Shtesë » Lajme
Sfidoi Talebanët, atentat 14-vjeçares
E shtune, 13.10.2012, 08:13 AM
14-vjeçarja
pakistaneze, Malala Yousafzai, e bërë e famshme për guximin e treguar në publikimin
e ditarit të saj 3 vjet më parë për BBC-në, ku sfidonte militantët talebanë me
vendosmërinë për t’u shkolluar, i ka shpëtuar mrekullisht një atentati kundër
saj.
Ditari u
publikua nga BBC kur ajo ishte vetëm 11 vjeç dhe dy vjet pasi marrjes së kontrollit
të Luginës Suat nga militantët talebanë në
Malala,
sot 14 vjeç, pa marrë parasysh rrezikun që e kërcënonte, sfidoi këtë urdhër dhe
vendosi të vazhdonte arsimimin. Kurajo e saj u shndërrua në shembull për shumë vajza
të tjera në luginë që e ndoqën nga pas.
Tre vjet
nga nisja e historisë, talebanët treguan se nuk kanë mëshirë. Sipas dëshmitarëve
nga vendngjarja cituar nga BBC, 14-vjeçarja është qëllua me dy plumba, një në kokë
dhe tjetri në mjekërr nga një person i paidentifikuar. Të njëjtat burime thonë se
personi në fjalë ka ndaluar fillimisht autobusin e shkollës dhe më pas ka kërkuar
në emër 14-vjeçare. Pas identifikimit të saj, ka qëllua pa hezituar. Fatmirësisht,
plumbat e marrë nuk kanë prekur organet jetike të adoleshentes, që ndodhet në spital
jashtë rrezikut për jetën.
Talebanët
kanë marrë përsipër autorësinë e sulmit duke shtuar më pas se nuk do të tolerojnë
asnjë që thyen “ligjin” e tyre.
Lugina Suat është një ndër zonat me aktivitetin më të lartë të talebanëve dhe ndër më të rrëzikshmet në territorin pakistanez. Sulmet e ushtrisë në këtë zonë të thellë malore, pranë kufirit me Afganistanin kanë qenë të shpeshta, por korrupsioni dhe varfëria ka ulur ndjeshëm efikasitetin e tyre dhe vënien e rajonit nën kontrollin e plotë të Islamabadit.