvetes, programit të saj perëndimor dhe duhet të ofroj zgjidhje alternative për vendin, duke shfaqur hapur ambiciet e saj. Për më tepër, ajo duhet të bëhet tribunë e mendimit të lirë dhe të përparuar dhe duhet të tuboj rreth vetës forca pozitive dhe kreative, që kanë guximin dhe dijen për të dhanë një impakt në parti dhe në Kosovë. Kjo domethënë, sa më shumë intelektualizëm dhe sa më pak militantizëm.

Tash është koha, që LDK-ja të rivatilizohet. E kjo mund të ndodh, nëse ajo hapet dhe tubon rreth vetës inteligjencë, që të bëhet parti e kulturës, parti e qytetarisë dhe parti e qytetërimit të mirëfilltë oksidental në Kosovë, rrugë të cilën e ka trasuar me shumë mund, por me shumë përkushtim dhe dashuri, lideri shpirtëror i kësaj partie Ibrahim Rugova. Unë mendoj se LDK, që të tejkaloj këtë gjendje dhe duhet të ec me vetëdije nga e nesërmja.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora